1 Biri im, ruaj fialët’ e mia, edhe vlo porosit’ e mia mbë vetëhet tënde.
2 Ruaj porosit’ e mia, edhe do të rronjç; edhe nominë t’im, posi dritën’ e syvet.
3 Lidh-i ato mbë gishtërat të tu, gërvisht-i ato mbi rrasët të zemërësë s’ate.
4 Thuaj diturisë: Ti je motëra ime, edhe kluaj urtësinë për fisinë (tënt),
5 që të të ruanjënë nga gruaj’ e huajë, edhe nga e huaja që të përkëdhel me fialët’ e saj.
6 Sepse nga parathireja e shtëpisë s’ime shtiva sytë ndëpër trirët,
7 e pashë ndër të marrët; vështrova ndër djemt një dialosh pa mënt,
8 i cili shkonte rrugësë përanë çipit të atillë gruaje, edhe kish marrë udhënë që vinte ndë shtëpit t’asaj,
9 vonë mbë të ngrysurit të ditësë, ndë t’errët të natësë, e nd’ errësirë,
10 edhe na tek përpiek me atë një grua (që e kish) të parëtë si kurvë, edhe zemërënë gënjeshtare,
11 lomatare edhe e paturpshëme; këmbët’ e asaj nukë qëndronjënë ndë shtëpit t’asaj,
12 tashi gjëndetë jashtë, tashi ndëpër rrugat, ri e prep mbë ç’do çip.
13 Zë atë, edhe e puth, edhe me sy e faqe të paturpshëme i thot’ ati:
14 “Kam kurbane paqtimi, sot lava kushtimet’ e mia,
15 përandaj dola të pres ty, sepse më mori malli të shoh syt’ e tu, edhe të gjeta;
16 kam shtruarë shtratinë t’im me pëlhura të linjta e të leshta qëndisurë me fije të Egjyftërisë;
17 kam pshtymurë shtratinë t’im me smirrnë, e me allojë, e me qinamomë;
18 eja le të dehemi me dashuri gjer mbë të sbardhëllyerë, le të kënaqemi me dashuri,
19 sepse nuk’ është burri ndë shtëpi, ka marrë udhë të largë;
20 mori një kuletë me argjënt ndë dorë të ti, do të kthenetë ndë shtëpi të ti pas kohe.”
21 Me shumë mjeshtëri të saj e gënjeu atë, me laikat’ e buzëvet saj e hoqi pas vetiu.
22 Përnjëherë vate pas asaj, posi kau kur vete të theretë, a posi dreri kur këcen ndë lakt,
23 gjersa t’i depërtonjë mushkurinë shëgjetulla; posi zogu që vete me vrap ndë ngraçkët, edhe nuk’ e di se është kundrë jetësë ti.
24 Tashi pra dëgjomëni, o djem, edhe mbani vesh fialëvet golësë s’ime.
25 Zemëra jote le të mos priretë mb’ udhët t’asaj, as mos kthenesh mbë rrugat t’asaj.
26 Sepse ajo bëri shumë vetë e ranë të plagosurë, edhe burra të fortë janë vrarë prej asaj.
27 Shtëpia e asaj ësht’ udhë pise, që të shpie ndër dhomat të vdekëjesë.
© Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884 © Interconfessional Bible Society of Albania Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë Interconfessional Bible Society of Albania