KAPTINA XVII.
1 Këto foli Iesui, mbasandai çoi syt’ e vet ndë qiellt, e tha: Atë, erdhi ora; lavdo t’yt Bir, për me të lavduem edhe yt Bir:
2 sikurse i dhe pushtet mbi çdo mish, për me u dhanë jetën’ e pasosëme gjith’ atyneve qi ia ke dhanë.
3 Edhe ajo ashtë jeta e pasosëme, qi të ngjofinë tyi të vetëminë Perëndi, edhe Iesu-Krishtinë qi dërgove.
4 Unë të lavdova mbi dhet; ate punënë qi më dhe me bamë e mbarova.
5 Edhe tashti më lavdo ti, o Atë, afër tejet, me ate laftinë qi pata për-anë tejet, para se të bahej bota.
6 Emninë tand ua diftova atyne nierëzevet qi më dhe prei botësë: të tutë ishinë, edhe m’i dhe; edhe rueitnë fjalënë tande.
7 Tashti e ngjofnë se gjithë sa më ke dhanë janë prei tejet.
8 Sepse ato fjalëtë qi më dhe, ua dhash’ atyneve; edhe ata i muernë, edhe e ngjofnë me të vërtet, se dola prei tejet, edhe besuenë se ti më dërgove.
9 Unë lutem për ata; nukë lutem për botënë por për ata qi më dhe; sepse janë të tutë.
10 Edhe gjithë të miatë janë të tuatë, edhe të tuatë janë të miatë, edhe u lavdueshë nd’ato.
11 Edhe nukë jam ma te bota, por këta janë te bota, edhe unë po vij te ti. Shenjti Atë, ruei mb’emënit tand ata qi më dhe, qi të jeni nji, porsi na.
12 Kur ishiem bashkë me ata te bota, un’ i ruejshiem mb’emënit tand; ata qi më dhe i rueita, edhe askushi prei atyneve s’hupi, veç i biri së hupëmesë për me u mbushunë shkronja.
13 Edhe tashti po vij te ti; edhe flas këto te bota, qi të kenë gëziminë t’em plot ndër vetëvetëhenë.
14 Un’ u dhash atyne fjalënë tande; edhe bota i muer mëni, sepse nukë janë prei botësë, porsi unë nukë jam prei botësë.
15 Nukë të lutem me i ngritunë prei botësë, por me i rueitunë prei së keqit.
16 Nukë janë prei botësë, sikurse unë nukë jam prei botësë.
17 Shenjtëno ata ndë të vërtetënë tande; fjala jote asht’ e vërteta.
18 Sikurse dërgove mue te bota, edhe unë dërgova ata te bota.
19 Edhe unë shenjtënoj vetëvetëhenë për ata, qi të jen’ edhe ata të shenjtënuem ndë të vërtetënë.
20 Edhe nukë të lutem veç për këta, por edhe për ata qi kanë me më besuem me anë të fjalës’ atyne,
21 qi të gjithë të jeni nji; sikurse ti, o Atë, je tek unë, edhe unë te ti, edhe ata të jenë nji te na, qi të besojë bota se ti më dërgove.
22 Edhe un’ u dhash’ atyne ate laftinë qi më dhe; qi të jenë nji, sikurse na jemi nji;
23 unë tek ata, edhe ti tek unë, qi të jenë të kullutë mbë nji; edhe bota ta ngjofi, se ti më dërgove, edhe deshe ata, sikurse deshe mue.
24 Atë, due te jenë bashkë me mue atie ku jam unë, edhe ata qi më dhe; qi të ven’ ore ate laftinë t’em, qi më ke dhanë, sepse më deshe para se të ngrifej bota.
25 At’ i dreitë, bota nukë të ngjofti, por unë të ngjofta, edhe këta të ngjofnë se ti më dërgove.
26 Edhe u diftova atyne emninë tand, edhe kam me e diftuem, qi të jetë tek ata ajo dashunia me të cillënë më deshe, edhe unë tek ata.