Kapitulli II
1 Na tue lanë gjithë diekeqii, e gjithë të ngënjyem, e gjithë zmiir të keq e gjithë lakëmii e gjithë të kujtuom për të keq, 2 e porsi djelm tash të lenë dëshëroni klomështitë me ushqyem shpirtinë paa ndonjë të ngënjyem, përse ju pr’ata të rritii, 3 e ju tue klenë të dërejtë, Zotynë anshtë i përmishëriershim . 4 E ju tue iu affëruom, ai tue klenë guur i gjallë, n’nierëzishit për të vërtetë provuom , e n’Sinëzot i zgjedhunë për ndeer, 5 e ju porsi gurë ini fabrikuom, shtëpii e shpirtit, priftënii e shenjtuome, me prezentuom ostia të shpirtit, ndë e pëlqyem të Tinëzot, për Jezu Krishtnë. 6 Qi edhe ndë e Shkruomit gjindetë: Hinje se u vee ndë Siont gurë, ai me klenë për të vutë ndë e parët kantuo, e i zgjedhunë e i paaçmuom; ai qi të besonjë mbë te, mos jetë trembunë. 7 E juve anshtë ndeer, ju qi besoni; e atyne qi nukë besonjënë, guri qi punëtorëtë provuonë , ai zu me klenë krye ndë kantont, 8 e “gur me klenë nvratë e gur n’shkandulli”, atyne qi ta lëkondnjënë me fjalë, e atyne qi mbë te nukë besonjënë, qi klenë vum ndë te. 9 E ju fara e zgjedhunë, priftënii e dërejtë , gjind shenjte, popullë i ngadhënjimit, përse ju të predikoni vertutetë e tij, qi u grishi n’s’errëtashit ndë e paaçmuomet dritë të tij; 10 qi ju ndë e shkuom nukë ishnjitë popullë i Tinëzot, as mishërierja me juu s’kish me baam; e tash u batë populli i Tinëzot e patë mishërierë e tij.
11 Të dashunë, u lus, porsi t’ardhunë të mbahii n’dëshireshit së korpit, qi lëftonjnë kondra shpirtit; 12 e të shkuomitë taj të jetë të dëlirë e onesto ndër gjindt, përse nd’ato kafshë qi n’jush flasënë porsi n’baakëqishit, tue u paam ato vepëra të mira, të përlëvdonjënë lavdinë e madh të Tinëzot n’ditet qi të vinjë me na vizituom. 13 E prashtu bani t’ini përvutë t’silltdo dorë n’nierëzie të jetë, për ndeer të Tinëzot, regj të jetë o maa i madh, 14 o vum mbë kambë n’Zoti porsi n’ishnë n’Sinëzot dërguom; e Zotynë anshtë ai qi të banjë vendetë kondra baakëqivet e lavd i përlëvduom i baamirëvet; 15 përse kështu anshtë vollundetja e Tinëzot, ju tue bam mirë të mbërshelni gojënë nierëzet këmbyemë, atyne qi s’kanë urtë ndë vetëhenë, 16 përse si ini të liberuom, e jo porsi ata qi kanë mbëluom libertatnë me diekeqia , ma porsi shërbëtorë të Tinëzot. 17 Gjithëkana nderini, duoni fratijetë, druoni Tenëzonë, nderi regjnë.
18 Shërbëtorëtë të jenë përherë përvutë zotënivet, jo se atyne qi janë të mirë e të përvutë, por edhe atyne qi janë fort t’egrë. 19 Përse kyy anshtë hiri ndaj Tenëzonë.
21 Krishti pësoi për nee, neve tue na lanë ekzempio , përse ju të ndiqëni të bametë e tij; 22 e ai kurrajtë kat nukë bani, as të ngënjyem nuk u gjet ndë gojë të tij; ai tue klenë mallëkuom nukë mallëkon, ai tue pësuom nukë menacon, por e trou vendetënë atij qi gjukon për të dërejtë; 24 e ai barti katetë tonë mbë korpt të tij prmbii kryqt, përse tue vdekunë për katet, të gjellijmë për të dërejtë, qi na për mundimet të tij jemi shëndoshunë. 25 Përse ishnjim porsi dhentë e bdjera, e tash u kthyem barit e tek ai qi do shpirtënatë tonë.
Guri i gjallë
1 Hidhni tej çdo lloj ligësie e çdo lloj mashtrimi, hipokrizie, smire apo përgojimi! 2 Dëshironi qumështin e pastër shpirtëror si foshnja të sapolindura, që të rriteni drejt shpëtimit. 3 Ju e keni shijuar se Zoti është i mirë.
4 Afrohuni tek ai që është guri i gjallë, i cili u hodh poshtë nga njerëzit, por u zgjodh dhe u çmua nga Perëndia. 5 Edhe ju si gurë të gjallë ndërtoni shtëpinë shpirtërore, ku do të shërbeni si priftëri e shenjtë duke kushtuar flijime shpirtërore që i pëlqejnë Perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit. 6 Sepse Shkrimi thotë:
unë zgjodha një gur të çmuar
dhe e vura në Sion
si gurin e qoshes.
Kush beson në të
nuk do të turpërohet.
7 Për ju që besoni, ky gur është i çmueshëm, ndërsa për ata që nuk besojnë,
guri që ndërtuesit e hodhën tej
u bë guri i qoshes,
8 guri që i rrëzon
e shkëmbi që i pengon.
Ata që rrëzohen nuk i binden fjalës dhe për këtë janë caktuar.
9 Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.
10 Ju që dikur nuk ishit popull,
tani jeni populli i Perëndisë.
Ju që ishit të përjashtuar nga mëshira,
tani u mëshiruat.
Shërbëtorë të Perëndisë
11 Fort të dashur, meqenëse jeni shtegtarë dhe të përkohshëm, ju lutem të hiqni dorë nga kënaqësitë trupore që luftojnë kundër shpirtit. 12 Sjellja juaj ndër kombet të jetë e mirë. Kështu, edhe nëse ata ju përflasin si keqbërës, kur të shohin veprat tuaja të mira do të përlëvdojnë Perëndinë në ditën e ardhjes së tij.
13 Nënshtrojuni çdo pushteti njerëzor për hir të Zotit, qoftë mbretit, si sundimtarit më të lartë, 14 qoftë qeveritarëve, si të dërguar nga Perëndia për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën. 15 Vullneti i Perëndisë është që duke bërë të mirën, t'ia mbyllni gojën paditurisë së njerëzve të pamend. 16 Silluni si njerëz të lirë e mos e përdorni lirinë si mbulesë për ligësinë, por jetoni si shërbëtorë të Perëndisë. 17 Nderojini të gjithë, duajini vëllezërit në besim, druani Perëndinë, nderoni mbretin.
Shembulli i vuajtjes së Krishtit
18 Ju, shërbëtorë, nënshtrojuni plot druajtje zotërinjve tuaj, jo vetëm atyre që janë të mirë e zemërbutë, por edhe të mbrapshtëve. 19 Se është hir për njeriun që duron mundimet kur vuan padrejtësisht, për shkak se e ka ndërgjegjen sipas Perëndisë. 20 Çfarë vlere ka nëse duroni mundimet kur keni bërë faj? Por nëse duroni vuajtjet kur keni bërë të mirën, kjo është hir para Perëndisë. 21 Për këtë jeni thirrur, sepse edhe Krishti vuajti për ju . Ai ju la shembullin, që të ndiqni edhe ju gjurmët e tij.
22 Ai nuk bëri asnjë mëkat,
në gojën e tij nuk u gjet asnjë mashtrim.
23 Kur poshtërohej,
ai nuk poshtëronte,
kur vuante,
nuk kërcënonte,
por ia la veten në dorë Perëndisë
që gjykon me drejtësi.
24 Ai i mori mëkatet tona
në trupin e vet mbi dru,
që ne të vdesim ndaj mëkatit
e të jetojmë me drejtësi.
Ju u shëruat nga plagët e tij.
25 Ju ishit si dele të humbura,
por tani u kthyet te bariu
e mbikëqyrësi i shpirtrave tuaj.