1 Kështu i thotë Zoti të lyerit ti, Qyrit, që i mbajta dorën’ e diathtë, që të vë ndënë pushtet kombatë përpara ati; edhe do të sgjith mezin’ e mbëretëret, që të hap të dy fletët’ e dyeret përpara ati, edhe portatë nukë do të mbyllenë.
2 Unë do të shkonj përpara teje, edhe do të drejtonj udhët’ e shtrembëta, do të thyenj dyert’ e ramta, edhe do të këput llozat’ e hekurtë.
3 Edhe do të të ap thesarë (ruajturë nd’) errësirë, edhe gjë mbuluarë ndër vënde të fshehëtë, që ta dish se unë (jam) Zoti, që të kluanj me emërë, Perëndia i Israilit.
4 Për Jakovinë shërbëtorinë t’im, edhe për Israilinë të sgjedhurinë t’im të kluajta më fort me emërinë tënt, të vura emërë, ndonëse nukë më njohe.
5 Unë jam Zoti, edhe nuk’ është tietrë. S’ka Perëndi përveç meje, unë të ngjesha, ndonëse nukë më njohe,
6 që ta dinë nga lint dielli e nga perëndon, se përveç meje s’ka asndonjë; unë (jam) Zoti, edhe s’ka tietrë;
7 unë që ndërtova dritënë, edhe bëra errësirënë; unë që bënj paqtim, edhe ndreq të keqe; unë Zoti bënj këto të gjitha.
8 Pikoni vesë prej së larti, o qieje, edhe retë le të rriedhënë dreitëri; le të hapetë dheu, edhe le të piellë shpëtim, edhe le të mbinjë dreitëri bashkë: unë Zoti bëra këtë.
9 Mjer ay që hahetë me Ndërtesëtarin’ e ti! (Le të hahen’) enët’ e baltta me enët e baltta të dheut. A munt t’i thotë balta ati që e gatuan: Ç’bën? A puna jote: Se ky s’ka duar?
10 Mjer ay që i thotë t’et: Ç’piell? A gruasë: Përse ke të dhëmbura barku?
11 Kështu thotë Zoti Shënjti i Israilit, edhe Ndërtesëtari i ati: Pyetmëni për ato që do t’u gjanjënë t’im-bijve, edhe urdhëromëni për punën’ e duaret mia.
12 Unë ndërtova dhenë, edhe bëra njerinë mbi atë; unë ndejta qiejetë (me) duart’ e mia, edhe i dhashë urdhër gjith’ ushtëris’ atyreve.
13 Un’ e ngrita atë për dreitëri, edhe do të drejtonj gjith’ udhët’ e ati; ay do të ndërtonjë qytetinë t’im, edhe do të këthenjë sklleft’ e mi, jo me shkëmbesë, as me dhurata, thotë Zoti i ushtërivet.
14 Kështu thotë Zoti: Mundimi i Egjyftërisë, edhe tregjetia e Ethiopisë, edhe të Sabeanëvet, burravet shtat-gjatë, do të shkonjënë te ti, edhe do të jenë të tutë; do të të vinjënë pas, do të shkonjënë me vargje (hekurash), edhe do të të falenë, e do të të lutenë, e do të thonë: Me të vërtetë Perëndia (është) me ty, edhe s’ka tietrë Perëndi.
15 Me të vërtetë ti (qënëke) Perëndia i fshehuri, o Perëndia i Israilit, Shpëtimtari.
16 Këta të gjithë do të turpëronen’ e do të marrohenë; punëtorët’ e idhullavet do t’ikënjënë me faqe të zezë (të gjithë) bashkë.
17 Edhe Israili do të shpëtonjë me anë të Zotit me shpëtim të përjetëshim, nukë do të turpërohi as nukë do të marrohi për gjithë jetënë.
18 Sepse kështu thotë Zoti, ay që bëri qiejetë, ay Perëndia që gatoi dhenë edhe e bëri, që ay vetë forcoi atë, e ndërtoi atë jo kot, (po) e gatoi atë për të ndenjurë njerës nd’atë; unë jam Zoti, edhe s’ka tietrë.
19 Nukë fola fshehurazi, (as) ndë vënt t’ errëtë të dheut; nuk’ i thashë farësë Jakovit: Kërkomëni kot; unë jam Zoti, që flas dreitëri, që ap zë për të dreitënë.
20 Mbëlidhi edhe eni, afrohi bashkë, ju të shpëtuarët’ e kombavet; s’kanë mënt sa ngrenë drun’ e gëdhëndurë të tyren, edhe i falenë një perëndie që nukë munt të shpëtonjë (tiatrinë).
21 Tregoni, edhe bini (ata) afërë, po më fort le të këshillonenë bashkë: kush dha zë për këtë që së krejsë here? (Kush) e dëfteu këtë që atë kohë? As po jo unë Zoti? Edhe s’ka tietrë Perëndi përveç meje; Perëndi të dreitë e shpëtimtar, s’ka përveç meje.
22 Shihmëni, edhe shpëtoni, ju gjith’ anët’ e dheut, sepse unë (jam) Perëndia, edhe s’ka tietrë.
23 Bëra be për vetëhenë t’ime, fiala dolli nga gola ime me të dreitë, edhe nukë do të këthenetë, se ç’do gju do t’unjetë përpara meje, ç’do gluhë do të bënjë be (mbë mua).
24 Me të vërtetë do të thonë për mua: Dreitëria edhe fuqia (është) te Zoti, te ay do t’afronenë, e do të turpëronenë gjith’ ata që mërihenë kundrë ati.
25 Gjithë fara e Israilit mbë Zotinë do të dalë e dreitë, e do të lëvdonetë.