Kapitulli III
8 Bani t’ini gjithë njëj vollundetje, gjithë të paaligjetë e gazëmendetë t’u jenë gjithëve njëmend, ini të dashunë ndër vëllazëniit ndë karitat, të përmishëriershim, të përvutë, 9 tue mos kthyem kujnaj të keq për të keq; o të shanë për të shanë; por për të keq tue bekuom, ju tue ditunë se Zotynë ashtu u ordhënoi; e ju prashtu ini grishunë, përse ju të kini të bekuomitë për reditat. 10 Përse ai qi do gjellënë, e do me paam ditë e mira, mbae gluhënë e tij n’së keqi, e buzëtë e tij mos flasënë të ngënjyem, 11 e hiqetë n’së keqi, e të banjë mirë; kërkonjë paqnë, e ta ketë. 12 Përse sytë e Tinëzot janë përmbii baamirët, e veshëtë e tij janë përherë me ndigluom të lutunatë e tij ; e por faqetë e Tinëzot janë përmbii ata qi banjënë keq. 13 E kush anshtë ai qi t’u mundonjë, e ju në ndjekshi të bametë e mira? 14 E mirë se në u gjetë kun e paaligjeja për të dërejtë, atëherë ju t’ini lum. As n’së trembunit së tyne mos trembii, as mos trazonii. 15 Por ju lëvdoni Zotnë Jezu Krishtnë ndë zemërat tuoj.
18 Krishti vdiq një herë për katetë tonë, i dërejtë për të paadërejtëtë, përse ai të na prezenton përpara Tinëzot, vdekunë për punë n’mishi e të gjallë saa për punë n’shpirti; 19 e ndë shpirt edhe atyne qi ishnjinë burgëtarë ai tue passunë ardhunë predikoi, 20 qi klenë qysh n’moti dalë jashtë ordhëninë e Tinëzot, kur prisnjinë paciencienë e Tinëzot ndë dit të Noeut, kur fabrikonee barka; qi pak, maa se tetë shpirtëna s’klenë shpëtuom n’diluvit; 21 qi vjen me glanë si pr’ujët të bagmit tinë qi nee na shelbon, e si mishtë e pëganë u dëliir nd’ate mot, ashtu edhe konshiencietë tonë të jenë dëlirunë ndë këte mot përpara faqessë Tinëzot, për të ngjallunitë të tinë Zot Jezu Krishtit, 22 qi rri mbë e djathët të Tinëzot.
Bashkëshortët
1 Edhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj! Kështu, edhe nëse disa nuk i binden fjalës së Perëndisë do të fitohen nga sjellja e grave të tyre pa ndihmën e fjalëve, 2 kur të shohin sjelljen tuaj të pastër dhe me respekt. 3 Stolia juaj të mos jetë nga ana e jashtme: flokët gërsheta, stolisja me ar apo veshja e rrobave të shtrenjta, 4 por të jetë njeriu i brendshëm me zemër të pastër e me shpirt të butë e të qetë. Këto nuk prishen dhe janë shumë të çmueshme në sytë e Perëndisë. 5 Sepse kështu stoliseshin dikur edhe gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë. Iu nënshtroheshin burrave, 6 sikurse edhe Sara i bindej Abrahamit dhe e quante «imzot». Edhe ju jeni bija të saj, nëse bëni të mirën dhe nuk keni frikë nga asgjë.
7 Po ashtu edhe ju, burra, jetoni me gratë tuaja, duke pasur parasysh se ato janë më të dobëta. Nderojini, sepse edhe ato do të trashëgojnë hirin e jetës bashkë me ju, në mënyrë që asgjë të mos pengojë lutjet tuaja.
Vuajtja për hir të drejtësisë
8 Së fundi, jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm e të përulur. 9 Mos e ktheni të keqen me të keqe dhe as poshtërimin me poshtërim! Përkundrazi, bekoni, sepse u thirrët pikërisht për të trashëguar bekimin.
10 Kush e do jetën
e dëshiron të shohë ditë të mira,
le ta ruajë gjuhën nga e keqja
dhe buzët e tij
të mos thonë gënjeshtra.
11 Le të largohet nga e keqja
e le të bëjë të mirën.
Le të kërkojë paqen
e le të rendë pas saj.
12 Sepse sytë e Zotit
janë mbi të drejtët
e veshët e tij
dëgjojnë klithmën e tyre,
por ai u kundërvihet
atyre që bëjnë keq.
13 E kush do t'ju bëjë keq nëse jepeni me zell pas së mirës? 14 Por edhe nëse vuani për hir të drejtësisë, lum ju! Mos kini frikë nga kërcënimet e tyre e mos u tronditni. 15 Nderoni në zemrat tuaja Zotin Krisht dhe jini gjithmonë gati për t'ju përgjigjur atyre që kërkojnë arsyen e shpresës që është në ju. 16 Por bëjeni këtë me butësi, me druajtje ndaj Perëndisë e me ndërgjegje të pastër, në mënyrë që ata që flasin keq për jetën tuaj në Krishtin, të turpërohen për shpifjet. 17 Është më mirë të vuani duke bërë të mirën, nëse ky është vullneti i Perëndisë, sesa duke bërë të keqen.
18 Sepse edhe Krishti vuajti
një herë e përgjithmonë
për mëkatet tona,
ai, i drejti për të padrejtët,
për t'ju çuar te Perëndia.
Ai vdiq me trup,
por u ngjall me anë të Shpirtit.
19 Me anë të Shpirtit, ai shkoi e u predikoi edhe shpirtrave që ishin në burg, 20 të cilët nuk iu bindën Perëndisë kur ai i priste me durim gjatë ditëve kur Noeu ndërtonte arkën. Në të hynë pak njerëz, vetëm tetë frymë, që shpëtuan nëpërmjet ujit.
21 Ky ujë është shëmbëllesa e sotme e pagëzimit që ju shpëton. Nuk ka të bëjë me pastrimin e papastërtive të trupit, por është një premtim që i bëhet me ndërgjegje të pastër Perëndisë. Pagëzimi ju shpëton nëpërmjet ngjalljes së Jezu Krishtit, 22 i cili u ngjit në qiell e rri në të djathtë të Perëndisë, ku sundon mbi engjëjt, pushtetet e fuqitë qiellore.