1 O Perëndia i të marrit shpagime, o Zot Perëndia i të marrit shpagime, duku.
2 Naltohu, o gjykates i dheut, ep-u shpagim madhështorëvet.
3 Deri kurë të pa-besët’, o Zot, deri kurë kanë me u mburrunë të pa-besëtë?
4 Deri kurë kanë me folun’ e me ligjëruem ashpërë? Edhe kanë me u mburrunë gjith’ ata qi punojënë pa-udhë?
5 Po shtrëngojënë popullinë tand, o Zot, edhe po i bajënë keq trashigimit t’yt.
6 Vrasinë të venë e të huejinë, edhe vrasinë të vorfënitë.
7 Edhe thonë: S’ka me pamë Zoti, as ka me kupëtuem Perëndia i Iakobit.
8 Kupëtoni pra, ju të pa-mençimit e popullit, edhe ju të marrëtë, kurë do të urtësohi?
9 Ai qi mbuell veshinë, s’ka me ndëgjuem? Ai qi krijoi syninë, s’ka me pamë?
10 Ai qi urtëson kombetë, s’ka me qirtuem? Ai qi u mëson njerëzëvet mend?
11 Zoti ngjef mendimet e njerëzëvet, se janë të kotë.
12 Lum ai njeri qi e urtëson, o Zot, edhe e mëson me anë të ligjësë s’ate.
13 Qi ta prajsh prei ditvet zeza, deri t’i rëmohetë gropë të pa-besit.
14 Se Zoti s’ka me hedhunë tej popullin’ e vet, edhe s’ka me hiekunë dorë prei trashigimit vet.
15 Sepse gjyqi ka me u këthyem ndë dreitëni, edhe kanë me i votunë mbrapa gjith’ ata qi kanë zemërë të dreitë.
16 Kush ka me u ngritunë për mue kundrë të këqivet? Kush ka me dalë përpara për mue kundrë atyne qi punojënë pa udhë?
17 Se ndë mos më kishte pasë ndifunë Zoti, për pak gja shpirti em do të kishte pasë ndenjunë ndë vend të pushimit.
18 Kur thoshiem: Rrëshqiti kamba eme, përdëllimi yt, o Zot, më ndifte.
19 Kur vritshiem mendëjenë me vetëhe, ngushullimet’ e tu gëzuenë zemërënë t’eme.
20 Mos ka shoqëni bashkë me tyi shkambi i pa-udhënisë, qi mendon të shtrembëtë ndë vend të ligjësë?
21 Ata gjuejënë shpirtin’ e të dreitit, edhe dënojënë gjak të pa-fajm.
22 Por Zoti më ashtë pshtetëje, edhe Perëndia em ashtë ndifmës’ i shërbesësë s’eme.
23 Edhe ka me ua dhanë mbas pa-udhënis’ atyneve, edhe ka me i prishunë mbas së keqes’ atyneve; Zoti Perëndia ynë ka me i prishunë.