Kapitulli II
5 Ata të vetë të klenë kloftë ndë juu , qi anshtë ndë Krishtnë Jezu; 6 ai tue klenë mbë kambë të Tinëzot, nuk kujtoi me baam të grabitunë tue klenë njëmend me Tenëzonë, 7 por ai vetëvetëhenë përvu, tue marrë shembëlltyrë për shërbëtuor vutë mbë shembëlltyrë të nierëzet, e për të paanë u gjet porsi nierii, 8 përvu vetëvetëhenë, e u përvu djerie saa përzuu mortt, e n’mordijet së kryqsë. 9 E për këta Zotynë e madhështoi aq fort, saa i dha emënë të madh përmbii gjithë emënë, 10 përse pr’emënë të Jezut gjithë glunjë të vihetë mbë glunjë n’kafshëshit së qiellet e n’kafshëshit së dheut e n’kafshëshit së ferrëssë, 11 e gjithë gluhë ta rrëfyenjë se Zot ynë Zot Jezu Krishti anshtë ndë lavdit të madh të Atit shenjtë .

[8 Krishti përvu vetëvetëhenë, e i gjegjunë djerie mbë mort, e mort n’kryqje. 9 E përkaqë Zotynë madhështoi ate, e i dha emënë qi anshtë përmbii gjithë emënë, 10 përse pr’emënë të Jezut gjithë glunjë të prunjetë n’qiellshit, e n’dheut, e n’ferrëshit, 11 e gjithë gluhë të rrëfyenjë se Jezu Krishti anshtë Zot ndë lavd të madh të Tinëzot].
Krie e ditë
1 Nd’është ndonjë parigori mbë Krishtinë, nd’është ndonjë ndihmë e dashurisë, nd’është ndonjë shoqëri e Shpirtit, nd’është ndonjë zëmërë që t’i vijë likshtë.
2 Ëmëni të plotë gëzimnë tim, me të qënë mbë një zëmërë, me të pasurë një të tillënë dashuri, me të qënë mbë një Shpirt, me të pasurë një kshill.
3 Ndonjë punë mos bëni me inat a për mburrëci, po me të unjturë; sicilido le të silloisjë jetërinë se është më i lartë se vetëhen’ e tij.
4 Cilido le të vërë re jo atë që i vëjen atij, po atë që vëjen edhe të tjerëvet.
5 Le të jetë edhe mbë ju ai kshill, që qe edhe mbë Hristo Iisunë.
6 Ai (Iisui) ndo(në)se qe ndë formë të Perndisë, nuk’ e silloisi se qe një të rrëmbierë, ata të qënët’ e tijtë bara me Perndinë.
7 Ma mbrazi vetëhen’ e tij tuke marrë sqimën’ e ropit, u bë si edhe të tjerëtë njerëz mbë të gjajturë.
8 E për katastash njohurë për njeri, unji vetëhen’ e tij ngjera ndë mort, e ndë mort të Kruqit.
9 Pra andaj Perndia e ngrijti atë, e i dhëroi atij ëmër mbi çdofarë ëmër.
10 Andaje ndë ëmër të Iisuit do të unjetë çdofarë gjurit ndër Qiell edhe ndë dhe,
11 E çdofarë gjuhe do të molloisjë faqeza, që Zoti Iisu Hristoi është ndë nder të Perndisë babait.
12 Andaj adha, të dashurit’ e mi, sikundrë më digjuatë mua kurdo, jo si kur jeshë përpara jush, po shumë më tepërë ndashti që lipsem, me frikë e me të dredhurë bëni shpëtimnë tuaj.
13 Sepse Perndia ësht’ ajo që punon mbë juvet, edhe të dashurënë edhe të bërënë, sikundr’ është thelim’ e tij e mira.
14 Gjithë punëtë t’i bëni pa të mçuarë e pa të qërtuarë.
15 Që të bëneni djelmt’ e Perndisë pa katigori, e të drejtë, të pafaj ndë mes të një filiet së shtrëmbërë e së dredhurë. Ndë mes t’ature ndritni si dielli fostirë ndë botë.
16 Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë.
17 Po edhe ndë jam derdhurë si randismë ndë kurban e ndë mblatë të besësë suaj, unë gëzonem e do të gëzoj bashkë me gjithë juvet.
18 Edhe juvet për këtë gëzoni, e do të gëzoni bashkë me mua.
19 E shpërej mbë Zonë Iisu, t’u dërgoj shpejt Timotheonë, që të kem edhe unë zëmërë të mirë, si të mpsoj punëtë tuaj.
20 Sepse nukë kam ndonjë kështu me një zëmërë, që të ketë kujdes për juvet me të drejtë.
21 Sepse gjithë vështrojënë punët’ e ture, e jo punët’ e Hristo Iisuit.
22 Ndashti ju e diji dhoqimin’ e tij, sepse punoni me mua bashkë ndë Ungjill, posi djali me të jatnë.
23 Këtë adha shpërej t’ua dërgoj juvet shpejt, kur të shoh katastasnë e punëravet së mia.
24 E kam tharos mbë Zonë që edhe unë kam ndër mënd kshill që do të vij shpejt mbë juve.
25 E silloisa që duhetë pajetërë të dërgoj mbë ju Epafrodhitonë, vëllanë tim, e shoknë, e trimnë me mua bashkë, e Apostolinë tuaj, e atë që ka vëjierë mua ndë hrira.
26 Sepse duaj me ngashërim t’u shih gjithë juvet, e i vin likshtë, sepse digjuatë juvet për të se qe sëmurë.
27 E me të vërtetë u sëmur për vdekëjë, po Perndia e ndëjeu, atë e jo atë vetëmë, po edhe mua, që të mos kem helm mbi helm.
28 Andaj adha e dërgova atë më shpejt, që të gëzoni pasi ta shihni atë, e u të kem më pak helm.
29 Pritnie adha atë mbë Zonë me çdofarë gëzimi, e mbai mbë nder të tillë njerëz.
30 Sepse për punë të Krishtit erdhi ngjera mbë vdekëjë, e s’e silloisi gjë jetën’ e tij, që të mbush të lipsuratë e shërbesësë suaj, që deshtë të bëjëtë juvet për mua.