1 Gëzohem, se Zoti ndigjoi zanin’ e lutëjesë s’eme,
2 se uli veshin’ e vet tek unë, edhe për gjithë ditt e jetësë s’eme kam me thërritunë mb’ate.
3 Më qarkuenë të dhimptuna vdeke, edhe më gjetnë shtrëngime vorri, hasa shtrëngim e të dhimptunë.
4 Edhe thërrita mb’emënit të Zotit: O Zot, shpëto shpirtinë t’em.
5 Zoti asht’ i përdëllyeshim e i dreitë, edhe Perëndia ynë ashtë zemërë-dhimpshim.
6 Zoti ruen të mitunitë; u përvuna, edhe më shpëtoi.
7 Këthehu ndë të praitunit tand, o shpirti em, se Zoti të bani mirë.
8 Se shpëtove shpirtinë t’em prei vdeket, syt’ e mi prei lotsh, kambët e mia prei të rëshqitunit.
9 Kam me ecunë përpara Zotit ndë dhe të gjallëvet.
10 Besova, përandai fola, un’ u përvuna fort,
11 unë thashë ndë tëmerimt t’em: Ç’do njeri ashtë rrenës.
12 Çë shpagim t’i ap Zotit, për gjith’ ato të miratqi më bani?
13 Kam me marrë potirin’ e shpëtimit, edhe kam me thirrunë mb’emënit të Zotit.
14 Kam me i dhanë Zotit uratat’ e mia, tashti përpara gjithë popullit ati.
15 Vdeka e të dreitëvet ati ashtë shum’ e ndershime përpara Zotit.
16 O Zot, unë jam shërbëtori yt, edhe i biri shërbëtoresë s’ate, ti sgjidhe të lidhunat’e mia.
17 Ty kam me të bamë kurban lavdurimi, edhe kam me thirrë mb’emënit të Zotit.
18 Kam me i dhanë Zotit uratat’ e mia, tashti përpara gjithë popullit ati,
19 nd’oborre të shtëpisë Zotit, ndë miedis teje, o Ierusalemë. Alleluia.