1 Edhe Jakovi kur shtiu syt, e pa, edhe na Isafi tek po vinte, edhe bashkë me atë katrë qint burra, edhe (Jakovi) u ndau djemtë Leahës’ e Rahilësë, edhe të dy shërbëtorevet.
2 Edhe vuri ndë ballt shërbëtoret’ edhe djemt’ e atyreve, edhe Leahën’ e djemt e asaj prapa, edhe Rahilën’ edhe Josifinë më ndë funt. 3 Edhe ay shkoi përpara atyreve, edhe unji vetëhen’ e ti gjer përdhe shtatë herë, gjersa iu afrua të vëllat. 4 Edhe Isafi u sul e i dolli përpara, edhe e pushtoi, e e rroku për qafe, e e puthi, edhe klanë.
5 Edhe ay kur shtiu syt’ e pa grat’ edhe djemtë, tha: Ç’i ke këta? Edhe ky tha: (Janë) djemtë që i fali Perëndia shërbëtorit tënt. 6 Atëhere u afruanë shërbëtoretë, edhe djemt’ e atyreve, edhe iu falnë, 7 kështu u afruan’ edhe Leaha, edhe djemt’ e asaj, edhe iu falnë, edhe pastaj u afrua Josifi edhe Rahila, edhe iu falnë.
8 Edhe (ay) tha: Ç’(janë) gjithë këto kafshët’ e tua që gjeta përpara? Edhe ky tha: Që të gjenj hirë përpara tim zot. 9 Edhe Isafi tha: Kam shumë, o vëllathi im, ki ti të tuatë. 10 Edhe Jakovi tha: Mos, të lutem, ndë paça gjeturë hirë përpara teje, prit dhurëtinë time nga duart’ e mia, sepse për këtë pashë faqenë tënde, sikur të kishnjam parë faqen’ e Perëndisë, edhe ty t’erth mirë, 11 të lutem, merr bekimet’ e mi, që t’i kam prurë ty, sepse më përdëlleu Perëndia, edhe kam të gjitha. Edhe (ay) e nxitoi atë, edhe (ky) i mori. 12 Edhe (ay) tha: Le të ngrihemi e të vemi, edhe unë do të vete përpara teje. 13 Edhe (Jakovi) i tha ati: Im zot e di se djemt’ e mi (janë) të ngjomë, edhe kam me vetëhe edhe dhën të mbarsura e lopë, edhe ndë i nxitofsha ato një ditë, gjithë tufa do të ngorthnjë. 14 Të lutem, le të shkonjë im zot përpara shërbëtorit ti, edhe unë do t’i vete pas ngadalë, pas të ecurit bagëtivet që janë përpara meje, edhe pas të ecurit djemvet vogjilë, gjersa t’ia harrinj tim zot ndë Seir. 15 Edhe Isafi tha: Le të lë pra bashkë me ty (disa vetë) nga njerëzitë që janë me mua. Edhe ay tha: Përse këtë? (mjaft më është që) gjeta hirë përpara tim zot.
16 Isafi pra u kthye atë ditë nd’udhë të ti ndë Seir.
17 Edhe Jakovi shkoi ndë Sukkoth, edhe ndërtoi shtëpi për vetëhen’ e ti, edhe bëri tenda për bagëtit’ e tia, përandaj ja vuri emërin’ ati vëndi Sukkoth [tenda].
18 Edhe Jakovi si u kthye nga Padan-arami, erdhi ndë Shalem, që është ndë dhet të Hanaanit, edhe ngrehu tendatë përpara qytetit. 19 Edhe bleu piesën’ e arësë, atie ku ngrehu tendën’ e ti, nga të bijt’ Hamorit, t’et Shehemit, për një qint argjënde. 20 Edhe ngrehu atie therore, edhe e kluajti El-ellohe-Israil [Perëndi Perëndia i Israilit].