1 Posi bora ndë verë, edhe posi shiu ndë të korrët, kështu nuk’ i ka hie nderi të marrit.
2 Sikundrë silletë zogu, sikundrë fluturon dellandysheja, kështu s’ka për të harriturë mallëkimi i paudhë.
3 Shufra (është) për kalënë, frëri për gomarinë, edhe shkopi për kurrizin’ e të marrëvet.
4 Mos iu përgjeq të marrit pas marrëzis’ ati, që të mos bënesh edhe ti shoqi i ati.
5 Përgjegjju të marrit pas marrëzis’ ati, që të mos jet’ i urtë ndër syt t’ati.
6 Kush dërgon gjëmë me dorë të marrit, pret këmbët’ (e tia) edhe pi dëm.
7 (Posi) shalët’ e të çalit që varenë padobi, (kështu ësht’) edhe fial’ e urtë ndë golët të marrëvet.
8 Posi ay që lith gurë ndë hobet, kështu ësht’ ay që i bën nderë të marrit.
9 (Posi) gjëmbi që nguletë ndë dorët të dejturit, kështu (ësht’) edhe fial’ e urtë ndë golët të marrëvet.
10 Njeriu i math ndyr të gjitha, edhe pajton të marrëtë, pajton edhe nom-prishësitë.
11 Posi qëni që kthenetë ndë të viellët të ti, (kështu edhe) i marri kthenetë ndë marrëzit të ti.
12 A pe njeri që kujton vetëhen’ e ti të urtë? Më tepërë shpëresë është nga i marri, se nga ay.
13 Kush purton thotë: Leon (është) mb’ udhë, leon (është) ndëpër rrugat.
14 Posi dera që silletë mbi boshtet të saj, kështu (sillet’ edhe) ay që purton mbi shtrat të ti.
15 Ay që purton ngjyen dorën’ e ti ndë kupët, (edhe) rëndonetë ta shpierë atë ndë golët të ti.
16 Ay që purton kujton vetëhen’ e ti më të urtë se shtatë të urtë që apënë mënt.
17 Kush shkon udhësë edhe përzihetë ndë qartë që nuk’ i (përpiek) ati, (i gjan) ati që zë qënë për veshësh.
18 Posi i çëmënduri që heth flakë, shëgjeta, e mort,
19 kështu ësht’ ay njeri që gënjen t’afërminë, edhe thotë: A nuk’ (e bëra) unë (këtë) tuke lozurë?
20 Tek s’ka dru zjarri shuhetë, edhe tek s’ka pështëllonjës qarta pushon.
21 Thëngjijtë (janë) për prushinë, edhe drutë për zjarrinë, edhe ay njeri që do qarta është për të dhezurë qarta.
22 Fialët’ e pështëllonjësit përpihen’ ëmbëlë, edhe sbresënë përbrënda barkut.
23 Buzët’ e dhezura edhe zëmëra e keqe, (janë posi) ndryshk argjëndi lyerë mbi enë të balttë.
24 Kush mërzit, e mpsheh me buzët e tia, edhe mendonetë kobim ndë zemërët të ti.
25 Kur flet me buzë mbë gaz, mos i beso, sepse ka shtatë (palë) ndyrësira ndë zëmërët të ti.
26 (Kush) mbulon të mërzituritë me kobim, dreqësia e ati do të çfaqetë ndë mest të përmbëledhëjesë.
27 Kush rëmon gropë do të bierë nd’ atë, edhe guri do të kthenetë mbi atë që e rrukullis.
28 Gluha e rreme mërzit ata që shtrëngonenë nga ajo, edhe gola gënjeshtare punon prishëje.