1 A nukë thërret dituria? Edhe nukë nxier zën’ e saj urtësia?
2 Qëndron ndë majët të vëndevet lartë përmbi udhët, ndë mest të udhëvet kryqe.
3 Thërret afërë portavet, ndë të hyrët të qytetit, ndë të hyrët të dyeret.
4 U thërres juve, o njerës, edhe zëri im (lëshonetë) te të bijet’ e njerëzet.
5 O të miturë, kupëtoni urtësi, edhe, o të marrë, fitoni zemërë të mënçëme.
6 Dëgjoni, sepse do të flas punëra të larta, edhe buzët’ e mia do të flasënë punëra të dreita.
7 Sepse gurmazi im do të flasë të vërtetënë, edhe buzëvet mia u vien të ndohtë nga pabesëria.
8 Gjithë fialët’ e golësë s’ime janë me dreitëri, s’ka kobim a të shtrëmbëtë ndër ato;
9 të gjitha janë të këthiellëta tek ay që kupëton, edhe të dreita ndër ata që gjënjënë mënt.
10 Merrmëni mësimnë, e jo argjëndinë, edhe mëndëjenë, më tepërë se arin’ e sgjedhurë.
11 Sepse dituria është më e mirë se gurët’ e paçimuarë, edhe gjithë kafshat’ e dëshëruarshime nukë janë kaqë të vëlyera, sa ajo.
12 Unë dituria rri bashkë me urtësinë, edhe gjënj mëndëjen’ e këshillevet urta.
13 Frik’ e Zotit (është) të mërzitnjë njeriu të keqenë; unë mërzit madhështinë, e mburresënë, e udhën’ e keqe, e golën’ e shtrembëtë.
14 Imeja është këshilleja, edhe siguria, unë (jam) mëndëja; imeja është fuqia.
15 Me anë t’ime të mbëretëronjënë mbëretëritë, edhe të parëtë presënë gjyq të dreitë.
16 Zotërinjtë zotëronjënë me anë t’ime, edhe njerëzit’ e mëdhenj, gjithë gjykatësit’ e dheut.
17 Unë dua ata që më duanë, edhe ata që të më kërkonjënë do të më gjënjënë.
18 Gjëja e lavdia është bashkë me mua, kafsha të mira që mbesënë, edhe dreitëria.
19 Pemët’ (e mia) janë më të mira se ari, edhe se ari i qëruarë; edhe drithi im, se argjëndi i sgjedhurë.
20 Ecënj mb’ udhë të dreitërisë, ndë mest të rrugavet gjyqit,
21 që të bënj ata që më duanë të trashëgonjënë kafsha të mira, edhe të mbush thesarët’ e atyreve.
22 Zoti më kishte ndë kryet të udhëvet ti, përpara punëvet ti, që përpara jetësë.
23 Që përpara jetësë më leu me val, që ndë kryet të herësë, pa qënë dheu.
24 Linda kur nuk’ ishin’ avysatë, kur nuk’ ishinë gurratë që buronjën’ ujëratë;
25 përpara se të themeloneshinë maletë, përpara kodravet; unë linda,
26 që kur s’kishte bërë dhenë, as fushatë, as majat’ e dheravet botësë.
27 Kur bënte gati qiejetë, un’ (ishnjam) atie; kur shënonte rreth përmbi faqet të avysësë,
28 kur qëndronte retë lart, kur forconte gurrat’ e avysësë;
29 Kur vinte nomin’ e ti ndë det, ujëratë të mos kapërceninë tej urdhëratën’ e ati; kur urdhëronte themelet’ e dheut,
30 atëherë ishnjam afër’ ati tuke punuarë; edhe unë ishnjam përditë të kënaqurit’ (e ati), e gëzuarë përherë përpara ati,
31 e gëzuarë ndë botët të dheut ati; edhe të kënaquritë t’im (ish) bashkë me të bijt e njerëzet.
32 Tashi pra dëgjomëni, o djem, sepse të lumurë jan’ ata që ruanjën’ udhët’ e mia.
33 Dëgjoni mësim, edhe bëhi të diturë, edhe mos e hithni tej.
34 Lum ay njeri që të më dëgjonjë, tuke ndenjurë squarë për ditë ndër dyert të mia, tuke priturë ndër pragjet të dyervet mia,
35 sepse kush të gjënjë mua, do të gjënjë jetë, edhe do të marrë hirë prej Zotit.
36 Po kush të fëlenjë tek unë, i bën keq shpirtit ti; gjith’ ata që më mërzitnjënë duanë vdekëje.