1 Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
2 Le të thotë Izraeli
se mirësia e tij mbetet përjetë.
3 Le të thotë shtëpia e Aronit
se mirësia e tij mbetet përjetë.
4 Le të thonë ata që druajnë Zotin
se mirësia e tij mbetet përjetë.
5 Kur isha në fatkeqësi i thirra Zotit
e Zoti më dëgjoi e më lehtësoi.
6 Zoti është me mua,
nuk kam frikë nga asgjë.
Çfarë do të më bëjë njeriu?
7 Për ndihmë kam Zotin,
ndaj do t'i shpërfill ata që më urrejnë.
8 Më mirë të kërkosh strehë te Zoti,
sesa të kesh besim te njerëzit.
9 Më mirë të kërkosh strehë te Zoti,
sesa të kesh besim te prijësit.
10 Të gjitha kombet më rrethuan,
por i zmbrapsa me emrin e Zotit.
11 Më kishin rrethuar nga çdo anë,
por i zmbrapsa me emrin e Zotit.
12 Më kishin rrethuar si bletët,
por u shfarosën si ferrat nga flaka,
se i zmbrapsa me emrin e Zotit.
13 Më shtynë fort për të më rrëzuar,
por më ndihmoi Zoti.
14 Fuqia e forca ime është Zoti,
ai u bë shpëtimtari im.
15 Britma gëzimi e shpëtimi
jehojnë në tendat e të drejtëve:
«E djathta e Zotit bën çudira!
16 E djathta e Zotit u lartësua!
E djathta e Zotit bën çudira!».
17 S'kam për të vdekur, do të rroj
dhe veprat e Zotit do t'i tregoj.
18 Zoti më mundoi shumë,
por në duart e vdekjes nuk më la.
19 Më hapni portat e drejtësisë,
që të hyj e të përlëvdoj Zotin.
20 Ja ku është porta e Zotit,
nëpër të do të hyjnë të drejtët.
21 Do të të përlëvdoj, se më dëgjove
e shpëtimtari im u bëre.
22 Guri që ndërtuesit e hodhën tej,
u bë guri i qoshes.
23 Prej Zotit u bë kjo
dhe është e mrekullueshme për sytë tanë.
24 Kjo është dita që e bëri Zoti,
le të ngazëllejmë e të gëzojmë në të!
25 O Zot, shpëtona!
O Zot, jepna mbarësi!
26 Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!
Ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
27 Perëndi është Zoti dhe ai na ndriçoi.
Radhituni për festë, me degë në duar,
deri te brirët e altarit.
28 Ti je Perëndia im, ty të përlëvdoj,
ti je Perëndia im, ty të madhëroj.
29 Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
1 Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
2 Le të thotë tani Israilli, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
3 Le të thotë tani shtëpi’ e Aaronit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
4 Le të thonë tani gjithë ata që i kanë frikë Zotit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
5 Prej shtrëngimit i thirra Zotit, Zoti më ndigjoi, edhe më vu ndë vënt të gjerë.
6 Zoti është me mua, nukë do të kem frikë, ç’do të më bënjë njieriu.
7 Zoti është me mua ndërmiet t’atyre që më ndiqnjënë, edhe unë do të shoh arëmiqt’ e mi (si dua).
8 Më mirë të ketë shpëresë gjithë-se-kush mbë Zonë, se të ketë shpëresë mbë njierinë.
9 Më mirë të shpërenjë gjithë-kush mbë Zonë, se të shpërenjë mbë të parët.
10 Gjithë kombetë më rrethuanë, po i kam për të thyerë mbë emërit të Zotit.
11 Më qarkuan’ e më rrethuanë, po i kam për të thyerë mb’emërit të Zotit.
12 Më rrethuanë posi mbletë, u shuanë posi ziar gjëmbash, sepse e kam për të thyerë mb’emërit të Zotit.
13 Më shtyre fort, që të bierë, po Zoti më ndihu.
14 Fuqia ime edhe kënka ime është Zoti, edhe u bë ndek unë shpëtim.
15 Zë gëzimi edhe shpëtimi është ndë tendat të drejtëvet, e diatht’ e Zotit bën punë të madhe.
16 E diatht’ e Zotit u lartua, e diatht’ e Zotit bën punë të madhe.
17 Nukë do të vdes, po do të rronj, edhe do të tregonj punët’ e Zotit.
18 Zoti më mundoj fort, po nukë më dha ndë dorët të vdekëjesë.
19 Më hapni dyert’ e drejtërisë, do të rynj nd’ato, edhe do të lavduronj Zonë.
20 Këjo është der’ e Zotit, të drejtëtë do të rynjënë ndë atë.
21 Do të të lavduronj, se më ndigjove, e u bëre ndek unë ndihmë.
22 Ay guri, që hothnë tej ata që ndërtonjënë, ky u bë krye-çipi;
23 prej Zotit u bë këjo, edhe ësht’ e maniçime ndër syt t’anë.
24 Këjo ësht’ ajo dita që bëri Zoti, le të gëzonemi e le të ngazëllonemi për atë.
25 O zot, shpëto-na pra, o Zot bën-na udhën’ e mbarë pra.
26 I bekuarë ësht’ ay që vien mbë emërit të Zotit, të bekuam prej shtëpisë Zotit.
27 Zoti është Perëndia, edhe ndriti ndër ne; lithni kurbanë e së kremëtesë me litar, (edhe silleni) gjer ndë brirët të theroresë.
28 Ti je Perëndia im, edhe do të të lavduronj, ti je Perëndia im, edhe do të të lartonj.
29 Lavduroni Zotnë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.