1 Të bërëtë gati të zemërësë njeriut, edhe të përgjegjurit’ e gluhësë, është prej Zotit.
2 Gjith’ udhët’ e njeriut dukenë të dreita ndër syt t’ati, po Zoti peshon frymatë.
3 Varë punët’ e tua te Zoti, edhe këshillimet’ e tu do të forconenë.
4 Zoti bëri të gjitha për vetëhen’ e ti, po edhe të paudhinë për ditën’ e keqe.
5 Zotit i vien të ndohëtë prej ç’do madhështori ndë zemërët, ndonëse dora rrok dorënë, po ay nukë do të jet’ i pafal.
6 Panomia qëronetë me anë të hirit të së vërtetësë, edhe njerëzitë prapsenë nga e keqeja me anë të frikësë Zotit.
7 Kur i pëlqenjënë Zotit udhët’ e njeriut, paqton edhe arëmiqt’ e ati bashkë me atë.
8 Më mirë pak e me të dreitë, se shumë pronje e me të paudhë.
9 Zëmëra e njeriut mendon udhën’ e ati, po Zoti drejton çapat’ e ati.
10 Fialë Perëndie është ndër buzët të mbëretit, gola e ati nukë fëlen ndë gjyqt.
11 Pesha e dreitë edhe zigarea janë të Zotit, gjithë peshat’ e thesit janë pun’ e ati.
12 Mbëretëret u vien të ndohëtë të punonjënë paudhë, sepse froni forconetë nga dreitëria.
13 Buzët’ e dreita janë të pëlqyera ndër mbëretërit, edhe duan’ atë që flet dreitë.
14 Zemërimi i mbëretit është zë-dhënësi i vdekëjesë, po njeriu i urtë e sbut atë.
15 Ndë dritët të faqesë mbëretit është jetë, edhe të mirët’ e ati është posi re shiu të ri.
16 Sa më mirë është të fitonjë njeriu dituri, se ar! Edhe më mirë të fitonjë urtësi, se argjënt!
17 Udh’ e të dreitëvet është të prapsenë nga e keqeja; kush ruan udhën’ e ti, ruan shpirtin’ e ti.
18 Madhështia shkon përpara prishëjesë, edhe të mbajturit’ e shpirtit mbë të math shkon përpara rënëjesë.
19 Më mirë të jetë ndonjë krye-unjurë bashkë me të përunjuritë, se të ndanjë plaçëka bashkë me madhështorët.
20 Kush ësht’ i mënçëm mbë punët, do të gjenjë mirë, edhe kush shpëren mbë Zotinë ësht’ i lumurë.
21 Ay që ësht’ i mënçëm ndë zemërët do të kluhet’ i urtë, edhe ëmbëlsira e buzëvet shton mësim.
22 Urtësia është gurrë jete te ay që e ka atë, po mësimi i të marrëvet është marrëzi.
23 Zemëra e të urtit urtëson golën’ e ati, edhe shton mësim ndër buzët t’ati.
24 Fialët’ e pëlqyera (janë) hojë mialte, ëmbëlsirë ndë shpirt, e shërim ndër eshtërat.
25 Ka udhë që i duketë njeriut e dreitë, po fundi i asaj ësht’ udhë vdekëje.
26 Kush punon, punon për vetëhen’ e ti, sepse gola e ati e shtrëngon atë.
27 Njeriu i lik rëmon të keqe, edhe ndër buzët t’ati është posi zjarr që diek.
28 Njeriu i shtrembëtë mbiell zënëje, edhe pështëllinjësi ndan më të dashuritë miq.
29 Njeriu shtrëngatës gënjen të afërmin’ e ti, edhe e bie mb’ udhët që s’ësht’ e mirë;
30 kur mbyll syt’ e ti, mendonetë të gjenjë (punë) të shtrembëta, tuke kafshuarë buzët’ e tia bën të keqenë.
31 Flokët’ e sbardhura janë kurorë lavdie që gjëndenë mb’ udhë të dreitërisë.
32 Zëmërë-gjëri (është) më i mirë se i forti; edhe ay që përmba shpirtin’ e ti, se ay që prish një qytet.
33 Shorta hidhetë ndë kuletët, po gjithë gjyqi i asaj (është) nga Zoti.