1 Këngë shtegtimesh. Psalm i Davidit.
Po të mos kishte qenë Zoti me ne,
le ta thotë, pra, Izraeli,
2 po të mos kishte qenë Zoti me ne,
kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
3 atëherë do të na kishin përpirë të gjallë,
kur zemërimi i tyre shpërtheu kundër nesh.
4 Do të na kishin rrëmbyer ujërat,
përroi do të na kishte mbuluar,
5 atëherë tërbimi i ujërave
do të kishte kaluar mbi ne.
6 Bekuar qoftë Zoti
që nuk na la të binim pre e dhëmbëve të tyre!
7 Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarëve,
laku u këput e ne shpëtuam.
8 Ndihma jonë është në emër të Zotit
që krijoi qiellin e tokën.
1 canticum graduum
Qui confidunt in Domino sicut mons Sion
non commovebitur in aeternum qui habitat
2 in Hierusalem
montes in circuitu eius et Dominus in circuitu populi sui
ex hoc nunc et usque in saeculum
3 quia non relinquet virgam peccatorum super sortem
iustorum
ut non extendant iusti ad iniquitatem manus suas
4 benefac Domine bonis et rectis corde
5 declinantes autem in obligationes
adducet Dominus cum operantibus iniquitatem
pax super Israhel