1 Këngë shtegtimesh.
Kujto, o Zot, Davidin
dhe gjithë mundimet e tij,
2 si iu betua Zotit,
si iu zotua të fuqishmit të Jakobit:
3 «Nuk do të hyj nën pullazin e shtëpisë sime,
nuk do të bie në shtrojën e shtratit tim,
4 nuk do t'u jap gjumë syve të mi
e as dremitje qepallave të mia,
5 derisa të gjej një vend për Zotin,
një banesë për të fuqishmin e Jakobit».
6 Ja, dëgjuam se arka ishte në Efratë,
e gjetëm në fushat e Jaarit.
7 Le të hyjmë në banesën e Zotit,
le të përkulemi me nderim
te shtroja e këmbëve të tij.
8 Ngrihu, o Zot,
dhe eja në vendin e prehjes sate,
ti dhe arka jote e fuqishme.
9 Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi
dhe besnikët e tu le të brohorasin.
10 Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd,
mos e hidh poshtë të vajosurin tënd.
11 Zoti iu betua me të vërtetë Davidit
e nuk do ta shkelë betimin:
«Do të vë mbi fronin tënd
një nga frytet e barkut tënd.
12 Në mbajtshin bijtë e tu besëlidhjen time
dhe dëshmitë që do t'u mësoj,
edhe bijtë e tyre përgjithmonë
mbi fronin tënd do të ulen».
13 Ja, Zoti zgjodhi Sionin,
atë pëlqeu për banesë të tij.
14 «Ky do të jetë përjetë vendi i prehjes sime,
këtu do të banoj, se më pëlqen.
15 Prodhimet e tij do t'i bekoj pa masë,
të varfrit e tij do t'i ngij me bukë.
16 Priftërinjtë e tij do t'i vesh me shpëtim,
besnikët e tij do të brohorasin nga gëzimi.
17 Atje do t'i rrit Davidit një pinjoll ,
e kam gati llambën për të vajosurin tim.
18 Armiqtë e tij do t'i vesh me turp,
por mbi kokë do t'i shkëlqejë kurora».
Kënk’ e shkallëvet.
1 Kujto, o Zot, Dhavidhë, edhe gjithë mundimet’ e ati,
2 si bëri be mbë Zonë, edhe bëri uratë mbë të fortinë (Perëndin’) e Jakovit:
3 Nukë do të hynj ndë tendët të shtëpisë s’ime,
4 nukë do të hipënj ndë shtrat të shtresësë s’ime, nukë do të ap gjumë syvet mi, e të dremiturë qepallavet mia,
5 gjer sa të gjenj vënt për Zonë, të ndënjurë për të fortinë (Perëndin’) e Jakovit.
6 Na ndek ndigjuam për atë ndë Efratha, gjetëm atë ndër fushat të pyllit.
7 Le të ryjmë ndë tendat të ati, le të adhurojmë ndë vënt, që shkelnë këmbët’ e ti.
8 Ngreu, o Zot, ndë të prëjturit tënt, ti edhe arka e fuqisë s’ate.
9 Priftërit’ e tu le të vishenë me drejtëri, edhe të drejtët’ e tu le të gëzonenë.
10 Për punë Dhavidhit shërbëtorit tënt, mos kthe mbë-nj’-anë faqen’ e të lyerit tënt.
11 Zoti u betua Dhavidhit me të vërtetë, edhe nukë do të kthenjë prapë fjalënë. Prej pemësë barkut tënt do të vë mbë fronë tënt.
12 Ndë ruajtishinë bijt’ e tu dhiatënë t’ime, edhe ato martyrit’ e mia që do t’u mësonj, edhe bijt’ e atyre do të rrinë gjithë jetënë mbë fronë tënt.
13 Se Zoti cgjodhi Sionënë, i pëlqeu të rrijë nd’atë.
14 Këta është të prëjturitë t’im ndë jetë të jetësë, këtu do të rri, se më pëlqeu.
15 Do të bekonj fort të ngrënët’ e asaj, dorë-hollët’ e asaj do t’i nginj me bukë,
16 edhe do të vesh priftërit’ e asaj me shpëtim, edhe të drejtët’ e asaj do të gëzonenë me gëzim.
17 Atie do të bënj t’i binjë Dhavidhit bri; bëra gati kandile për të lyerinë t’im.
18 do të vesh arëmiqt’ e ati me turpëri, po mb’atë do të lulëzonjë kuror’ e ati.