1 Jo neve, o Zot, jo neve,
por emrit tënd jepi lavdi,
për hir të mirësisë sate,
për hir të besnikërisë sate.
2 Përse të thonë kombet:
«Ku është Perëndia i tyre?».
3 Perëndia ynë është në qiell
e bën gjithçka dëshiron.
4 Idhujt e tyre janë argjend e ar,
vepra të duarve të njeriut.
5 Kanë gojë e nuk flasin,
sy e nuk shohin,
6 veshë e nuk dëgjojnë,
hundë e nuk nuhasin,
7 duar e nuk prekin,
këmbë e nuk ecin,
prej fytit zë nuk nxjerrin.
8 Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë,
të gjithë sa në to besojnë.
9 Beso në Zotin, o Izrael!
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
10 Beso në Zotin, o shtëpi e Aronit!
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
11 Besoni në Zotin, o ju që Zotin druani!
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
12 Zoti u kujtua për ne
e do të na bekojë.
Do ta bekojë shtëpinë e Izraelit,
do ta bekojë shtëpinë e Aronit.
13 Do të bekojë ata që Zotin druajnë,
të vegjël e të mëdhenj.
14 Zoti ju shtoftë,
ju dhe bijtë tuaj!
15 Qofshi të bekuar prej Zotit,
që bëri qiellin e tokën.
16 Qiejt janë qiejt e Zotit,
tokën ua ka dhënë bijve të njeriut.
17 Zotin nuk do ta lavdërojnë të vdekurit,
as ata që zbresin në vendin e heshtjes,
18 por Zotin do ta bekojmë ne,
që tani e deri në amshim!
Aleluja!
1 Mos neve, o Zot, mos neve, por emërit tënt ep lavdi për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde.
2 Se mos thonë ndonjë herë kombetë: Ky është pra Perëndia i atyreve?
3 Po Perëndia ynë është ndë qiell, bëri gjithë sa deshi.
4 Idhullat’ e atyreve janë ergjënt edhe ar, punë duarsh njierëze.
5 Gojë kanë, e nukë flasënë, sy kanë, e nukë shohënë,
6 veshë kanë, e nukë ndigjonjënë, hundë kanë, e nukë marrënë erë,
7 duar kanë, e nukë përkasënë, këmbë kanë, e nuk’ ecënjënë, as nukë nxierrënjë zë me gurmazin’ e tyre.
8 Posi ato u bëfshinë ata që bënjënë ato, edhe gjithë sa vënë shpëresënë mbë ato.
9 Shtëpi’ e Israillit shpëreu mbë Zonë; ay është ndihmës, edhe mburonjës i atyreve.
10 Shtëpi’ e Aaronit shpëreu mbë Zonë, ay është ndihmës edhe mburonjës i atyreve.
11 Ata që i kanë frikë Zotit shpëryenë mbë Zonë, ay është ndihmës edhe mburonjës i atyreve.
12 Zoti na kujtoj, e do të na bekonjë, do të bekonjë shtëpin’ e Israillit,
13 do të bekonjë shtëpin’ e Aaronit.
14 Do të bekonjë ata që i kanë frikë Zotit, të vogjëlitë bashkë me të mëdhenjt.
15 Zoti do të shtonjë juve, edhe bijt tuaj.
16 Ju ini të bekuarët’ e Zotit, që bëri qiellë edhe dhenë.
17 Të vdekuritë nukë do të lavduronjënë, o Zot, as gjithë ata që cbresënë ndë vënt të pushimit.
18 Po na të gjallëtë do të bekojmë Zonë, që tani e për gjithë jetënë. Allilluja.