1 Grat’ e urta ndërtonjënë shtëpin’ e tyre, po e marra e rëmon atë me duart’ e saja.
2 Ay që ecën ndë të dreitët të ti i ka frikë Zotit, po i shtrembëti nd’ udhët të ti s’e zë për gjë atë.
3 Ndë golët të marrit (është) shkopi i madhështisë, po buzët’ e të urtëvet do t’i ruanjën’ ata.
4 Tek s’ka qe, koshtareja (ësht’) e sbrazëtë, po të plotët’ e drithit (është) prej fuqisë kaut.
5 Deshmitari i dreitë nukë do të gënjenjë, po deshmitari i rrem derth gënjeshtra.
6 Përqeshësi kërkon dituri, edhe nukë gjën, po për të urtinë (ësht’) i kollajtë mësimi.
7 Del përpara njeriut pa mënt, edhe nukë do të gjënjç buzë urtësie.
8 Dituria e të urtit (është) të njohë udhën’ e ti, po marrëzia e të marrëvet (është) t’ecurë të kotë.
9 Të marrëtë qeshënë ndë panomit, po ndë mest të dreitëvet (është) hirë.
10 Zemër’ (e njeriut) njeh hidhësirën’ e shpirtit ati, edhe i huajë nukë merr piesë prej gëzimit ati.
11 Shtëpia e të pabesëvet do të humbasë, po tend’ e të dreitëvet do të lulëzonjë.
12 Ka udhë (që i duket’) e dreitë njeriut, po fundi asaj të bie ndë vdekëje.
13 Po edhe kur qesh dhëmp zemëra, edhe fundi i gëzimit është hidhërim.
14 Ay që ka zemërë të prishurë do të mbushetë nga udhët’ e tia, po njeriu i mirë prej vetëhesë ti.
15 I mituri beson ç’do fialë, po i urti u mba vesh çapavet tia.
16 I urti ka frikë, e ikën nga e keqeja, po i marri shkon përpara, edhe ashpëronetë.
17 Ay që zemëronetë shpejtë punon pa mendim, po njeriu zemërëkeq ësht’ i mërziturë.
18 Të marrëtë trashëgonjënë marrëzi, po të urtëtë kurorëzonenë me urtësi.
19 Të këqitë bienë ndë gjunj përpara të mirëvet, edhe të pabesëtë ndër dyert të dreitëvet.
20 I vobegu mërzitet’ edhe nga fëqinja e ti, po i pasuri ka shumë miq.
21 Kush heth poshtë të afërmin’ e ti fëlen, po kush përdëllen të vobeqtë ësht’ i lumurë.
22 A s’gënjehen’ ata që mendonjënë të ligënë? Po përdëllim e dreitëri do të jetë ndër ata që mendonjënë të mirënë.
23 Mbë ç’do mundim (është) fitim, po llomatia e buzëvet bie vetëmë vobezi.
24 Gjëja e të urtëvet (është) kurorë ndër ata, po gjëja e të marrëve (është) marrëzi.
25 Deshmitari i dreitë shpëton shpirtëra, po i rremi derth gënjeshtra.
26 Ndë frikët të Zotit (është) shpëres’ e fortë, edhe ndër djemt t’ati do të jetë mpshtetëje.
27 Frik’ e Zotit (është) gurrë jete, që mërgon nga kurthet’ e vdekëjesë.
28 Lavdia e mbëretit (është) ndë shumicët të gjëndëjesë, po prishëja e ati që zotëron (është) ndë pakicët të gjëndëjesë.
29 Zëmërë-gjëri (ka) urtësi të madhe, po zëmërë-ngushti shton marrëzinë.
30 Zëmër’ e shëndoshë (është) jet’ e kurmit, po cmiri (është) kalbësira e eshtëravet.
31 Kush shtrëngon të vobegunë, (shpërndëron) Bërësin’ e ati, po kush nderon atë, përdëllen të vobegunë.
32 I pabesi tmeronetë ndë pabesëri të ti, po i dreiti ka shpëresë ndë vdekëjet të ti.
33 Ndë zëmërët të mënçëmit prëhet’ urtësi, po ndë mest të marrëvet shpërfaqetë.
34 Dreitëria larton komp, po fali (është) turpëri gjëndëjesh.
35 Mbëreti ka mbë sy të mirë shërbëtorin’ e urtë, po zemërimi i ati (është) mb’ atë që bën turpëri.