1 Fialët’ e mbëretit Lemuil, profitia që i mësoi e ëma.
2 Ç’(është), biri im? Edhe ç’(është), dial’ i barkut t’im? Edhe ç’(është), biri i uratavet mia?
3 Mos i apsh fuqinë tënde gravet, as udhët’ e tua atyreve që prishnjënë mbëretëritë.
4 Nuk’ (është) për mbëretëritë, o Lemuil, nuk’ (është) për mbëretëritë të pinë verë, as për zotërinjtë (të pinë) të pira të forta,
5 se tuke pirë mos harronjënë nomnë, edhe shtrëmbëronjënë gjyqin’ e ati që shtrëngonetë.
6 Epuni të pira të forta atyre që janë të shtrënguarë, edhe verë atyre që kanë helmuarë shpirtinë,
7 që të pinë e të haronjënë vobezin’ e tyre, edhe mos kujtonjënë më fatin’ e tyre të zinë.
8 Hap golënë tënde për të pagolinë, për gjyqin’ e gjith’ atyre që janë të lënë.
9 Hap golënë tënde, edhe gjuko dreitë, edhe mburo të vobegunë e të nevolëshiminë.
10 Kush munt të gjenjë grua të mirë? Sepse e këtilla (është) shumë më e vëlyerë se margaritarëtë.
11 Zemëra e burrit asaj shpëren mb’ atë, edhe nukë do t’i shteretë gjë nga të shumatë.
12 Do t’i bierë ati të mira, e jo të këqia, gjithë dit e jetësë saj.
13 Kërkon lesh e li, edhe i k’ënda të punonjë me duart’ e saja.
14 Është posi lundra e tregjetarëvet: bie ushqimnë e saj për së largu.
15 Edhe ngrihetë kur është po natë, edhe ep të ngrënë ndë shtëpit të saj, edhe punë shërbëtorevet saja.
16 Vështron arë, edhe e blen, edhe vë vështë nga puna e duaret saja.
17 Ngjesh mezin’ e saj me fuqi, edhe forcon krahët’ e saj.
18 Ndien se tregjetia e saj ësht’ e mirë; kandilëj e saj nukë shuhetë natënë.
19 Vë dorën’ e saj ndë bosht, edhe mba ndë dorë të saj furkënë.
20 Hap dorën’ e saj ndër të vobeqt, edhe nden duart’ e saja ndër të nevolëshëmit.
21 Nuk’ i ka frikë borësë për shtëpin’ e saj, sepse gjithë shtëpia e asaj është veshurë me dy palë të veshura.
22 Bën mbulesa për vetëhen’ e saj; rroba e asaj (është) vishnje edhe e kuqe.
23 Burri i asaj njihetë ndër portat, kur rri ndë mest të pleqvet vëndit.
24 Bën pëlhurë të hollë, edhe e shet, edhe u ep breza tregjetarëvet.
25 (Është) veshurë me fuqi e me bukuri, edhe gëzonetë për motinë që vien.
26 Hap golën’ e saj me urtësi, edhe mbi gluhë t’asaj (është) nom dashurie.
27 Rri sgjuarë ndë qiveri të shtëpisë saj, edhe nukë ha bukë purtese.
28 Djemt’ e asaj ngrihen’ edhe e lavdëronjënë, po edhe burri i asaj e lavduron.
29 Shumë bila kanë qënë të vëlyera, po ti i kapërceve të gjitha.
30 Hiri (ësht’) i rrem, edhe bukuria e kotë, po gruaja që i ka frikë Zotit, ajo do të lavduronetë.
31 Epni asaj prej pemësë duaret asaj, edhe punët’ e asaj le ta lavdëronjën’ atë ndër portat.