1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko te Faraoni, e i thuaj: Kështu thotë Zoti Perëndia i Evrevet: Lësho gjëndëjenë time të më lusnjënë, 2 sepse, ndë mos daç t’i lëshonjç, e ndë i mbanjç ata edhe më, 3 na dora e Zotit tek do të jetë mbi bagëtit (që janë) ndë fushët, (e) mbi kuajt, (e) mbi gomarët, (e) mbi kamillet, (e) mbi qet, e mbi dhënt, murtajë fort e rëndë, 4 edhe Zoti do të ndanjë bagëtit’ e Israilit nga bagëtit e Egjyptianëvet, edhe nga të gjithë (që janë) të bijet Israilit nukë do të ngordhë asnjë. 5 Edhe Zoti dau kohënë, e tha: Nesërë Zoti do të bënjë këtë punë ndë dhet.
6 Edhe Zoti bëri këtë punë nesëret, edhe ngorthnë gjithë bagëtit’ e Egjyptianëvet, po nga bagëtit’ e të bijet Israilit nukë ngordhi asnjë. 7 Edhe Faraoni dërgoi të (shihte), edhe na tek s’kishte ngordhur’ asnjë nga bagëtit’ e Israilit, edhe zemëra e Faraonit u ashpërua, e nukë lëshoi gjëndëjenë.
8 Atëhere Zoti i tha Moisiut edhe Aaronit: Mbushni duartë tuaia me hi furre, edhe le t’e shpërndanjë atë ndëpër qiell Moisiu përpara Faraonit, 9 edhe do të bënetë mbi njerëzit, e mbi bagëtit’ të nxehëtë që u dalënë koqeza me qelp njerëzet, e bagëtivet, ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
10 Muarrë pra hirin’ e furrësë, edhe qëndruanë përpara Faraonit, edhe Moisiu e shpërndau atë ndë qiell, edhe u bë një të nxehëtë, që u duallë koqeza me qelp njerëzet, e bagëtivet, 11 edhe magjestarëtë s’mundinë të qëndroninë përpara Moisiut, nga puna e të nxehëtit, sepse të nxehëtitë ishte mbi magjestarët, e mbi të gjith’ Egjyptianët. 12 Edhe Zoti i ashpëroi zemrënë Faraonit, edhe nuk’ u dëgjoi atyre, sikundrë i foli Moisiut Zoti.
13 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ngreu heret ndë mëngjes, edhe qëndro përpara Faraonit, e i thuaj: Kështu thotë Zoti Perëndia i Evrevet: Lësho gjëndëjenë time, që të më lusnjënë, 14 sepse këtë herë do të dërgonj gjithë plagët’ e mia mbi zemrët tënde, e mbi shërbëtorët e tu, e mbi gjëndëjenë tënde, që ta njohç se nuk’ (ësht’) asndonjë posi unë ndë gjithë dhenë, 15 sepse tashi do të ndej dorënë time, edhe do të bie ty, edhe gjëndëjesë sate me murtajë, edhe do të vdiresh nga dheu, 16 edhe për këtë punë të ruajta, që të dëftenj ty fuqinë time, që të leçitet’ emëri im ndëpër gjithë dhenë; 17 edhe më je kryelartë mbi gjëndëjenë time, që të mos e lëshonjç atë? 18 Na nesërë mbë këtë kohë tek do të bënj të bierë breshër fort i rëndë, që s’ka rënë kurrë ndonjë herë ndë Egjyptëri, që atë ditë që u themelos gjer tashi, 19 tashi pra dërgo të mbëlethç bagëtit’ e tua, edhe gjithë sa ke ndëpër fushat, (sepse) çdo njeri e shtëzë, që të gjëndetë ndëpër fushat, e të mos bihenë ndë shtëpi, e të bierë breshëri mbi ato, do të vritenë.
20 Ay që i pat frikë fialësë Zotit nga shërbëtorët’ e Faraonit, mbëlodhi shpejt ndëpër shtëpit shërbëtorët’ e ti, e bagëtit’ e tia, 21 po kushdo që s’i vuri vesh fialësë Zotit, la shërbëtorët’ e ti, e bagëtit’ e tia ndëpër fushat.
22 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ndej dorënë tënde mbë qiell, edhe do të bierë breshër mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë, mbi njerëzit, e mbi bagëtit, e mbi gjithë barin’ e fushësë ndë dhe të Egjyptërisë.
23 Edhe Moisiu ndejti stapin’ e ti mbë qiell, edhe Zoti dërgoi bubullima e breshër, edhe shkonte zjarri mbi dhet, edhe Zoti lëshoi breshër mbi dhet të Egjyptërisë. 24 Edhe ishte breshër e zjarr përzierë me breshër, kaqë i rëndë, sa s’pat rënë kurrë mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë, që kurë se u bë komp.
25 Edhe breshëri i ra gjithë çdo gjëje ndë fushat të dheut gjith’ Egjyptërisë, që mbë njeri, gjer mbë bagëti, edhe breshëri i ra gjithë barit fushësë, edhe theu gjithë drunjt’ e fushësë.
26 Vetëmë ndë dhe të Goshenit, atie ku (ishinë) të bijt’ e Israilit, nukë ra breshër.
27 Atëhere Faraoni dërgoi, e thirri Moisinë edhe Aaroninë, e u tha atyre: Këtë herë fëleva, Zoti (qënëka) i drejtë, po unë edhe gjëndëja ime (qënëkemi) të shtrembëtë. 28 Luti Zotit, që të pushonjënë së rëni bubullima Perëndie e breshër, edhe unë do t’u lëshonj, edhe nukë do të mbeti më. 29 Edhe Moisiu i tha ati: Posa të dal nga qyteti, do të ndenj duart’ e mia te Zoti, bubullimatë do të pushonjënë, edhe breshëri nuk do të bierë më, që ta njohç, se dheu (ësht’) i Zotit, 30 po ti edhe shërbëtorët’ e tu, e di se nukë do t’u marrë frika nga faqeja e Zotit Perëndisë. 31 Edhe (breshëri) i ra lirit e elbit, sepse elbi kishte zënë kallī, edhe liri ishte bërë kallam, 32 po gruri edhe tërshëra nuk’ u vranë, sepse ishinë të kërthinja.
33 Edhe Moisiu dolli jashtë qytetit nga Faraoni, edhe ndejti duart’ e tia te Zoti, edhe bubullimat’ e breshëri pushuanë, edhe nuk ra pikë shiu mbi dhet. 34 Edhe Faraoni kur pa se pushoi shiu e breshëri e bubullimatë, zuri përsëri të fëlente, edhe ashpëroi zemërën’ e ti, ay edhe shërbëtorët’ e ati. 35 Edhe iu ashpërua zemëra Faraonit, edhe nukë lëshoi të bijt’ e Israilit, sikundrë foli Zoti me anë të Moisiut.