KAPTINA VII.
1 Edhe Iesui mbaskëndai ecëte ndë Galile, sepse s’donte me ecunë ndë Iude, sepse Iudeit’ e kërkojshinë me e vramë.
2 Edhe ishte afër festa e Iudevet, tendë-ngrefia.
3 Të vëllazënit’ e ati pra i thanë: Sdryp prei këndyj, edhe shko ndë Iude, qi të shofin’ edhe dishepujt’ e tu punët’ e tua qi ban.
4 Sepse askushi nukë ban gja pshefas, edhe kërkon të shpërfaqet’ ai vetë; ndë bafsh këto, shpërfaq vetëvetëhenë ndë botët.
5 Sepse as ata vëllazanit’ e ati s’i besojshinë.
6 Iesui pra u thot’ atyne: Koha eme edhe s’ka ardhunë, por koha juei ashtë përherë gati.
7 S’mundetë bota me u pasunë mëni juve; por mue më ka mëni, sepse unë deshmoj për ate, se punët’ e asai janë të këqia.
8 Ju shkoni ndë këte festë; por un’ edhe nukë shkoj ndë këte festë; sepse koha eme edhe s’ashtë mbushunë.
9 Edhe si u tha atyne këto, mbeti ndë Galile.
10 Edhe si votnë të vëllazënit’ e ati, atëherë vote edhe ai ndë festët, jo mballafaqe, por sikurse pshefas.
11 Iudeitë pra e kërkojshinë ndë festët, edhe thoshinë: Ku asht’ ai?
12 Edhe ishte shumë murmurim ndër gjindëjet për ate; disa thoshinë, se asht’ i mirë, e të tierë thoshinë: Jo; por gënjen popullinë.
13 Por askushi nukë fliste ndë sy për ate, prei frikësë Iudevet.
14 Edhe tashti kur ishte për gjymësë festa, Iesui hypi ndë tempull, edhe mësonte.
15 Edhe Iudeitë mërekulloheshinë, tue thanë: Si di kyi shkronja, pa qenunë mësuem?
16 Iesui u përgjeq atyne e tha: Mësimi em nuk’ asht’ emi, por i ati qi më ka dërguem.
17 Ndë dashtë kushi me bamë dashunimin’ e ati, ka me e ngjoftunë prei mësimit, cilla prei së dyjash prei Perëndisë ashtë, a por unë flas prei vetëhesë s’eme.
18 Ai qi flet prei vetëvetëhesë, kërkon laftin’ e vet, por ai qi kërkon laftin’ e ati qi ka dërguem ate, kyi asht’ i vërtetë, edhe nuk’ ashtë shtrembëni nd’ate.
19 A nuk’ u dha ligjënë juve Moiseu? Edhe as ndonji prei jush nukë ban ligjënë; përse kërkoni me më vramë?
20 Gjindëja u përgjeq e tha: Ke diallinë, cilli kërkon me të vramë?
21 Iesui u përgjeq e u tha atyne: Nji punë bana, edhe të gjithë mërekulloheni.
22 Përandai Moiseu u ka dhanë juve rreth-presienë (jo se ashtë prei Moiseut, por prei atënish), edhe për ditë të shëtunë rreth-pritni nierinë.
23 Ndë u rreth-preftë nieri të shëtunënë, qi të mos prishetë ligja e Moiseut; mbë mue zemëroheni, sepse bana të shëndoshë gjithë nierinë të shëtunënë?
24 Mos gjukoni për faqe, por gjukoni gjyqin’ e dreitë.
25 Disa pra prei Ierusalemitësh thoshinë: Nuk’ ashtë kyi ai qi kërkojnë me e vramë?
26 Por qe te po flet ndër sy, edhe s’i thon’ asgja. Druese mos e ngjoftnë për të vërtet të parëtë, se kyi ashtë për të vërtet Krishti?
27 Por këte e dimë prei kah ashtë, por kur vien Krishti, askushi s’e ngjef prei kah ashtë.
28 Iesui pra thërriti tue mësuem ndë tempull, edhe tha: Edhe mue më dini, edhe prei kah jam më dini; edhe s’kam ardhunë prei vetiut, por asht’ i vërtetë ai qi më ka dërguem, të cillinë ju nuk’ e dini,
29 por un’ e dij, sepse jam prei ati, edhe ai më dërgoi.
30 Kërkojshinë pra me e zanë, por askushi s’vuni dorënë mbi ate, sepse edhe s’i kishte ardhun ora.
31 Edhe shumë vetë prei gjindëjes’ i besuenë, edhe thoshinë, se: Kur të vijë Krishti, mos ka me bamë ma shumë mërekullia se këto qi bani kyi?
32 Fariseitë ndëgjuenë gjindëjenë se po murmurojshinë për këto fjalë ; edhe Fariseit’ e Krye-priftënitë dërguenë shërbëtorëtë për me e zanë.
33 Iesui pra u tha atyne: Edhe pak mot jam bashkë me ju, edhe vete tek ai qi më ka dërguem.
34 Keni me më kërkuem, e s’keni me më gjetunë; edhe atie ku jam unë, ju s’mundeni me ardhunë,
35 Iudeitë pra thanë me vetëvetëhenë: Ku ka me votunë kyi, qi na s’kemi me e gjetunë? Mos ka me votunë ndërmiet atyneve qi janë shpërndamë ndëpër Grekët, e me mësuem Grekëtë?
36 Qish ashtë këjo fjalë qi tha: Keni me më kërkuem, e s’keni me më gjetunë; edhe: Atie ku jam unë, ju s’mundeni me ardhunë?
37 Edhe të mbrapmenë ditën’ e festësë madhe Iesui ndejti, e thërriti tue thanë: Ndë i artht’ et ndokuit, le të vijë tek unë, e le të pijë.
38 Ai qi më beson, sikurse tha shkronja, lumëna uji të gjallë kanë me rriedhë prei barkut ati.
39 (Edhe këte e tha për Shpirtinë Shenjt , qi kishinë me marrë ata qi t’i besojshinë, se edhe s’ishte dhanë Shpirti Shenjt, sepse Iesui edhe s’ishte lavduem.)
40 Shumë vetë pra prei gjindëjesë kur ndëgjuenë këte fjalë, thoshinë: Kyi ashtë për të vërtet profeti.
41 Të tierë thoshinë: Kyi ashtë Krishti. Por të tierë thoshinë: Mos vien Krishti prei Galilesë?
42 Nukë tha shkronja, se Krishti vien prei farësë Davidit, edhe prei krye-katundit Bethleemit, andej kah ishte Davidi?
43 U ba pra nji shqerrë ndërmiet gjindëjesë për ate.
44 Edhe disa prei atyneve dojshinë me e zanë; por askushi nukë vuni duertë mbi ate.
45 Erthnë pra shërbërorëtë te Krye-priftënit e te Fariseit, edhe ata u than’ atyne: Përse s’e prutë?
46 Shërbëtorët’ u përgjeqnë: Askurrë ndonjiherë s’ka folunë nieri kështu, porsi kyi nieri.
47 Fariseitë pra u përgjeqnë atyne: Mos u gënjyet’ edhe ju?
48 Mos i ka besuem ndonji prei të parëvet, a prei Farisevet?
49 Por këjo gjindëja, qi s’ngjef ligjënë, janë të mallëkuem.
50 Nikodemi u thot’ atyne (ai qi pat ardhunë natënë tek ai, i cilli ishte nji prei atyneve):
51 Mos gjukon nierinë ligja jonë, ndë mos ndëgjoftë ma përpara prei ati, e të marri vesht qish ban?
52 U përgjeqnë e i thanë: Mos je edhe ti prei Galilesë? Vështro, e shif, se profet prei Galilesë nuk ashtë ngritunë.
53 Edhe gjithë-se-cilli vote ndë shtëpit të vet.