1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit. Si kujtesë.
2 Shpëtomë, o Perëndi,
o Zot, shpejto të më ndihmosh.
3 U turpërofshin e u çnderofshin
ata që jetën duan të ma marrin,
u zmbrapsshin e u poshtërofshin
ata që më duan të keqen.
4 Pas u kthefshin të turpëruar
ata që për mua thonë: «Mirë t'i bëhet!».
5 Të gjithë ata që të kërkojnë
gëzofshin e ngazëllefshin me ty,
ata që duan shpëtimin prej teje
thënçin përherë: «I madh është Perëndia!».
6 Por unë jam i mjerë e nevojtar, o Perëndi,
shpejto të më vish pranë.
Ti je ndihma dhe shpëtimtari im,
o Zot, mos vono.
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, për të kujtuarë.
1 O Perëndi, shiko të më ndihç; Zot, nxito, të më ndihç.
2 U marrofshin’ e u turpërofshinë ata që kërkonjënë shpirtinë t’im; u kthefshinë prapazi, edhe u turpërofshin ata që më duanë të keqenë.
3 U kthefshinë sa-kaqë herash të turpëruarë, ata që më thonë: Të lumtë, të lumtë!
4 U gëzofshin’ e u ngazëllofshinë për ty gjith’ ata që të kërkonjënë, o Perëndi, edhe ata që duanë shpëtimnë tënt, thënçinë përherë: U madhoftë Zoti.
5 Po unë jam dorë-hollë edhe i nevojëshim; o Perëndi, ndih-më, ti je ndihmësi im, edhe shpëtimtari im; o Zot, mos u mëno.