1 Ndë gjaftë ndonjë të ndarë ndë mest të njerëzet, edhe të vinjënë mbë gjyq, e t’i gjukonjënë, atëherë të nxierrënë të dërejtë të dërejtinë, edhe të dënonjënë faltorinë. 2 Edhe faltori ndë është për të rrahurë, gjukatësi të urdhëronjë ta venë poshtë, edhe t’i bienë me ca shqepë përpara atij pas falit atij. 3 Dyzet shqepë munt t’i bierë atij, jo më tepërë, mbase, shton t’i bierë atij më tepërë se këto me shumë frushkullimë, duketë yt-vëlla i ndyrë ndër syt të tu.
4 Mos i mbëçelsh golënë kaut kur shin.
5 Ndë ndenjshinë bashkë vëllezër, edhe të vdesë njëri nga ata, e të mos ketë djem, gruaja e të vdekurit të mos martonetë me të huajë: i vëllai burrit asaj të hynjë te ajo, edhe ta marrë atë për grua, edhe t’i lanjë asaj detyrën’ e kunatit. 6 Edhe diali i parë që të lintnjë të kluhetë mb’ emërit të vëllait vdekurë, edhe të mos shuhet’ emëri i atij nga Israili. 7 Po ndë mos i pëlqeftë njeriut të marrë gruan’ e të vëllait, atëherë gruaja e të vëllait le të vejë ndë derë te pleqtë, e le të thotë: I vëllai burrit t’im s’do të ngrerë emërin’ e të vëllait ndë Israil, s’do të më lanjë detyrën’ e kunatit. 8 Atëherë pleqt’ e qytetit atij, të thërrasën’ atë, e t’i flasënë; edhe ay ndë qëndroftë, e të thotë: S’ më pëlqen ta marr, 9 atëherë gruaja e të vëllait të vinjë te ay përpara pleqet, edhe të sgjithnjë shollëzën’ e atij prej këmbës’ atij, edhe ta mpshtynjë ndër sy, edhe të përgjegjet’ e t’i thotë: Kështu do t’i bënet’ atij njeriu, që s’do të ndërtonjë shtëpin’ e të vëllat. 10 Edhe emëri i atij do të kluhetë ndë Israil: Shtëpia e atij që ka sgjidhurë shollëzënë.
11 Ndë qoftë se zihenë njerës shoq me shoq, edhe gruaja e njërit afronetë për të shpëtuarë burrin’ e saj nga dora e atij që e rreh, edhe të ndenjë dorën’ e saj, e ta zërë nga mboletë, 12 atëherë t’i preç dorën’ asaj, mos të kursenetë syri.
13 Të mos kesh ndë thest tënt ç’do duar zigjesh, të math e të vogëlë. 14 Të mos kesh ndë shtëpit tënde ç’do duar masash, të madhe e të vogëlë. 15 Të kesh ziq të vërtetë e të dërejtë, që të shumohenë dit’ e tua mb’ atë dhe që t’ ep Zoti Perëndia yt. 16 Sepse gjith’ ata që bënjënë këto, gjith’ ata që bënjënë pa udhë, janë të ndyrë te Zoti Perëndia yt.
17 Kujtohu se ç’të bëri Amaliku mb’ udhë, si dualltë nga Egjyftëria: 18 me ç’mëndyrë të dolli kundrë mb’ udhë, edhe të preu njerëzit’ e prapsëm, gjith’ ata të pafuqishëmitë që ishinë prapa teje, kur ishje lodhur’ e këputurë, edhe s’pat frikë Perëndinë. 19 Përandaj Zoti Perëndia yt si të dha të prëjturë nga të gjith’ arëmiqt’ e tu rreth e rrotullë, nd’ atë dhe që t’ ep Zoti Perëndia yt për trashëgim që ta trashëgonjç, atëherë të shuajsh emërin’ e Amalikut përposhtë qiellit: të mos harrojsh.