1 Brigjeve të lumenjve të Babilonisë,
atje uleshim e qanim, Sionin tek kujtonim.
2 Nëpër shelgje në mes të saj,
aty i varëm qestet tona.
3 Atje robëruesit na kërkuan këngë,
shtypësit këngë hareje:
«Na këndoni këngët e Sionit».
4 Por si t'i këndojmë këngët e Zotit
në dhe të huaj?
5 M'u thaftë dora e djathtë,
në të harrofsha, o Jerusalem.
6 M'u kaptë gjuha pas qiellze,
në mos të kujtofsha më, o Jerusalem,
në mos të mbajtsha si gëzimin më të madh.
7 Mbaji mend, o Zot, bijtë e Edomit,
ata që ditën e zezë të Jerusalemit thoshin:
«Rrënojeni, me themele rrënojeni!».
8 Dhe ti, o bijë e Babilonisë,
ke për t'u shkatërruar,
ndaj lum kush do të marrë shpagim
për ato që na ke bërë.
9 Lum ai që do t'i kapë foshnjat e tua
e do t'i përplasë pas shkëmbit.
1 Mbi lumënjt të Vavyllonësë, atie ndënjëm edhe qjam, kur kujtuam Sionënë.
2 Mbi shelgjet ndë mes t’asaj varëm drurëtë t’anë.
3 Se ata që na skllavosnë, atie kërkuanë prej nesh fjalë kënkësh, edhe ata që na hoqnë udhënë (kërkuanë prej nesh) kënkë gazi, (duke thënë): Na këndoni nga kënkët’ e Sionësë.
4 Qysh të këndojmë kënkën’ e Zotit ndë dhe të huaj.
5 Ndë të harrofsha, Jerusallimë, m’u harroft’ e diathta dorë!
6 M’u ngjittë gjuha ndë gurmast, ndë mos të kujtofsha, ndë mos vënça më përpara Jerusallimënë ndë kryet të gazit t’im!
7 Kujto, Zot, të bijt’ e Edhomit, të cilëtë dtën’ e Jerusallimësë thoshnë: Rrëzoni, rrëzoni (atë), gjer ndë themelet t’asaj.
8 Bij’ e Vavillonësë, që je për të shkretuarë, lum kush të t’apë çpagim, për sa na bëre!
9 Lum kush të rroknjë, e të hedhë foshnjet’ e tua mbi gurt!