Kapitulli II
5 Ata të vetë të klenë kloftë ndë juu , qi anshtë ndë Krishtnë Jezu; 6 ai tue klenë mbë kambë të Tinëzot, nuk kujtoi me baam të grabitunë tue klenë njëmend me Tenëzonë, 7 por ai vetëvetëhenë përvu, tue marrë shembëlltyrë për shërbëtuor vutë mbë shembëlltyrë të nierëzet, e për të paanë u gjet porsi nierii, 8 përvu vetëvetëhenë, e u përvu djerie saa përzuu mortt, e n’mordijet së kryqsë. 9 E për këta Zotynë e madhështoi aq fort, saa i dha emënë të madh përmbii gjithë emënë, 10 përse pr’emënë të Jezut gjithë glunjë të vihetë mbë glunjë n’kafshëshit së qiellet e n’kafshëshit së dheut e n’kafshëshit së ferrëssë, 11 e gjithë gluhë ta rrëfyenjë se Zot ynë Zot Jezu Krishti anshtë ndë lavdit të madh të Atit shenjtë .

[8 Krishti përvu vetëvetëhenë, e i gjegjunë djerie mbë mort, e mort n’kryqje. 9 E përkaqë Zotynë madhështoi ate, e i dha emënë qi anshtë përmbii gjithë emënë, 10 përse pr’emënë të Jezut gjithë glunjë të prunjetë n’qiellshit, e n’dheut, e n’ferrëshit, 11 e gjithë gluhë të rrëfyenjë se Jezu Krishti anshtë Zot ndë lavd të madh të Tinëzot].
1 Ndë qoftë pra ndonjë ngushullim mbë Krishtinë, ndë qoftë ndonjë fial’ e butë dashurie, ndë qoftë ndonjë shoqëri Fryme, ndë qofshinë zemëra të dhëmbura e përdëllime,
2 Më mbushni me gëzim, që të jeni me një mëndëje, tuke pasurë një dashuri, bashkë me një një shpirt e me një mëndëje.
3 Mos punoni gjë me cmir a prej mëndëje të kotë, po me mëndëje të unjëtë, tuke kujtuarë njëri tiatrinë se është më i lartë se vetëhen’ e ti.
4 Le të mos vërë re gjithësecili prej jush për të tiatë, po gjithësecili edhe për të tierëtë.
5 Edhe le të jetë mbë ju ajo mëndëje që ishte edhe mbë Jisu Krishtinë;
6 I cili, tuke qënë ndë formët të Perëndisë, nuk’ e kujtoj për rrëmbim që të jetë si një një me Perëndinë;
7 Po smbrazi vetëhen’ e ti, edhe mori formë shërbëtori, e u bë posi njerëzitë mbë të përgjajturë;
8 Edhe u gjënt posi njeri ndë fytyrë, unji vetëhen’ e ti, e u bë i dëgjuarshim gjer mbë vdekëje, edhe vdekëje kryqi.
9 Përandaj edhe Perëndia e lartoj tepërë, edhe i fali emërë, që është përmbi çdo emërë;
10 Që të unjetë mbë emërit të Jisujt çdo gju atyreve që janë nsë qiell e mbi dhet e ndënë dhet,
11 Edhe çdo gjjuhë të rrëfenjë se Jisu Krishti është Zot, ndë lavdi të Perëndisë Atit.
12 Përandaj, o të dashurit’e mi, sikundrë keni dëgjuarë përherë, jo vetëmë po sikur jeni vetëmë kur jeni ndër sy të mi, po ndashti shumë më tepërë që nukë jam ndër sy tuaj , punoni për shpëtimin’ e vetëhesë tuaj me frikë e me të dridhurë;
13 Sepse Perëndia është ay që vepëron ndër ju edhe të dashurit’ edhe të vepëruarëtë, pas të pëlqyerit ti .
14 Bëni të gjitha pa murmuri e pa mendime të dobëta,
15 Që të delni faqebardhë e të tërë, bij Perëndie pa palavi ndë mest këti kombi dredharak e të shtrembëtë, ndërmest atyreve ndriçoni posi dritatë ndë botët,
16 Tuke mbajturë fialën’ e jetësë, për të mburruritë tim ndë ditë të Krishtit, sepse nukë brodha kot, as nuk’ u munduashë kot.
17 Po edhe ndë qoftë se derth gjakunë ndë kurban e ndë shërbesë të besësë tuaj, gëzonem e gasmonem bashkë me gjithë ju;
18 Kështu edhe ju gëzohi e gasmohi bashkë me mua.
19 Edhe shpërenj mbë Zotinë Jisu, t’u dërgonj juve për së shpejti Timothenë, që të më gëzonetë shpirti, kur të marr vesh për punërat tuaja.
20 Sepse s’kam ndonjë tiatërë me një shpirt, që të ketë kujdes me zemërë të këthiellëtë për punëratë tuaja.
21 Sepse të gjithë kërkonjënë për punërat e tyre, e jo për të Jisu Krishtit.
22 Edhe e dini provimin’ e ati, se punoj bashkë me mua ndë ungjillt posi biri me t’anë.
23 Shpërenj pra t’u dërgonj juve këtë shpejt, si të shoh qysh venë punërat’ e mia.
24 Edhe kam shpëresë mbë Zotinë se edhe unë vetë do të vinj për së shpejti.
25 Po umenduashë se ësht’ e nevojëshime t’u dërgonj juve Epafrodhitinë, vëllanë edhe punëtorinë edhe ushtëtorinë shokënë tim, që u dërgua nga ju, edhe më shërbeu ndë nevojët;
26 Sepse kishte mallë për ju të gjithë, edhe i vinte keq, sepse dëgjuatë se ishte sëmurë.
27 Edhe vërtet qe sëmurë afërë për vdekëje; po Perendia e përdëlleu; edhe jo vetëm’ atë, po edhe mua, që të mos kem hidhërim mbi hidhërim.
28 Përandaj ua dërgova atë juve me nxitim, që të gëzohi, kur ta shihni përsëri, edhe unë të kem më pak hidhërim.
29 Priteni pra atë mbë Zotinë me gjithë gëzim, edhe të tillëtë t’i keni për nderë;
30 Sepse për punën’ e Krishtit u afrua gjer mbë vdekëje, edhe rrezikoi jetën’ e ti, që të mbushnjë të mbeturat’ e shërbesësë tuaj tek unë.