1 Mos u mburr për ditën’ e nesërme, sepse nukë di se ç’do të piellë dita.
2 Le të të lavdëronjë tiatri, e mos gola jote, i huaji, e mos buzët’ e tua.
3 Guri (ësht’) i rëndë, edhe rëra s’mbaretë, po zemërimi i të marrit (është) më i rëndë se të dyja.
4 Mëria (ësht’) e ashpërë, edhe zemërata e hollë, po kush munt të qëndronjë përpara zëlisë?
5 Qërtimi i çfaqurë (është) më i mirë se dashuria e fshehurë.
6 Plagët’ e mikut (janë) të besësë, po të puthurat’ e arëmiqet (janë) të panumëruara.
7 Shpirtit nginjurë s’i ka ënda mjaltë hoje, po shpirtit urishim ç’do gjë e hidhurë (i vien) e ëmbëlë.
8 Posi zogu i mërguarë nga folej’ e ti, kështu (është) njeriu i mërguarë nga vëndi i ti.
9 Valëratë me erë e thimiamatë gëzonjënë zemërënë, edhe të ëmbëlët’ e mikut prej këshillesë zemërësë.
10 Mos hiq dorë nga miku yt, e nga miku i t’yt-et, edhe të mos hynjç ndë shtëpit të t’yt-vëllaj (kur gjënde) ndë ditë të zezë, (sepse) më i mirë (është) fëqiri i afërm, se vëllaj i largë.
11 Biri im, bënu i urtë, gëzo zëmërënë t’ime, që të kem se ç’t’i përgjegjem ati që më shan.
12 I urti sheh të ligënë që përpara (edhe) fshihetë, (po) të marrëtë venë pas, (edhe) mundonenë.
13 Merr rrobën’ e dorë-zënësit (për) të huajë, edhe merr penk prej ati, për të huaja.
14 Kush ngrihetë ndë mëngjes edhe bekon me zë të math të afërmin’ e ti, do të numëronetë si ai që e mallëkon.
15 Posi pika që s’pushon ndë ditët të shiut, (kështu ësht’) edhe ajo grua që i ka ënda të zihetë;
16 kush fsheh atë, fsheh erënë; edhe vali me erë (që fshihetë) ndë të diathtë t’ati klëthet.
17 Hekuri preh hekurinë, edhe njeriu preh faqen’ e mikut ti.
18 Kush ruan drurin’ e fikut do të hajë pemë nga ay, edhe kush ruan të zonë do të nderonetë.
19 Sikundrë nd’ ujët faqeja (sheh) faqenë, kështu edhe zemëra e njeriut te njeriu.
20 Hadhi edhe prishëja s’kanë të mbushurë, edhe syt’ e njeriut nukë mbushenë.
21 Argjëndi (shprovonetë) nga të shkrirëtë, edhe ari nga kamina, po njeriu nga gola e atyreve që e lëvduronjënë.
22 Edhe ndë shtypsh të marrin me shtypësinë ndë shtypec ndë mest të grurit shtypurë, marrëzia e ati nukë do të ndahetë prej ati.
23 Shiko të dish se si janë tufat’ e dhënet tu, edhe ki-ju kujdes mirë lopëvet,
24 sepse gjëja nukë (qëndron) kurdo, as kurora bres pas brezi.
25 Bari mbin, edhe bari i ngjomë përtërihetë, edhe barërat’ e malevet mbëlidhenë.
26 Shqeratë (janë) për rrobat’ e tua, edhe sqepëtë për pagën’ e arësë.
27 Edhe do të kesh mjaft klumësht dhish për të ngrënëtë t’at, për të ngrënët’ e shtëpisë s’ate, edhe për jetën’ e shërbëtorevet tua.