1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Pëllumbat e lisave të largët». Himn i Davidit, kur filistinët e zunë rob në Gat.
2 Mëshiromë, o Perëndi, se po më përndjekin,
kundërshtarët po më shtypin tërë ditën.
3 Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë,
të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart .
4 Ditën që do të më pushtojë frika,
te ti do të kem besim.
5 Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
te Perëndia kam besim,
prandaj nuk frikësohem.
Ç'do të më bëjë njeriu prej mishi?
6 Tërë ditën i shtrembërojnë fjalët e mia,
për mua shestojnë të keqen.
7 Janë vërsulur, kanë zënë pusi,
më ruajnë hapat, jetën të më marrin.
8 Shpërbleji sipas paudhësive të tyre ,
o Perëndi, në zemërimin tënd rrëzoji popujt!
9 Ti e di mirë sa herë kam mërguar.
Mblidhi lotët e mi në calikun tënd!
A s'janë të shkruara në librin tënd?
10 Atëherë do të zmbrapsen armiqtë e mi,
ditën që do të të thërras.
Këtë e di, sepse Perëndia është me mua.
11 Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
te Zoti, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
12 te Perëndia e kam varur shpresën,
prandaj nuk frikësohem.
Ç'do të më bëjë njeriu?
13 Do t'i përmbush zotimet që të kam bërë, o Perëndi,
do të të kushtoj fli falënderimi,
14 se më ke shpëtuar jetën prej vdekjes,
këmbët m'i ke ruajtur nga rrëshqitja,
që të eci në prani të Perëndisë,
në dritën e jetës.
Mbë të parinë kënkëtuar mbi Jonath-ellem-rehokim, Miktam i Dhavidhit, kur e mbajtnë atë Filistanëtë ndë Gath.
1 Përdëlle-më, o Perëndi, sepse njieri rri me gojë hapëtë që të më përpijë, gjithë ditënë më shtrëngon duke luftuarë.
2 Arëmiqt’ e mi rrinë me gojë hapëtë gjithë ditënë, që të më përpinjënë, se ata që më luftonjënë përsiprë janë shumë.
3 Atë ditë, kur të frikësohen, do të shpërenj mbë ty.
4 Te Perëndia do të lavduronj fjalën’ e ati; shpëreva mbë Perëndinë, nukë do të kem frikë, ç’do të më bënjë mishi?
5 Për ditë u vien të ndohtë nga fjalët e mia, gjithë mendimet’ e atyreve janë kundrë meje për të keq.
6 Mbëlidhenë, mpshihenë, ruanjënë çapet’ e mi, sikur presënë shpirtinë t’im.
7 Për mos gjë do t’i shpëtonjç ata? Rrëzo llausnë ndë zëmërim, o Perëndi.
8 Ti më numëron të humburat’ e udhësë, vërë lott’ e mi ndë qeft tënt, sikundrë janë edhe ndë shkronjët tënde.
9 Atëhere do të kthenenë prapazi arëmiqt’ e mi, atë ditë kur të thërres mbë ty; na ndek e ngjoh se ti je Perëndia im
10 Te Perëndia do të lavduronj ligjëratënë, te Zoti do të lavduronj fjalënë.
11 Shpërenj mbë Perëndinë, nukë do të kem frikë; ç’do të më bënjë njieriu?
12 Tek unë janë urata, o Perëndi, që do t’ap për lavdurimnë tënt.
13 Se shpëtove shpirtinë t’im prej vdekëjesë; nukë (do të shpëtonjsh) edhe këmbët e mia prej shkitësë, që të ecënj përpara Perëndisë ndë dritë të gjallëvet?