1 Edhe zia po rëndonej mbi dhet. 2 Edhe si mbaruanë së ngrëni drithinë që prunë nga Egjyptëria, i ati u tha atyre: Shkoni përsëri, (e) na blini pak drithë. 3 Edhe Judha i tha ati, tuke thënë: (Ay) njeriu na u përgjërua fort, edhe tha: S’më kini për të parë sytë, ndë mos (prufshi) bashkë me ju vëllanë tuaj. 4 Ndë dërgofsh vëllanë tënë, bashkë me ne, do të sbresëmë, e do të blejmë drithë, 5 po ndë mos (e) dërgofsh, nukë do të sbresëmë, sepse (ay) njeriu na tha: S’më keni për të parë sytë, ndë mos (qoftë) bashkë me ju vëllai juaj.
6 Edhe Israili tha: Përse ma bëtë këtë të keqe, e i dëftyetë njeriut se keni tietërë vëlla? 7 Edhe ata thanë: Njeriu (na) pyeti thellë për ne, e për gjëndëjenë tënë, tuke thënë: A rron më ati juaj? Keni (tiatërë) vëlla? Edhe (neve) iu përgjegjëm ati pas këti të pyeturi. Sos e dinim neve se do të thoshte: Birni vëllanë tuaj?
8 Edhe Judha i tha Israilit t’et: Dërgo dialthinë bashkë me mua, edhe le të ngrihemi, e të vemi që të rroimë, e të mos vdesëmë edhe neve, edhe ti, edhe djemtë tanë. 9 Unë të zotonem për atë, nga dora ime ta kërkonjsh, ndë mos ta prufsha atë ty, edhe ta vë përpara teje, atëhere le të jem fajtuar te ti për kurdo, 10 sepse të mos patëkeshim mënuarë, me të vërtetë tashi do t’ishim kthyerë dy herë.
11 Edhe Israili i ati atyreve u tha: Ndë (qoftë) kështu, bëni pra këtë: merrni ndër thasët tuaj nga më të miratë pemët’ e dheut, edhe shpirjani dhurata (ati) njeriut, pak vallsam, e pak mialtë, (e) erëra të mira, e myrrë, (e) arra, e mandorle, 12 merrni edhe dy piesa argjënt ndë duart tuaja, edhe atë argjëndinë që ishte kthyerë ndë grykët të thasëvet tuaj, birjani prap ndë duart tuaja, mbase u bë me të harruarë, 13 edhe merrni vëllanë tuaj, edhe ngrihi e kthehi te njeriu, 14 edhe Perëndia Fuqimadhi u dhashtë hirë përpara njeriut, që të dërgonjë me ju vëllanë tuaj tiatrinë, edhe Veniamininë; edhe unë, ndë qoftë se mbetem pa djem, le të mbetem.
15 Edhe njerëzitë si muarrë këto dhurata, muarrë edhe dy piesa argjënt ndë duart të tyre, edhe Veniaminë, edhe si u ngrenë, sbritnë ndë Egjyptëri, edhe qëndruanë përpara Josifit. 16 Edhe Josifi kur pa Veniaminë bashkë me ata, i tha kujdestarit shtëpisë ti: Shpierë njerëzitë ndë shtëpi, edhe therë një mish, e bëne gati, sepse njerëzitë do të hanë bukë bashkë me mua ndë mesditë. 17 Edhe njeriu bëri sikundrë foli Josifi, edhe njeriu shpuri njerëzitë ndë shtëpi të Josifit.
18 Edhe njerëzit’ u frikësuanë, sepse i shpunë ndë shtëpit të Josifit, edhe thanë: Për argjëndinë që ishte kthyerë ndë thasët tënë herën’ e parë, po na shpienë brënda, për të gjeturë shkak kundrë neve, e të hidhetë mbi ne, e të na marrë shërbëtorë (neve), edhe gomarëtë tënë. 19 Edhe iu afruanë kujdestarit shtëpisë Josifit, e i folnë ati ndë derët të shtëpisë. 20 Edhe i thanë: Të lutemi, zot, sbritëm herën’ e parë për të blerë drithë, 21 edhe kur erthmë ndë vënt për të rënë, hapëm thasëtë tënë, edhe na argjëndi i gjithësecilit (tek ishte) ndë grykët të thesit ti, argjëndi ynë i plotë, andaj e prumë prapë ndë duart tona, 22 prumë edhe tiatër’ argjënt ndë duart tona, për të blerë drithë, nukë dimë se kush na e vuri argjëntnë ndë thasët tanë.
23 Edhe ay tha: Paqtim mbë ju, mos frikësohi, Perëndia juaj, edhe Perëndia i atëravet tuaj, u dha juve thesar ndë thasët tuaj, argjëndi juaj erdhi tek unë. Edhe u nxori atyre Simeonë. 24 Edhe njeriu pruri njerëzitë ndë shtëpi të Josifit, edhe u dha ujë, e lanë këmbët’ e tyre, edhe u dha të ngrënë gomarëvet atyre. 25 Edhe ata bënë gati dhuratatë, gjersa të vinte Josifi ndë mesditë, sepse dëgjuanë se kishte për të ngrënë bukë atie.
26 Edhe kur erdhi Josifi ndë shtëpi, i prunë ati dhuratatë, që mbaninë ndë duart të tyre, ndë shtëpit, edhe i unjnë kryetë gjer përdhe. 27 Edhe i pyeti ata për shëndetnë, edhe tha: A është shëndoshë ata juaj, (ay) plaku që (më) pattë thënë? A rron më? 28 Edhe ata thanë: Shërbëtori yt, ata ynë është shëndoshë, edhe po rron. Edhe u unjnë e iu falnë.
29 Edhe (ay) kur shtiu sytë’ e ti, e pa Veniaminë të vëllanë prej një mëme, tha: Ky (është) vëllai juaj më i vogëli, që më pattë thënë për atë? Edhe tha: Perëndia të përdëlleftë, diali im. 30 Edhe Josifi shpejtoi (të thiqej), sepse po i përzihej barku përbrënda për të vëllanë, edhe kërkonte (vënt) për të klarë. Edhe si hyri ndë dhomët klau atie.
31 Pastaj lau faqen’ e ti, e hyri, edhe tuke mbajturë vetëhen’ e ti, tha: Vini bukë. 32 Edhe vunë veç për atë, e veç për ata, edhe për Egjyptianëtë që haninë bashkë me atë, veç, sepse Egjyptianëtë nukë munt të haninë bukë bashkë me Evrejtë, sepse Egjyptianët’ (e kishinë) këtë për të ndyrë. 33 Ndenjnë pra përpara ati, i paralinduri pas paralindëjesë ti, edhe më i vogëli pas vogjëlisë ti, edhe njerëzitë çuditeshinë njëri me jatrinë. 34 Edhe ay mori piesa përpara vetëhesë ti, (e ua dërgoi) atyreve, po piesa e Veniaminit ishte pesë herë më e madhe se e gjithësecilit nga ata. Edhe pinë, e u gëzuanë bashkë me atë.