1 Alleluia. Lavduro Zotinë, o shpirti em.
2 Kam me lavduruem Zotinë sa të rroj, kam me psallunë për Perëndinë t’em sa të jem.
3 Mos kini shpëresë mbë të parët, as mbë bir njeriu, prei të cillit s’ashtë shpëtim.
4 Ati i del fryma, edhe këthehetë ndë dhet të vet, ate ditë hupinë mendimet’ e ati.
5 Lum’ ai njeri, të cillit ndifmës ashtë Perëndia i Iakobit, edhe shpëresa e ati ashtë mbë Zotinë Perëndin’ e ati,
6 qi bani qiellin’ edhe dhenë, detin edhe gjithë sa janë nd’ato, qi ruen të vërtetënë për gjithë jetënë,
7 qi u ban gjyq atyne qi u bahetë pa udhë, qi ushqen të unshëmitë; Zoti sgjith të lidhunitë,
8 Zoti çel syt’ e të verbëvet, Zoti dreiton të kurrusunitë, Zoti do të dreitëtë,
9 Zoti ruen të huejtë, mburon të vorfënin’ edhe të venë, edhe prish udhën’ e fajtorëvet.
10 Zoti ka me mbëretënuem për gjithë jetënë, Perëndia yt, o Sionë, bres mbas brezi. Alleluia.