Kapitulli IV
1 E prashtu tue pasunë Krishti pësuom për nee ndë misht, armatissi ju, tue kujtuom ndë e kujtuom n’kësi ekzempi; përse ai qi mundon mishtë, ai mbahetë me mos u përkatënuom. 2 … maa mos gjellinjë kush ashtu porsi anshtë dëshiri i nierëzet, por si anshtë vollundetja e Tinëzot.
7 … bani t’ini të ditim, e bdini ndë oratë. 8 E kini karitat ndër vetëhenë përmbii gjithë kafshët, përse karitati mbëlon katetë e shuma; 9 përzini mbë stan njani tjetërinë paa të murmuruom; 10 porsi i sillidota qish duoj për te t’ish, ashtu ia banjë shoqit, ndë hiir, porsi n’Sinëzot t’anshtë dhanë. 11 E në flet kush, flassë fjalë të Tinëzot; e në shërben kush, të shërbenjë si për vertut qi n’Sinzot i anshtë dhanë, përse Zotynë të jetë përlëvduom ndë gjithë kafshët për tenë Zonë Jezu Krishtnë Zotnë tanë .
KAPTINA IV.
1 Mbassi pësoi pra Krishti ndë misht për ne, armatisi edhe ju me ate mendim, sepse ai qi pësoi ndë misht, pushoi prei fajit,
2 qi ta shkojë jetën’ e mbaskëndaishime ndë misht, jo ma ndë dëshërime nierëzish, por ndë dashunim të Perëndisë.
3 Sepse miaft ashtë për ne koha e jetësë t’onë qi shkoi, se punuem dashunimin’ e kombevet, tue ecunë ndë ndynësina, ndë dëshërime, ndë të deitunë, ndë lodërti, ndë të pime, edhe ndë lutëje idhujsh të paudhë.
4 Edhe përandai u vien mërekulli, se nuk’ ecëni bashkë me ata mb’ate vërshimin’ e plang-prishëjesë, edhe u neminë,
5 të cillëtë kanë me i dhanë fjalë ati qi ashtë gati me gjukuem të gjall’ e të vdekunë.
6 Sepse për këte punë u ungjillëzue ungjilli edhe mbë të vdekunit, qi të gjukohenë si nierëzitë ndë misht, e të rrojënë ndë shpirt, si don Perëndia.
7 Edhe e mbrapëna e të gjithave u afrue: urtësohi pra, e rrini squtë ndë të falunat.
8 Edhe mbë të gjitha të doni fort njiani tietërinë, sepse: “dashunia ka me mbuluem shumicë fajesh”.
9 Bahi njiani mbë tietërin’ asish qi duenë të huejtë pa murmurime.
10 Gjithë-se-cilli sikurse muer dhunëtinë, kështu le t’i bajë piesë njiani-tietërit, si guvernorë të mirë të shumit hirit Perëndisë.
11 Ndë foltë kushi, le të flasi si fjalë Perëndie; ndë shërbeftë kushi, le të shërbejë si prei asai fuqisë qi i ep Perëndia, qi të lavdohetë Perëndia mbë të gjithë me anë të Iesu Krishtit, mbë të cillin’ ashtë lafti edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amen.
12 O të dashunë, mos mërekullohi për ate provimin’ e nxetë qi u ba mbë ju, sikurse gjaiti mbë ju ndonji pun’ e mërekullueshime,
13 por gëzohi sikurse jeni piesëtarët’ e pësimevet Krishtit, qi të gëzohi tue u gazmuem edhe ndë të sbuluemit të laftit ati.
14 Nd’ u shafshi për emënin’ e Iesu Krishtit, jeni të lumunë, sepse Shpirti i laftit edhe i Perëndisë prahetë mbë ju; mbas atyneve nemetë, por mbas jush lavdohetë,
15 sepse as ndonji prei jush le të mos pësojë si vrasës, a si viedhës, a si keq-bamës, a si asi qi shikon punët’ e hueja,
16 por ndë pësoftë si i Krështenë, le të mos ketë turp, por le të lavdojë Perëndinë mbë këte anë,
17 sepse e mbërrini koha me filluem gjyqi prei shtëpisë Perëndisë; edhe ndë filloftë ma përpara prei jush, qish do të jet’ e mbrapëna atyneve qi s’bindenë mbë ungjillin’ e Perëndisë?
18 Edhe “kur i dreiti mezi shpëtohetë, i pabesi edhe fajtori ku do të duketë?”
19 Andai edhe ata qi pësojënë mbas dashunimit Perëndisë, le t’apinë shpirtënat’ e vet n’dorë ati me të punuem të mirë, si mbë besëtarinë krijetar.