1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 Çliromë, o Zot, prej njeriut të lig,
prej njeriut të dhunshëm shpëtomë.
3 Të këqija shestojnë në zemër,
tërë ditën sendërgjojnë luftra.
4 E mprehin gjuhën porsi gjarpri,
nën buzë kanë helm nepërke. selah
5 Ruamë, o Zot, prej duarve të të paudhit,
prej njeriut të dhunshëm shpëtomë,
se po shestojnë të më pengojnë këmbët.
6 Kryelartët kanë fshehur lakun kundër meje,
me litarë e kanë lidhur rrjetën,
përgjatë udhës më kanë ngritur kurthe. selah
7 I thashë Zotit: «Ti je Perëndia im».
Dëgjoje, o Zot, zërin e përgjërimit tim.
8 O Zot, Zoti im, fuqia e shpëtimit tim,
ti ma mbrojte kokën ditën e betejës.
9 Mos i plotëso, o Zot, dëshirat e të paudhit,
sendërgjimet e tij mos i përmbush,
që të mos ngrejë krye. selah
10 Atyre që më rrethojnë,
u rëntë kokës ligësia e buzëve të veta.
11 Rënçin mbi ta thëngjij të ndezur,
u plandosshin në gropë e më mos dalshin.
12 Njeriu shpifës mos zëntë rrënjë mbi tokë,
njeriun e dhunshëm e ndjektë pas fatkeqësia.
13 E di se Zoti do ta mbrojë çështjen e të mjerit
dhe do t'i japë drejtësi skamnorit.
14 Atëherë të drejtët do të përlëvdojnë emrin tënd,
besnikët do të banojnë në praninë tënde.
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëto-më, o Zot, prej njieriut keq, ruaj-më prej burrit shtrëmbërë,
2 të cilëtë mendonjënë të këqia ndë zëmërë, gjithë ditënë mbëlidhenë për luftëra.
3 Mbrehnë gjuhën’ e tyre posi të gjarpërit; vërer aspidhe është ndënë buzët të atyre. Sellah.
4 Ruaj-më, o Zot, prej dorësë fajtorit, shpëto-më prej njieriut shtrëmbërë, të cilëtë mendonenë të shkasënë çapet’ e mi.
5 Madhështorëtë fshehnë kurth kundrë meje, edhe me tërkuzë ndejtinë rrieta ndë këmbët’ e mia; ngrehënë leq mb’udhë për mua. Sellah.
6 Thashë Zotit: Ti je Perëndia im, vërë vesh, o Zot, zërit lutëjesë s’ime.
7 Zot Perëndi, fuqi’ e shpëtimit t’im, ti më mbulove kryetë ndë ditët të luftësë.
8 Mos apç, o Zot, fajtorit dëshërimetë; mos lësh të mbaronetë mendim’ i ati, që të mos lartonenë. Sellah.
9 Kryet’ e atyreve që më qarkonjënë, e mbuloftë të keqt e buzëvet atyre.
10 Rafshinë thëngjij të ndezurë mbi ata; u hethçinë ndë ziar, ndë gropa të thella, që të mos ngrihenë më.
11 Njieri gjuhë-keq mos këndoftë mbi dhet; të keqtë do të ndiekë njierin’ e shtrëmbërë, për të vdierrë.
12 E di, se Zoti do të bënjë gjyqn’ e dorë-hollëvet, edhe gjyqn’ e të nevojëshimet.
13 Po të drejtëtë do të lavdonjënë emrin tënt, edhe të drejtëtë do të rrinë për-anë faqesë s’ate.