1 Përse vlojnë kombet
dhe popujt pëshpëritin kotësi?
2 Mbretërit e tokës po ngrihen
dhe prijësit po mblidhen bashkë
kundër Zotit e kundër të vajosurit të tij.
3 «T'i këputim vargonjtë e tyre,
litarët e tyre t'i hedhim tej».
4 Ai që rri në qiell qesh,
Zoti tallet me ta.
5 Atëherë, u flet me turfullimë,
me zemërimin e vet i tmerron:
6 «Mbretin tim e vura në Sion,
në malin tim të shenjtë».
7 Do të shpall vendimin e Zotit.
Ai më tha: «Ti je biri im, sot të kam lindur.
8 Kërkomë e do të t'i jap kombet si trashëgim,
tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim.
9 Me skeptër hekuri do t'i thyesh,
si enë poçari do t'i copëtosh».
10 Prandaj, silluni me urti, o mbretër,
vini mend, o gjyqtarë të tokës.
11 Shërbejini Zotit me drojë,
me dridhma gëzohuni;
12 nderoni birin e tij ,
që Zoti të mos zemërohet
e ju të mos birreni udhës,
se zemërimi i tij është i shpejtë.
Lum të gjithë ata që tek ai strehohen.
1 Përse çfrytinë kombetë, edhe llauzetë shkuanë ndër mënt (punëra) të kota?
2 Mbëretërit’ e dheut ndënjtinë, edhe të parëtë u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të lyerit ati.
3 Le të këpusmë lidhëjet’ e atyre, edhe le të hethmë tej prej nesh cgjedhën’ e atyre.
4 Ay që rri ndë qiej do të përqeshnjë ata, edhe Zoti do të përdredhë buzët’ atyre.
5 Atëhere do t’u flasë ndë mëri të ti, edhe do t’i trumbullonjë ndë zëmërimt të ti.
6 Po unë u vushë mbëret prej ati mbi Sionë, malë e shenjtëruar’e ati.
7 Duke dëftyer’ urdhërimn’ e Zotit, Zoti më tha: Ti je biri im, unë sot të kam piellë.
8 Lypë prej meje, edhe do të të ap kombetë për trashëgimt tënt, edhe anët’ e dheut për të përmbajturitë tënt.
9 Do të kulloç ata me shkop të hekurtë; do të thyenjç ata posi enë tiegullari.
10 Tashti pra, o mbëretërë, urtësohuni, mësohuni, gjithë ju që gjykoni dhenë.
11 Shërbeni Zotit me frikë, edhe gëzohuni për atë me të dridhurë.
12 Puthni birnë, mos zëmëronetë ndonjë herë Zoti, edhe do të vdireni prej udhësë drejtë, kur të ndizetë së shpejti zëmërim’ i ati. Lum gjith’ ata që kanë shpëryerë mb’atë.