1 Më i mirë ësht’ i vobegu që ecën ndë të tërët të ti, se (i pasuri) që shtrëmbëron buzët’ e tia, edhe është pa mënt.
2 Shpirt pa mënt me të vërtetë nuk’ (është) gjë e mirë; edhe kush nxiton këmbëtë, pengonetë.
3 Marrëzia e njeriut shtrëmbëron udhën’ e ati, edhe zemëra e ati mpeshon mbë Zotinë.
4 Gjëja shton shumë miq, po nga i vobegu heq dorë (edhe) miku i ti.
5 Deshmitari i rrem nukë do të mbetetë pamunduarë, edhe kush flet gënjeshtra nukë do të shpëtonjë.
6 Shumë (vetë) përkëdhelënë faqen’ e të parit, edhe kushdo është miku i ati njeriu që ep.
7 Të vobegun’ e mërzitnjënë gjithë të vëllezëritë; sa më tepërë do të mërgonenë nga ay miqt’ e ati? Ay vete pas tuke klithurë, po ata nukë (përgjigjenë).
8 Kush fiton dituri do shpirtin’ e ti; kush ruan urtësi do të gjenjë mirë.
9 Deshmitar’ i rrem nukë do të mbetetë pa munduarë; edhe kush flet gënjeshtra do të vdiretë.
10 Kënaqëja nuk’ i vëlen të marrit; shumë më tepërë shërbëtorit, të urdhëronjë zotërinë.
11 Urtësia e njeriut përmbëleth zemërimin’ e ati, edhe është lavdi për atë të mos shohë falinë.
12 Zemërimi i mbëretit është posi ulërimë leoni, po miqësia e ati (është) posi vesa mbi barinë.
13 Bir’ i marrë (është) prishëja e t’et; edhe të zënat’ e gruasë (janë) si pika që s’pushon.
14 Shtëpi e gjë trashëgonenë nga atëritë, po gruaja e urtë nga Zoti.
15 Purtesa heth (njerinë) ndë gjumë të rëndë, edhe shpirti i papunë do të ketë uri.
16 Kush ruan porosinë, ruan shpirtin’ e ti, po ay që përmbys udhët’ e tia do të vdiretë.
17 Kush përdëllen të vobegunë huan Zotinë, edhe do t’i shpaguhetë.
18 Mundo t’ët-bir gjer sa është shpëresë, po le të mos të dhizetë shpirti, gjersa ta vraç atë.
19 Zemëraku do munduarë, sepse edhe ndë e lërofsh (atë), përsëri do t’e bënjç (atë punë).
20 Dëgjo këshille e prit mësim, që të bënesh i diturë më ndë funt.
21 Shumë mendime janë ndë zemërët të njeriut, po këshillëja e Zotit do të qëndronjë vetëmë.
22 Nderi i njeriut (është) të mirët’ e ati; edhe i vobegu (është) më i mirë se gënjeshtari.
23 Frik’ e Zotit bie jetë, edhe do të bierë (të flerë) nginjurë, ndonjë e ligë nukë do t’e gjenjë.
24 Ay që purton ngjyen dorën’ e ti ndë kupët, edhe nukë do ta kthenjë as ndë golët të ti.
25 Ndë frushkullofsh përqeshësinë, i mituri do t’e ketë ndër mënt, edhe ndë qërtofsh t’urtinë, do të xënjë mënt.
26 Kush shpërnderon tanë, e shtyn t’ëmënë, (është) një bir që bën turpëri e të sharë.
27 Pusho, o biri im, së dëgjuari mësim që të praps nga fialët’ e të kupëtuarit.
28 Deshmitar’ i paudhë përqesh të dreitinë, edhe gola e të paudhëvet përpin paudhëri.
29 Gjyqe bënenë gati për përqeshësit, shqepë për kurrizin’ e të marrëvet.