1 Edhe ndë dëgjofsh me kujdes zën’ e Zotit Perëndisë tënt, që të mbash vesh të bëjsh gjithë porosit’ e atij, që po të urdhëronj unë sot, Zoti Perëndia yt të ka për të lartuarë përmbi gjithë kombat e dheut; 2 edhe do të vinjënë mbi ty gjithë këta bekime, edhe do të gjenjënë, ndë i dëgjofsh zënë Zotit Perëndisë tënt; 3 do të jesh i bekuarë ndë qytet, edhe do të jesh i bekuarë nd’ arët. 4 Do të jet’ e bekuarë pem’ e barkut tënt, edhe pem’ e dheut tënt, edhe pem’ e bagëtivet tua, tufat’ e lopëvet tua, edhe tufat’ e dhënet tua. 5 Do të jet’ e bekuarë shporta jote, edhe govata jote. 6 Do të jesh i bekuarë kur të hynjç, edhe do të jesh i bekuarë kur të dalç. 7 Arëmiqt’ e tu, që ngrihenë mbi ty, Zoti i ka për të bërë të thyhenë përpara teje; prej një udhe do të dalënë kundrë teje, edhe prej shtat’ udhësh do t’ikënjënë nga faqeja jote. 8 Zoti të ka për të dërguarë bekimnë mbë magazit të tua, edhe mbë gjithë sa të vësh dorënë tënde; edhe Zoti Perëndia yt do të të bekonjë mb’ atë dhé që po t’ep. 9 Zoti do të të bënjë për vetëhen’ e tij gjëndëje të shënjtëruarë, sikundrë t’u përbetua, ndë ruajç porosit’ e Zotit Perëndisë tënt, edhe ndë ecç mb’ udhët t’atij. 10 Edhe gjithë gjëndëjet’ e dheut do të shohënë, se emëri i Zotit është kluajturë mbi ty, edhe do të tristonjënë prej teje. 11 Edhe Zoti do të të shumonjë të miratë, pemën’ e barkut tënt, e pemën’ e bagëtivet tua, e drithin’ e dheut tënt, mb’ atë dhe që u u përbetua Zoti atëret tu ta apë ty. 12 Zoti do të të hapë thesarin’ e tij të mirinë, qiellinë, që të bierë shi mbë dhet tënt ndë kohët që duhetë, edhe të bekonjë gjithë punët’ e duaret tua; edhe do t’u huajsh shumë kombave, po ti nukë do të huahesh. 13 Edhe Zoti do të të bënjë krye, e jo bisht; edhe do të jesh vetëmë përsipërë, edhe nukë do të jesh përposhtë, ndë dëgjofsh porosit’ e Zotit Perëndisë tënt, që po të urdhëronj unë sot, t’i ruajsh e t’i bëjsh; 14 edhe të mos priresh nga gjith’ ato fialëtë që po u urdhëronj unë juve sot, mbë të diathtët a mbë të mëngjërët, që të veç prapa perëndive të tierë për të lutur’ ata. 15 Po ndë mos i dëgjofsh zënë Zotit Perëndisë tënt, që të mbash vesh të bëjsh gjithë porosit’ e atij, e urdhërimet’ e atij që po të urdhëronj unë sot, gjithë këta mallëkime do të vinjënë mbi ty, edhe do të të gjenjënë. 16 Do të jesh i mallëkuarë ndë qytet, e do të jesh i mallëkuarë ndë arët. 17 Do të jet’ e mallëkuarë shporta jote, edhe govata jote. 18 Do të jet’ e mallëkuarë pem’ e barkut tënt, edhe drithi i dheut tënt, tufat’ e lopëvet tua, edhe tufat’ e dhënet tua. 19 Do të jesh i mallëkuarë kur të hynjç, e do të jesh i mallëkuarë kur të dalç. 20 Zoti do të dërgonjë mallëkimnë, e shtrëngatënë, e prishëjenë, mbë gjithë sa të vësh dorënë tënde për të bërë, gjersa të shuhesh, e gjersa të humpsh shpejt, prej së keqejesë punëvet tua, sepse hoqe dorë prej meje. 21 Zoti do të të ngjitnjë murtajë, gjersa të të shuanjë prej dheut që po vete ta trashëgonjç. 22 Zoti të ka për të rënë me të fyshkurë, e me ethe, e me mardhë, e me të nxetë, e me thikë, e me prishëje ere, e me krymp, edhe do të të ndiekënë, gjersa të shuhesh. 23 Edhe qielli yt që ke përsipërë kresë do të jet’ i ramtë, edhe dheu përposhtë teje i hekurtë. 24 Zoti do të bënjë shin’ e dheut tënt pluhur’ e baltë; do të sbresë nga qielli mbi ty, gjersa të shuhesh. 25 Zoti do të të bënjë të thyhesh përpara arëmiqet tu: prej një udhe do të dalç mbi ata, e prej shtat’ udhësh do të ikënjç prej sysh atyreve; edhe do të përndahesh ndëpër gjithë mbëretërit’ e dheut. 26 Edhe kërminë tënt do t’e hanë gjithë shpezët’ e egra të qiellit, edhe bishat’ e dheut, edhe nukë do të ketë njeri t’i dëbonjë. 27 Zoti të ka për të rënë me plagën’ e Egjyftërisë, e me rriedhë gjaku, e me krromë, e me të kruajturë, kaqë sa të mos munç të shëronesh. 28 Zoti të ka për të rënë me marrëzi, e me verbësirë, e me të habiturë zëmëre; 29 edhe do të kërkojsh me dorë ndë mest të ditësë, posi i verburi që kërkon me dorë nd’ errësirët, edhe nukë do të veç mbarë mb’ udhët të tua; edhe do të jesh vetëm’ i shtrënguarë e i rrëmbyerë gjithë dit, edhe nukë do të ketë kush të shpëtonjë. 30 Do të vëlonesh me grua, e tietërë njeri do të bierë bashkë me atë; do të ndërtojsh shtëpi, e nukë do të rrish nd’ atë; do të vësh vështë, e nukë do ta vielsh. 31 Kau yt do të theretë ndër syt të tu, edhe nukë do të hash nga ay; gomari yt do të rrëmbehetë përpara teje, edhe nukë do të të kthehetë prap; dhënt’ e tua do të bienë ndë dorë të arëmiqet tu, edhe nukë do të ketë se kush të të shpëtonjë. 32 T’ët-bij e t’ët-bila do të bienë ndë dorë të një tietërë gjëndëje, edhe syt’ e tu do të shohënë e do të fyshkenë për ata gjithë ditënë; edhe nukë do të kesh fuqi ndë dorët tënde. 33 Pemën’ e dheut tënt, edhe gjithë mundimet’ e tu do t’i hajë një komp që nuk’ e njeh; edhe do të jesh vetëm’ i shtrënguar’ e i shkelurë (me këmbë) gjithë dit. 34 Edhe do të shkallojsh mënç nga të parat’e syvet tu, që do të shohç. 35 Zoti do t’u bierë gjunjvet e shalëvet tua me plagë të keqe, kaqë sa të mos munç të shëronesh që nga sholla e këmbëvet, gjer ndë majët të kresë. 36 Zoti do të siellë ty, edhe atë mbëretinë tënt, që të vërë mbi ty, mbë një komp që nuk’ e ke njohurë ti, as atërit’ e tu, edhe atie do të luç perëndira të tierë, dru e gurë. 37 Edhe do të jesh për të maniturë, e për fjalë udhësh, e për të treguarë ndë mest të gjithë kombavet, kudo që të të siellë Zoti. 38 Do të biesh shumë farë nd’ arët, e do të mbëlethç pak, sepse do të ta hajë karkaleci. 39 Do të vësh vëreshtë, e do t’e punojsh, po nukë do të pish verë, as nukë do të vielç, sepse do t’i hajë krymbi. 40 Do të kesh ullinj ndër gjithë sinoret’ e tu, po nukë do të lyhesh me val, sepse ullinjt’ e tu do të lëshonjënë (koqetë). 41 Do të lintnjënë bij e bila, edhe nukë do të jenë të tuatë, sepse do të venë ndë skllavëri. 42 Vrugu do të prishnjë gjithë drunjt’ e tu, edhe pemën’ e dheut tënt. 43 I huaji që është ndë mest tënt, do të hipënjë përsipërë teje lart lart, e ti do të sbreç poshtë poshtë. 44 Ay do të të huajë, e ti nukë do t’i huajsh atij; ay do të jetë krye, e ti do të jesh bisht. 45 Edhe do të vinjënë mbi ty gjithë këta mallëkime, e do të të ndiekënë, e do të të zënë, gjersa të shuhesh, sepse nukë dëgjove zën’ e Zotit Perëndisë tënt, që të ruanje porosit’ e atij, e urdhërimet’ e atij, që të urdhëroi. 46 Edhe këto do të jenë mbë ty, edhe mbë farënë tënde, për shenjë e për çudi kurdo. 47 Sepse nukë lute Zotinë Perëndinë tënt me gëzim, e me zemërë të mirë, për të plotën’ e së gjithave; 48 përandaj do t’u shërbejsh arëmiqet tu, që do të dërgonjë Zoti mbi ty, me uri, e me et, e me të sveshurë, e me të papasurë së gjithash; edhe do të vërë mbi qafët tënde sgjedhë të hekurtë, gjersa të të shuanjë. 49 Zoti do të bierë një komp mbi ty prej së largu, nga an’ e dheut, posi me fërtomë shqiponje; një komp, që nukë do t’i kupëtojsh gluhënë; 50 një komp me faqe t’egrë, që nukë do të druanjë faqen’ e plakut, as nukë do të përdëllenjë të rinë; 51 edhe do të hajë pemën’ e bagëtivet tua, edhe drithin’ e dheut tënt, gjersa të shuhesh; i cili nukë do të lërë grurë, verë a val, tufat’ e lopëvet tua a tufat’ e dhënet tua, gjersa të të shuanjë. 52 Edhe do të të qerthullonjë ndër gjithë qytetet, gjersa të bienë muret’ e tu të lartët’ e të thurëtë, që shpërenje mb’ ata, ndëpër gjithë dhenë tënt; edhe do të të qerthullonjë ndër gjithë qytetet’ e tu, ndëpër gjithë dhenë tënt që të dha Zoti Perëndia yt. 53 Edhe do të hash pemën’ e barkut tënt, misht’ e bijvet tu e të bilavet tua, që të dha Zoti Perëndia yt, ndë të qerthulluarët, e ndë shtrëngatët, me të cilënë do të të shtrëngonjë arëmiku yt; 54 burri i buti ndë mest tënt, edhe fort i kërthinjëti, do të vështronjë me sy të keq të vëllanë, edhe gruan’ e gjirit tij, edhe djemt’ e tij që kanë mbeturë, sa të mbesënë, 55 që të mos i apë asndonjërit nga mishrat’ e djemvet tij, që do të hante, sepse nuk’ i mbeti asgjë ndë të qerthulluarët, e ndë shtrëngatët, me të cilënë do të të shtrëngonjë arëmiku yt ndër gjithë qytetet’ e tu. 56 E buta edhe e kërthinjëta grua ndë mest tënt, së cilësë këmba nukë pat shkelurë mbi dhet, për të kërthinjëtët’ e për të butëtë, do të vështronjë me sy të keq burrin’ e gjirit saj, edhe të birin’ e saj, edhe të bilën’ e saj, edhe foshnjën’ e saj që ka dalë nga mezi i këmbëvet saj, 57 edhe djemtë që ka piellë, sepse do t’i hajë fshehurazi, për të papasurat’ e së gjithave, ndë të qerthulluarët e ndë shtrëngatët, me të cilënë arëmiku yt do të të shtrëngonjë ndër gjithë qytetet’ e tu. 58 Ndë mos mbajç vesh të bëjsh gjithë fjalët’ e këtij nomi, që janë shkruarë ndë këtë vivli, që të kesh frikë këtë emërë të lëvduar e të frikëshim ZOTINË PERËNDINË TËNT, 59 atëherë Zoti do të bënjë plagët’ e tua të frikëshime, edhe plagët’ e farësë s’ate të mëdha e të papushtuara, edhe sëmundeje të këqia e të papushuara. 60 Edhe do të siellë mbi ty gjithë dhëmbëjet’ e Egjyftërisë, që ke tristuarë nga ato, edhe do të të ngjitenë; 61 edhe ç’do sëmundëje, e ç’do plagë që s’është shkruarë ndë vivlit të këtij nomi, këto do të t’i siellë Zoti, gjersa të shuhesh. 62 Edhe do të mbeti të pakë ndë numërit, kur qetë posi yjet’ e qiellit ndë shumicët, sepse nukë dëgjove zën’ e Zotit Perëndisë tënt. 63 Edhe sikundrë u gëzua Zoti për ju, që t’u bënte mirë juve e t’u shumonte juve, kështu do të gëzonetë Zoti për ju, që t’u shuanjë juve, e t’u bënjë juve për mosgjë; edhe do të rrëmbehi nga dheu, që po shkoni të trashëgoni atë. 64 Edhe Zoti do t’u mbiellë ndëpër gjithë kombat, që nga an’ e dheut, gjer mbë tiatër’ anë të dheut; edhe do të lutni atie perëndira të tierë, të cilëtë nuk’ i ke diturë ti, as atërit’ e tu, dru e gurë. 65 Po edhe ndë mest të këtyre kombave nukë do të kesh të prëjturë, as nukë do të ketë të qëndruarë gjurma e këmbësë s’ate, po Zoti do të t’apë atie zëmërë të tristuarë, e sy të fyshkurë, e shpirt të treturë. 66 Edhe jeta jote do të jetë varë përpara sysh tu, edhe do të kesh frikë nat’ e ditë, edhe nukë do t’i besojsh jetësë s’ate. 67 Ndë mëngjes do të thuash: Makar të kish qënë mbrëmëje! Edhe mbrëmanet do të thuash: Makar të kish qënë mëngjes! Nga frika e zëmrësë s’ate, që do të kesh frikë, edhe nga të parat’ e syvet tu, që do të shohç. 68 Edhe Zoti do të të shpierë përsëri ndë Egjyftëri me lundra, nga ajo udha që të thashë. Nukë do ta shohç më atë tietërë herë; edhe do të shiti atie ndër arëmiqt tuaj si shërbëtorë e si shërbëtore, edhe nukë do të ketë se kush t’u shpërblenjë.