1 Zoti mbretëron, le të dridhen popujt!
Mbi kerubë është ulur, le të trandet toka!
2 I madh është Zoti në Sion,
i lartësuar mbi të gjithë popujt.
3 Le ta përlëvdojnë emrin tënd të madh e të tmerrshëm,
sepse është i shenjtë.
4 Mbreti i fuqishëm e do drejtësinë.
Ti e ke caktuar ç'është e drejtë,
ti e ushtron gjykimin e drejtësinë te Jakobi.
5 Lartësojeni Zotin, Perëndinë tonë,
bini përmbys para shtrojës së këmbëve të tij,
se është i shenjtë.
6 Moisiu e Aroni mes priftërinjve të tij,
Samueli mes atyre që thërrasin emrin e tij,
i thirrën Zotit e ai i dëgjoi.
7 Nga shtylla e resë u fliste
e ata i ruajtën dëshmitë e tij
dhe rregullat që u kishte dhënë.
8 O Zot, Perëndia ynë, ti i dëgjove ata,
ti ishe për ta një Perëndi që fal,
por edhe i ndëshkoje gabimet e tyre.
9 Lartësojeni Zotin, Perëndinë tonë,
dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë,
se i shenjtë është Zoti, Perëndia ynë.
1 Zoti mbëretëron, le të dridhenë llauzetë, ai që rri mbi Qeruvimet, le të tundetë dheu.
2 Zoti ësht’ i math ndë Sionë, edhe ësht’ i lartë mbë gjithë kombet.
3 Le të lavduronjënë emrinë tënt të madhë, edhe të frikshiminë, sepse ësht’ i shënjtëruarë.
4 Edhe fuqia’e mbëretit do gjyq; ti bëre gati drejtëri, ti i bëre gjyq e drejtëri Jakovit.
5 Lartoni Zotnë Perëndinë t’ënë, edhe adhuroni ndënë këmbëjen’ e këmbëvet ati, se është shënjt.
6 Mojsiu edhe Aaroni ndërmiet të priftrëvet ati, edhe Samuilli ndërmiet t’atyreve që thërresënë mb’emërit të ati, thërritnë mbë Zonë, edhe i ndigjoj.
7 Ndë shtylle reje u flitej; ruajtinë martyrit’ e ati, edhe urdhërimet’ e ati, që u dha.
8 O Zot Perëndia ynë, ti i ndigjove ata, u bëre ndë ata Perëndi falës, po more çpagim për punërat’ e atyreve.
9 Lartoni Zotnë Perëndinë t’ënë, edhe adhuroni ndë malt të ati të shënjtëruarinë, se Zoti Perëndia ynë është shënjt.