1 Edhe do të bënjç tendënë, dhietë kurtina prei vishnje të dredhura, e të qielluarta, e të porfyrta, e të kuqe, do t’i bënjç ato (me) qeruvimë të punuarë mieshtërisht. 2 Njërënë kurtinë njëzet e tetë kut të gjatë, e katrë kut të gjërë, gjithë kurtinatë mb’atë masë. 3 Të pesë kurtinatë do të piqenë njëra me tietrënë, edhe të pesë kurtinat’ (e tiera) do të piqenë njëra me tietrënë. 4 Edhe do të bënjç mbërthecëka të qielluarta mb’anë të kurtinësë parë, mbë ijet atie ku piqetë, kështu do të bënjç edhe ndë funt t’anësë kurtinësë (dytë), atie ku piqet’ e dyta, 5 do të bënjç pesëdhietë mbërthecëka njërësë kurtinë, e do të bënjç pesëdhietë mbërthecëka mb’anët të kurtinësë atie ku piqet’ e dyta, që të vinjënë kundruell mbërthecëkatë njëra me tietrënë. 6 Edhe do të bënjç pesëdhietë shtijëza t’arta, edhe me shtijëzat do të piekç kurtinatë njërënë me tietrënë, kështu tenda do të jetë një.
7 Edhe do të bënjç kurtina prei (lesh) dhish, për mbulesë mbi tendët; do të bënjç njëmbëdhietë këso kurtinash, 8 tridhietë kut të gjatë njërënë kurtinë, e katrë kut të gjerë njërënë kurtinë, të njëmbëdhietë kurtinatë (të jenë) mb’atë masë. 9 Edhe do të piekç të pesë kurtinatë veç, edhe të gjashtë kurtinatë veç, por të gjashtënë kurtinë do ta palosç nga faqeja e tendësë. 10 Edhe do të bënjç pesëdhietë mbërthecëka mb’anë të njërësë kurtinë të pastajmesë mbë të piekurit, edhe pesëdhietë mbërthecëka mb’anë të kurtinësë, që piqetë me të dytënë. 11 Do të bënjç edhe pesëdhietë shtijëza të ramta, edhe do të ngulç shtijëzatë ndë mbërthecëkat, edhe do të piekç tendënë që të jetë një. 12 Edhe tietrënë, që tepron nga kurtinat e tendësë, gjymësa e kurtinësë që ka mbeturë, do të varetë prapa tendësë. 13 Edhe një kut nga njëra ije, e një kut nga tietra ije, që ka mbeturë për së gjati nga kurtinat’ e tendësë, do të varetë përsipërë mbi ijet të tendësë andej e këtej, për të mbuluarë atë.
14 Edhe do të bënjç mbulesë për tendënë prei lëkurash deshësh të ngjyerë të kuqe, edhe mbulesë përsipërë, prei lëkurash çakajsh.
15 Edhe do të bënjç për tendënë dërrasa të drejta prei druje shittimi, 16 dhietë kut të gjatë njërënë dërrasë, e një kut e gjymësë të gjërë njërënë dërrasë. 17 Dy dorëza (të jenë) mbë njërënë dërrasë kundruell njëra tietrësë, kështu do të bënjç gjithë dërrasat’ e tendësë. 18 Edhe do të bënjç dërrasatë për tendënë, njëzet dërrasa prei anësë shiut nga mesdita. 19 Edhe përposh të njëzet dërrasavet do të bënjç dyzet shtresa të argjëntta, dy shtresa përposh njërësë dërrasë për të dy dhëmbët’ e asai, edhe dy shtresa përposh dërrasësë tietrë për të dy dhëmbët e asai. 20 Edhe (do të bënjç) njëzet dërrasa për anën’ e dytë të tendësë, nga an’ e borësë, 21 edhe të dyzet shtresat’ e argjëntta t’atyreve, dy shtresa përposh njërësë dërrasë, e dy shtresa përposh tietrësë dërrasë. 22 Edhe do të bënjç gjashtë dërrasa për anët’ e tendësë nga të perënduarëtë. 23 Do të bënjç edhe dy dërrasa për anët’ e tendësë mbë të dy ijet, 24 edhe do të piqenë përposh, edhe do të piqenë bashkë përsipërë, me një rreth; kështu do të jetë për ato të dyja, do të jenë për të dy anët. 25 Edhe do të jenë tetë dërrasa, edhe shtresat’ e atyre të argjënttatë, gjashtëmbëdhietë shtresa, dy shtresa përposh njërësë dërrasë e dy shtresa përposh tietrësë dërrasë. 26 Edhe do të bënjç shule prei druje shittimi, pesë për dërrasat’ e njërës’ anë të tendësë, 27 edhe pesë shule për dërrasat’ e tietrës’ anë të tendësë, edhe pesë shule për dërrasat e anësë tendësë për ijenë nga të perënduarëtë; 28 edhe shuli i mesëm që (është) ndë mest të dërrasavet, do të shkonjë anë mb’anë. 29 Edhe do të mbulonjç dërrasatë përqark me ar, edhe rrathët’ e atyreve do t’i bënjç t’artë, (që të jenë) vëndet’ e shulevet; edhe do të mbulonjç shuletë përqark me ar. 30 Edhe do të ngrehç tendënë pas asai mëndyre që t’u dëftye ndë malt.
31 Edhe do të bënjç kurtinë të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqe, e vishnje të dredhurë, me punë mieshtërie; do të jetë ndërtuarë me qeruvimë. 32 Edhe do të varç atë mbi katrë shtylla prei shittimi mbuluarë përqark me ar; grepat’ e atyreve (të jenë) të artë, mbë të katrë shtresat’ e argjëntta. 33 Edhe do të varç kurtinënë ndënë shtijëzat, që të bieç atie, përbrënda tendësë, arkën’ e deshmimit; edhe kurtina do të jetë për ju një të ndarë ndërmest vëndit mirë e shën-vëndit.
34 Edhe do të vësh shpërblimtorenë mbi arkët të deshmimit, ndë shën-vëndinë. 35 Edhe do të vësh truvezënë përjashta kurtinësë, edhe kandilenë kundruell truvezësë nga an’e shiut të tendësë, edhe truvezënë nga an’ e borësë.
36 Edhe për derën’ e tendësë do të bënjç plafa të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuq’, e vishnje të dredhurë, (e) punë të qëndisurë. 37 Edhe për plafinë do të bënjç pesë shtylla prei shittimi, edhe do t’i mbulonjç përqark me ar; grepat’ e atyreve (të jenë) të artë; edhe do të derthç për ata pesë shtresa të ramta.