KAPTINA XVIII.
1 Nd’atë herë erthnë dishepujtë te Iesui, e i thanë: Vallë cilli ashtë ma i math ndë mbëretënit të qillvet?
2 Edhe Iesui thirri për-anë vetëhesë nji çun të vogëlë, edhe e qindroi ndë miedis t’atyneve,
3 e tha: Për të vërtet po u thom juve, ndë mos u këthefshi, e të baheni porsi çunat’ e vogjilë, s’keni me hymë ndë mbëretënit të qillvet.
4 Kush të përvejë pra vetëvetëhenë porsi kyi çun i vogëlë, kyi ashtë ma i math ndë mbëretënit të qillvet.
5 Edhe kush të presi nji kësi çuni të vogëlë, mb’emënit t’em, ka pritunë mue.
6 Por kush të shkandalizojë nji prei kësish të vogjilish qi më besojnë, ashtë mirë për ate me u varë nji gur mullini mbë qafë t’ati, edhe me u zhytunë ndë fund të detit.
7 Mjer mbë botënë për shkandujt! Sepse ashtë nevojë me ardhunë shkandujtë; por mjer ati nieriu, qi vien shkandulli prei ati!
8 Edhe ndë të shkandalizoftë dora jote a kamba jote, prei, edhe hidhi prei teje: ma mirë ashtë për tyi me hymë ndë jetët i çalë, a dorë-cunk, se tue pasunë dy duer, a dy kambë, me u hedhunë ndë ziarrm të pasosunë.
9 Edhe ndë të shkandalizoftë syni yt, nxire, edhe hidhe prei teje: ma mirë ashtë për tyi me hymë ndë jetët me nji sy vetëmë, se tue pasunë dy, me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit.
10 Shikoni mos bani mbë asgja nji prei kësish të vogjilish, sepse po u thom juve, se engjujt’ e atyneve ndë qillt shofinë gjithënji faqen e t’im et qi ashtë ndë qillt.
11 Sepse i bir’ i nieriut erdhi me shpëtuem të hupuninë.
12 Qish u duketë juve? Ndë pastë nji nieri nji qind dhen, edhe me hupunë nji prei atyneve, nukë len të nandë-dhet e nandëtë, e vete ndëpër malet me kërkuem të hupuninë?
13 Edhe ndë e gjetë, për të vërtet po u thom juve, se gëzohetë ma tepërë për atë, se për nandë-dhet’ e nandëtë qi s’kanë hupunë.
14 Kështu nuk’ asht’ e dashunë përpara Atit tuei qi ashtë ndë qillt, me hupunë nji prei kësish të vogjilish.
15 Edhe ndë të baftë faj yt vëlla, shko, edhe qirtoje ndërmiet teje, edhe ati vetëmë; ndë të ndëgjoftë, e fitove t’yt vëlla,
16 por ndë mos të ndëgjoftë, merr bashkë me vetëhe edhe nji a dy vetë , për me “qindruem çdo fjalë ndë gojë dy a tre deshmitarve”.
17 Edhe ndë mos u ndëgjoft’ atyneve, thueja kishësë; edhe ndë mos i ndëgjoft’ edhe kishësë, atëherë ai le të jetë te ti porsi gjintari edhe publikani.
18 Për të vërtet po u thom juve: Qish të lithni mbi dhet, kanë me qenë lidhunë ndë qiell; edhe qish të sgjidhni mbi dhet, kanë me qenë sgjidhunë ndë qiell.
19 Përsëri po u thom juve, se ndë qofshinë mbi dhet dy vetë prei jush me nji fjalë, për çdo farë gjaje qi të lypinë, ka me u bam’ atyneve prei t’im et qi ashtë ndë qillt.
20 Sepse ku të jenë dy, a tre vetë mbëledhunë mb’emën t’em, atie jam edhe unë ndë miedis t’atyneve.
21 Atëherë i erdhi për-anë Pietri, e tha: Zot ndë më baftë faj em vëlla, sa herë do t’ia ndëjej? Deri mbë shtatë herë?
22 Iesui i thotë: Nukë të thom - Deri mbë shtatë herë, por - Deri mbë shtatë-herë ka shtatë-dhetë.
23 Përandai mbëretënia e qillvet u përgjait me nji nieri mbëret, qi deshi me vum’ ore llogari me shërbëtorët’ e vet.
24 Edhe kur filloi me vum’ ore llogari , i pruni nji detuer qi i kishte detyrë dhetë mijë tallanta.
25 Edhe mbassi s’kishte me ia lamë, i zoti ati urdhënoi me u shitun’ ai, edhe grueja e ati, edhe të bijt’, edhe gjithë qish kishte, edhe me u lamë detyra .
26 Shërbëtori pra i ra ndër kambë, e i lutei, tue thanë: Zot, bahu zemër-gjanë mbë mue, edhe kam me t’i lamë të gjitha.
27 Edhe të zotit si iu dhimpt ai shërbëtori, e lishoi, edhe ia la detyrënë.
28 Por ai shërbëtori si duel, gjeti nji prei shërbëtorëvet shokvet vet, qi i kishtë detyrë nji qind dinarë; edhe si e zuni, e kapte për fyti, tue thanë: Më laj ç’detyrë më ke.
29 Atëherë pra shërbëtori shoqi vet i ra ndër kambë, e i lutei, tue thanë: Bahu zemërë-gjanë mbë mue, edhe kam me t’i lamë të gjitha.
30 Edhe ai nukë donte, por shkoi, edhe e vuni ndë burk, deri sa t’i lajë detyrënë.
31 Edhe shërbëtorëtë shokët’ e ati kur panë se qish u ba, u idhënuenë fort, edhe erthnë, e i diftuenë të zotit vet gjithë qish u ba.
32 Atëherë i zoti ati e thirri mbas vetëhesë, e i tha: Shërbëtor i keq, gjith’ atë detyrë ta lashë, sepse m’u lute;
33 nukë duhei edhe ti ta ndëjeishe shërbëtorinë shoqinë tand, sikurse të ndëjeva edhe unë?
34 Edhe i zoti ati u zemërue, edhe e dha ndër duer t’atyneve qi mundojnë, deri sa të lajë gjithë detyrënë qi i kishte.
35 Kështu edhe em Atë qiellori ka me ua bamë juve ndë mos ia falshi me gjithë zemërat tueja gjithë-se-cilli të vëllait vet fajet’ e atyneve.
Krie XVIII.
1 Nd’ at χêr u‐kjáse tin δišípuljit Džesúit, tue θ n: Kuš prana ê mê i maθ te rregje ría e kjíelvet?
2 E θe rritur Džesúi nje diáljθe , e vû nde mest atire,
3 E θa: Pe r ve rtét ju θom, nde mos u‐nde rrofšit, e u‐be fšit si te vígje ljit, se mund χini te rregje ría e kjíelvet.
4 Prandái kušdô te voge ljônje vetχên si kî diáljθe , kî e št mê i maδi te rregje ría e kjíelvet.
5 E aí tše mbiéθte nje diáljθe ke síš nd’ é me rit tim, mbiéθ mua.
6 Kuš pra skandalidzarte nje nde r kta te vígje lje , tše kân bes tek ú, i vién mê mîr atîje , ti viret nje gûr gaiδure š te ge rljatsi, e te mbitet te avsi déitit.
7 Mierezî jete s pe r skándalet. Pse skándalet kân te vĩnje n: po mierezî atîje njeríu, pe r ke skándali vién.
8 E nde dora jote, o k mba jote te skandalidzare n: prit até , e štire ka ti: e št mê mîr pe r tîj te χĩnje š te gjela tšung, e šankát, se pasur dî dúar, o dî k mbe te jêš i št n te ziárri i pa‐fe rnúam.
9 E nde siu it te skandalidzare n, škulje, e štire ka ti: e št mê mîr pe r tîj te χĩnje š me nje sî te gjela, se me di te jêš i št n te avsi ziárrit.
10 Rúani te mos šani nje nde kta te vígje lje : pse ju θom, se ẽ́ ngje ljit e tire nde r kjíele t gjiθmôn šoχe n fákjien e Tate s tim, tše e št te kjíele t.
11 Pse erθ i Biri njeríut te salvônje te biérrin.
12 e ju duket? ne ndonjerî pafte nje kjint delje, e ju‐sparrangjiste nje nde r to: lje ríer aí ne nde δietene ndat, tue etsur máljevet, n ng ke rkón te sparrangjíste n?
13 E nde i árθe te te gj nje : pe r ve rtét ju θom se kâ mê šûm χarê pe r té se pe r ne nde δietene ndat, tše n ng u‐sparrangjistin.
14 Ke štú n ng ê ve ljêm pe rpara Tate s tê je , tše e št te kjíele t, te biret nje nde r kta te vígje lje .
15 E nde fteste kunte r tîj vlau it, ets’ e ne me réi nde r ti, e aí vete m: e nde aí te gjékje te , gave njeve vláun t nte .
16 E nde mos te gjékje te , mirr me tîj eδé nje , o di vet, sâ te buza di martrîše , o tre te kjintrônje gjiθ te folje t.
17 Nde prana ng dafte te gjegjet atá, θúaja kjíše se . E nde eδé kjiše n se gjékje te , kjofte pe r tîj si džentili, o gabe ljoti.
18 Pe r ve rtét ju θom, se sâ ljíδe šit mbi δéun, jân te ljíδura nde r kjíel: e sâ sgjíδe šit mbi δéun, jân te sgjíδura nde r kjíel.
19 Papâ ju θom, se nde di nde r ju e ndíešin bašk mbi δéun, pe r nga šurbés, tše kân te ljípe nje n, i vién atire ka Tata im, tše e št te kjíele t.
20 Pse tek jân di, o tre vet te mbiéδur nd’ é me rit tim, ú jam atié nde mest atíreve.
21 Aχíera tue kjasur atîje Piétri, θa: Zot, sâ χêr kâ te me ftése nje vlau im, e ú te nde ljênje ? pe r štat χêr?
22 Θot atîje Džesúi: N ng te θom, njera štat χêr: po njera štate δiét e štat χêr.
23 Pe r kte u‐gja rregje ría e kjíelvet njeríut rregje , tše diš te bẽ́ neje kundet me šerbe tore t e tîje .
24 E si zû ti bẽ́ neje , i erθ pe rpara nje , tše kiš ti jip δiét mîlje talente.
25 E si aí n ng kiš te ja jip, i kumandói i zoti tîje te šitej aí, e šokja e tîje , e te biljte , e gjiθséi tše kiš, e te paguχej de tira.
26 Râr pe r kte mbe trúal šerbe túari, e parkaljésneje tue θ n: Zot, ki patšêndze pe r mua, e ú te jap gjiθséi.
27 E i zoti pasur ljipisî pe r at šerbe túar, e lja te vêje , e i nde ljéu de tire n.
28 E dâlje aí šerbe túar gjet nje nde r šóke te šerbe trije, tše i kiš de tire nje kjint δinâr: e rre mbíer iš e e fukárneje , tue θ n: m até e kê te me japše .
29 Râr mbe trúal pre kte šoku tîje šerbe trije, e parkaljésneje , tue θe n: Ki patšêndze pe r mua, e te jap gjiθséi.
30 E aí n ng diš: po vatur, e štû nde filjakjî, njera ti pagúaneje de tire n.
31 Pâr prana šokte e tîje šerbe trije kto te b na, u‐χeljmúan šûm: e vatur rre fíeje tin zotit tire gjiθséi, tše kiš kj n.
32 Aχíera θe rritur até i zoti tîje , i θot: Šerbe tôr i ljik, gjiθ até de tire te ljê, se me parkaljese:
33 Se te ngit eδé tîj te ljipíse je šokun t nte , si eδé ú ljipisa tîj?
34 E po tše u‐ngroχ i zoti tîje , e δa nde dúar atire tše vríse je n χûnje , njera kûr ti pagúaneje gjiθ de tire n.
35 Ke stú eδé Tata im i kjíele s ju b n juve, nde mos nde ljefšit nganjé vláut tîje te zé me rat túaje ftesmat e tire.