Kapitulli IV
1 U qi jam ndë burg për Tenëzonë , u lus ju t’eccëni me arësye ndë e grishunit, porsi ini grishunë, 2 me gjithë të përvutë, porsi të butë, e me të shufryem, tue bartunë njani tjetërinë për karitat, 3 tue studiuom ju me mbajtunë një gjellë n’shpirti n’së nlidhunit së paqit; 4 e bani t’ini një korp e një shpirt, porsi ju ini grishunë ndë një shpënessë n’së grishunit sij; 5 një Zot, një fee, një bagm; 6 një Tenëzonë, Ati i gjithëve, qi anshtë përmbii gjithë nee, e për gjithë e ndë gjithë nee .
7 Gjithëkuj n’jush anshtë dhanë hiri porsi anshtë të dhanëtë e dhunëtijessë Krishtit. 8 E përkaqë thotë të Shkruomitë : Krishti tue votë mbë qiellt, i shpuu me vetëhenë gjithë ata qi qysh moti ishnë klenë ndë purgatuort zanë, e dha hirë nierëzet. 9 E të votëtë e tij mbë qiellt, tjetërë nukë anshtë me u thanë maasse ai mpari u dorgj mbë të unjëtat të dheut . 10 E ai qi u dorgj, ai vetë hipi përmbii gjithë qiellt, përse t’ishnë mbaruom gjithë kafsshëtë. 11 Ai për të vërtetë dha zhdo vetëve me profetixuom, e tjerëvet me klenë apostoj , e zhdo tjerëve me klenë vangjelista, e tjerëvet me klenë të parëtë e klishëvet e doktorë, 12 ata me vepëruom mbë vend të shenjtet, ata me vepëruom gjithë shërbëtyrë të klishëvet e të promendunitë e Jezu Krishtit , 13 djerie na të ishnjim gjithë mbë një fee e na me u njohunë si janë bijtë e Tinëzot , na tue klenë ndë nierii maasse i mirë, ndë e shumuom të jetëssë Krishtit.
23 Përtërihii n’shpirtit së mendsë saj 24 e nvishii ndë nieriit të rii, qi anshtë nkriuom n’vollundedjet së Tinëzot e ndë e dërejtët e ndë shenjtëniit të së vërtetëssë.
25 E ju tue qitunë mbanë të shtrembënënë, flitëni për të dërejtë gjithëkush fqinjëssë vet, përse na të jemi dej njani ndë tjetërit. 26 Mënihii e mos biri ndë kat; e dielli mos rrie, ju tue mbajtunë mëninë, 27 mos bani vend Dreqit. 28 Ai qi vidh, maa mos vjedhë, por ai të fëdigetë tue punuom me duort të tij ta qish për të mirë anshtë, përse ai të mundnjë me baam pjessë atij qi i kaa nevojë.
Njëshmëria i trupit
1 Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju lutem të bëni një jetë të denjë për Perëndinë që ju thirri, 2 një jetë me shumë përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e pranuar njëri-tjetrin me dashuri, 3 duke u përpjekur të ruani njëshmërinë që vjen nga Shpirti, përmes paqes që ju lidh me njëri-tjetrin. 4 Ka vetëm një trup e vetëm një Shpirt, sikurse dhe ka vetëm një shpresë në të cilën ju thirri Perëndia. 5 Ka vetëm një Zot, një besim, një pagëzim, 6 një Perëndi dhe Atë të të gjithëve, që është mbi të gjithë, që vepron përmes të gjithëve e që banon në të gjithë.
7 Kështu, secilit nga ne iu dha hiri në atë masë që Krishti deshi të na dhurojë. 8 Prandaj thuhet:
kur u ngrit në lartësi,
të robëruarit i bëri robër të tij
e njerëzve u dha dhunti.
9 Fjalët «u ngrit», a nuk do të thonë se ai kishte zbritur më parë në pjesët më të ulëta të tokës? 10 Ai që zbriti është po ai që edhe u ngrit përmbi gjithë qiejt, që të përmbushë gjithçka.
11 Disa ai i bëri apostuj, disa i bëri profetë, disa i bëri ungjilltarë, disa i bëri barinj e mësues, 12 që të përgatisë të shenjtët për të kryer veprën e shërbimit ndaj të tjerëve, për rritjen në besim të trupit të Krishtit, 13 derisa të arrijmë të gjithë në njëshmërinë e besimit dhe në njohjen e Birit të Perëndisë. Kështu do të bëhemi njerëz të përsosur, sipas masës së përsosmërisë së Krishtit, 14 që të mos jemi më foshnja, të hedhur andej-këtej, që i vërtit era e çdo mësimi njerëzor dhe që e lënë veten të mashtrohen nga dinakëria e dredhia e njerëzve. 15 Por, duke dëshmuar të vërtetën me dashuri, le të rritemi plotësisht drejt atij që është kreu, Krishtit. 16 Ai bashkon e lidh gjithë trupin nëpërmjet nyjeve dhe çdo gjymtyrë, sipas detyrës së vet, ndihmon në rritjen e trupit dhe në forcimin e tij në dashuri.
Jeta e vjetër dhe e re
17 Prandaj, në emër të Zotit, po ju them e po ju përbetohem: mos jetoni më ashtu siç jetojnë kombet që mendojnë kotësira. 18 Ata e kanë mendjen të errësuar dhe janë larguar nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që kanë dhe për shkak të ngurtësimit të zemrave të tyre. 19 Ata janë bërë të pandjeshëm, e kanë lëshuar veten në fëlligështi dhe me lakmi të pangopur kryejnë vepra të ndyra.
20 Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin. 21 Sigurisht ju e keni dëgjuar Jezuin dhe jeni mësuar prej tij, sipas të vërtetës që gjendet në të. 22 Hidhni tej mënyrën e mëparshme të të jetuarit dhe njeriun e vjetër që shkatërrohet nga epshet mashtruese. 23 Përtërihuni në shpirtin e në mendjen tuaj 24 dhe vishni njeriun e ri që Perëndia e krijoi për të jetuar në drejtësinë dhe në shenjtërinë, të cilat vijnë nga e vërteta e tij.
Rregulla për jetën e re
25 Prandaj, hidhni tej gënjeshtrat dhe çdonjëri t'i thotë të vërtetën të afërtit, sepse jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit. 26 Zemërohuni, por mos mëkatoni. Perëndimi i diellit të mos ju gjejë të zemëruar. 27 Mos i bëni vend djallit.
28 Kush vidhte, le të mos vjedhë më, por, përkundrazi, të punojë ndershmërisht me duart e veta, që të ketë për t'i dhënë atij që ka nevojë.
29 Le të mos dalë asnjë fjalë e ndyrë nga goja juaj, por vetëm fjalë të dobishme që ndihmojnë rritjen në besim, sipas nevojës, e që të jenë të dobishme për ata që i dëgjojnë.
30 Mos e brengosni Shpirtin e shenjtë të Perëndisë, me të cilin ai ju vulosi për ditën e shpengimit.
31 Hiqni nga vetja çdo lloj hidhëtie, zemërimi, tërbimi, bërtitjeje e fyerjeje, si dhe çdo ligësi.
32 Përkundrazi, jini të mirë e të dhembshur me njëri-tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse ju ka falur edhe Perëndia përmes Krishtit.