1 Këngë shtegtimesh.
Lum gjithë ata që Zotin druajnë
dhe ecin udhëve të tij.
2 Do të hash frytin e duarve të tua,
do të jesh i lum e do të kesh të mira.
3 Gruaja jote do të jetë si hardhi pjellore
në dhomat e shtëpisë sate,
bijtë e tu si filiza ulliri
përreth tryezës sate.
4 Ja, kështu do të bekohet njeriu,
që Zotin druan.
5 Të bekoftë Zoti prej Sionit
e pafsh të mirën e Jerusalemit
tërë ditët e jetës sate!
6 Pafsh edhe bijtë e bijve të tu!
Paqe mbi Izraelin!
Kënk’ e shkallëvet.
1 Lum kushdo që ka frikë Zotit, kushdo që ecën ndë udhët të ati.
2 Se do të hash nga mundimi i duaret tua, do të jesh i lumurë, edhe do të jetë mirë për ty.
3 Gruaja jote do të jetë posi veshtë plot me pemë, për krahë shtëpisë s’ate; bijt’ e tu, posi mbimëza ullinjsh të rinj, rreth truvezësë s’ate.
4 Na, kështu do të bekonetë njieriu që ka frikë Zotit.
5 Zoti të bekoftë prej Sionësë, edhe pafsh të mirën’ e Jerusallimësë gjithë ditt’ e jetësë s’ate,
6 edhe pafsh bij të bijet tu; paqtim mbë Istraillë.