Mbë të parinë kankatuer, mbi Al-tashheth. Psallmë kanke e Asafit.
1 Të lavduroim’, o Perëndi, lavduroimë, sepse emëni yt asht’ afërë, tregohenë mërekullit’ e tua.
2 Kur të kem kohë, unë kam me gjykuem dreitë.
3 U tret dheu, edhe gjithë vendësit’ e ati, unë forcova shtyllat’ e ati. Selah.
4 U thashë të marrëvet: Mos bahi të marrë; edhe të pa-besëvet:
5 Mos naltoni bri, mos naltoni nalt brininë tuei, mos flitni me qafë të ashpërë.
6 Se as prei të lemit, as prei të perënduemit, as prei shkretisë, vien të naltuemitë,
7 por Perëndia ashtë Gjyqtar: këte ul, e ate ngre.
8 Se ndë dorë të Zotit ashtë potir plot me të qitunë venë të papërzieme, edhe ka me derdhunë prei këti, por gjithë të pabesët’ e dheut kanë me shtrydhunë të vielat e ati, edhe kanë me pimë.
9 Por unë kam me diftuem përherë, kam me i psallunë Perëndisë Iakobit.
10 Edhe kam me thyem gjithë brinat’ e të pa-besëvet,por brinat’ e të dreitëvet kanë me u naltuem.