1 Më mirë (të kesh) emërë të mirë se shumë gjë, hirë të mirë, se argjënt e ar.
2 I pasur’ e i vobek piqenë bashkë; Zoti (është) Bërësi këtyre të dyve.
3 I urti sheh të keqenë që përpara, edhe fshihetë, po të marrëtë shkonjënë përpara, edhe mundonenë.
4 Shpagesa e të përunjurit, edhe frika e Zotit, (është) pasëje, e lavdi, e jetë.
5 Driza e kurthe (janë) mb’ udhët të shtrembëtit; kush ruan shpirtin’ e ti, do të jetë lark nga ato.
6 Mëso dialënë ndë të nisurit të udhës’ ati, edhe nukë do të largonetë nga ajo as kur të plaketë.
7 I pasuri urdhëron të vobeqtë; edhe ay që huhetë (është) shërbëtori i ati që huan.
8 Kush mbiell panomi do të korrë mundime; edhe stapi i të sharit ati nukë do të hiqetë.
9 Kush ka sy të mirë, do të bekonetë: sepse i ep të vobegut prej bukësë ti.
10 Dëbo përqeshësinë, edhe do t’ikënjë qarta, edhe të zënët’ e të sharëtë do të pushonjënë.
11 Kush do të qëruarët’ e zemërësë, për hirin’ e buzëvet ati mbëreti do të jetë miku i ati.
12 Syt’ e Zotit ruanjënë mëndëjenë, po punët’ e të paudhit i kthen përmbys.
13 Kush purton thotë: Leon (është) jashtë, do të vritem ndë mest të rrugavet.
14 Gola e (gruasë) huajë është grop’ e thellë; ay që mërzitetë prej Zotit, do të bierë brënda nd’ atë.
15 Marrëzia është lidhurë bashkë me zemërën’ e çunit, stapi i mundimit do t’e ndanjë atë prej ati.
16 Kush shtrëngon të vobegunë për të shtuarë pasëjen’ e ti, edhe kush i ep të pasurit, me të vërtetë (do të ketë) nevolë.
17 Vërë veshnë, edhe dëgjo fialët’ e të urtëvet, edhe ngjit zëmërënë tënde pas mëndëjesë s’ime,
18 sepse (janë) të ëmbëla, ndë i ruajç ndë zemërët tënde, edhe do të ngjitenë bashkë mbi buzët të tua.
19 Që të kesh shpëresënë tënde mbi Zotinë, të mësova (këto) këtë ditë, po më fort ty.
20 A nukë të shkrova ty shumë herë këshille e mënt,
21 që të të bënj të njohç sigurin’ e fialëvet vërteta, që t’u përgjegjesh fialë të vërteta atyreve që të dërgonjënë ty?
22 Mos svish të vobegunë, sepse ësht’ i vobek, as mos shtrëngo fat-keqinë ndë portët,
23 sepse Zoti do të vështronjë gjyqin’ e atyreve, edhe do të sveshë shpirtin’ e atyreve që sveshnë ata.
24 Mos ki miqësi me njeri zemërak, as mos ecë bashkë me njeri zemërak,
25 se mos xësh udhët’ e ati, edhe bie ndë kurth shpirti yt.
26 Të mos jesh nga ata që apënë dorënë, nga ata që bënenë dorë-dhënës për detyrë.
27 Kur s’ke me se të lajsh, përse të marrënë shtratinë tënt (që ke) përposhtë?
28 Mos çkul kufinj të vietërë, që kanë vënë atërit’ e tu.
29 A pe njeri që ësht’ i zoti ndë punëratë të tia? Ay do të rri përpara mbëretëre, nukë do të rri përpara të poshtëre.