Fialët’ e urta të Sollomonit.
1 Bir’ i urtë gëzon t’anë, po bir’ i marrë është hidhërim i s’ëmësë.
2 Thesarët’ e panomisë s’bënjënë dobi, po dreitëria të shpëton nga vdekëja.
3 Zoti nukë do të lërë shpirtin’ e të dreitit të vdesë nga uria, po pasëjen’ e të pabesëvet e përmbys.
4 Dor’ e purtuarë bie vobezi, po dor’ e ati që ka kujdes bën të pasurë.
5 Kush mbëleth ndë verë ësht’ i bir’ i urtësisë, kush flë ndë të korrët (ësht’) i bir’ i turpërisë.
6 Mbi kryet të dreitit (është) bekim, po shtrembëria mbulon golën’ e të pabesëvet.
7 I dreiti përmëndetë me bekim, po ëmëri i të pabesëvet kalbetë.
8 I urti nga zemëra do të marrë porosi, po i marri nga buzëtë do të pengonetë.
9 Kush ecën dreitë ecën mbarë, po kush shtrembëron nga udhët’ e tia do të shquhetë.
10 Kush bën me sy, bie të dhëmburë, po i marri nga buzëtë do të pengonetë.
11 Gol’ e të dreitit (është) gurrë jete, po shtrëmbëria mbulon golën’ e të pabesëvet.
12 Të mërzituritë bie zënëje, po dashuria mbulon gjithë faletë.
13 Ndë buzët të mënçëmit gjëndet’ urtësia, po shkopi është për kurrizin’ e atyre që s’kanë mënt.
14 Të urtëtë mbëledhënë mënt, po gola e madhështorit ësht’ afërë humbëjesë.
15 Të mirat’ e të pasurit (janë) qytet i thurë, (po) prishëja e të vobeqvet është vobezia e atyre.
16 Punët’ e të dreitit (janë) për jetë, pema e të pabesit (është) për fal.
17 Kush ruan mësimin e (gjëndetë) mb’ udhë të jetësë, po kush lë qërtimnë sillet’ andej e këtej.
18 Kush mbulon mërinë (ndënë) buzë të rreme, edhe kush nxier nga gola kallzim, ësht’ i marrë.
19 Ndër fialët të shuma nukë shteretë fali, po kush mba buzët’ e tia ësht’ i urtë.
20 Gluha e të dreitit ësht’ argjënt i sgjedhurë, zemëra e të pabesëvet (është) për mos gjë.
21 Buzët’ e të dreitit kullosënë shumë vetë, po të marrëtë vdesënë nga të papasuritë mënt.
22 Bekimi i Zotit bën të pasurë, edhe nd’ atë nukë do të shtonetë hidhërim.
23 I pamënçimi e ka të bërëtë keq posi lodrë, po dituria është për njerin’ e mënçim.
24 Frika e të pabesit do të vinjë mbi atë, po dëshërimi i të dreitëvet do të mbushetë.
25 Sikundrë shkon er’ e shakullit, kështu do të mos jet’ i pabesi, po i dreiti do të qëndronjë ndë jetët të jetësë.
26 Posi uthëlla ndër dhëmbët, edhe tymi ndër syt, kështu është purtesësi tek ata që e dërgonjënë.
27 Frik’ e Zotit shton dit, po viet e të pabesëvet do të pakësonenë.
28 Shpëresa e të dreitëvet do të jetë gëzim, po shpresa e të pabesëvet do të humbasë.
29 Udh’ e Zotit është forcë te i mbari, po te punëtorët’ e panomisë është humbëje.
30 I dreiti nukë do të tundetë ndë jetët të jetëvet, po të pabesëtë nukë do të rrinë ndë dhet.
31 Gol’ e të dreitit nxier dituri, po gluha gënjeshtare do të këputetë.
32 Buzët’ e të dreitit njohën’ atë që ësht’ e pëlqyerë, po gola e të pabesëvet njeh atë që ësht’ e shtrembëtë.