1 Dial’ i urtë (dëgjon) mësimin’ e t’et, po përqeshësi nukë dëgjon qërtim.
2 Njeriu do të hajë të mira nga pemët’ e golësë ti, po shpirti i të paudhëvet është shtrëmbëri.
3 Kush ruan golën’ e ti, ruan jetën’ e ti, po ay që është golë-sbrazëtë do të humbasë.
4 Shpirti ati që purton, dëshëron e s’ka, po shpirti i atyre që punonjënë do të nginjetë.
5 I dreiti mërzit fialën’ e rreme, po i pabesi ësht’ i qelbur’ e i turpëruarë.
6 Dreitëria ruan atë që ësht’ i mbarë mb’ udhët, po faltorin’ e prish pabesëria.
7 Ka (njeri) që bën vetëhenë për të pasurë, e s’ka farë-gjëje, (e ka njeri) që bën vetëhenë për të vobek, e (ka) shumë gjë.
8 Shpërblimi i shpirtit njeriut (është) gjëj’ e ati, po i vobegu nukë dëgjon qërtim.
9 Drita e të dreitëvet ndrit, po kandili i të pabesëvet do të shuhetë.
10 Vetëmë nga madhështia del zënëja, po urtësia është bashkë me ata që marrënë këshille.
11 Gjëja (fituarë) nga kotësira do të pakësonetë, po ay që mbëleth me dorën’ (e ti) do të madhonetë.
12 Ajo shpëresë që mënohetë likshton zemrënë, po kur vien ajo që ka mall për atë, (është) dru jete.
13 Ay që heth tej fialënë do të humbasë, po ay që i ka frikë porosisë, ky do të shpaguhetë.
14 Nomi i të urtit është gurrë jete, që mërgon nga kurthet’ e vdekëjesë.
15 Urtësia e mirë ep hirë, po udh’ e faltorëvet (të shpie) ndë humbëjet.
16 Ç’do njeri i urtë punon me mënt, po i marri sbulon marrëzinë.
17 I laimi i keq bie ndë të keqe, po laimësi i besësë (është) shërim.
18 Vobezi e turpëri (do të ketë) ay që heth tej mësimnë, po ay që ruan qërtimnë do të nderonetë.
19 Kur mbushetë dëshërimi kënaq shpirtinë, po të marrëvet u vien të ndohtë të prirenë nga e keqeja.
20 Kush ecën me të urtëtë do të jet’ i urtë, po shoku i të marrëvet do të thyenjë qafënë.
21 E keqeja ndiek faltorë, po të dreitëvet do t’u epet’ e mira.
22 I miri u lë trashëgim bijet të bijet, po gjëja e faltorit mbëlidhetë për të dreitinë.
23 Ara e të vobeqvet ep shumë ushqim, po disa humbasënë, sepse nukë shquanjënë të dreitënë.
24 Kush kërcen shkopin’ e ti, mërzit të birrë, po ay që e do, e mundon me kohë.
25 I dreiti ha gjersa t’i nginjetë shpirti, po barku i të pabesëvet do të shteretë.