1 Aleluja.
Lavdëroni, o shërbëtorë të Zotit,
lavdëroni emrin e Zotit.
2 Qoftë bekuar emri i Zotit
që tani e deri në amshim!
3 Nga lindja e diellit deri në perëndim
lëvduar qoftë emri i Zotit!
4 Zoti është më lartë se gjithë kombet,
lavdia e tij është përmbi qiejt.
5 Kush është si Zoti, Perëndia ynë,
që banon në lartësi,
6 që përkulet për të parë
qiellin e tokën mbarë?
7 Nga pluhuri ai e ngre të mjerin,
nevojtarin prej plehut e lartëson.
8 Me fisnikët e vë të ulet,
me fisnikët e popullit të vet.
9 Beronjën e bën zonjë shtëpie,
nënë fëmijësh plot ngazëllim.
Aleluja!
1 Allilluja. Lavduroni, o shërbëtorët’ e Zotit, lavduroni emërin’ e Zotit.
2 Qoftë i bekuarë emër’ i Zotit që tani e për gjithë jetënë.
3 Qoft’ i lavduruarshim emër’ i Zotit që nga len dielli e gjer ndek perëndon.
4 Zoti ësht’ i lartë mbë gjithë kombet; lavdia e ati është mbë qiejt.
5 Kush është si Zoti Perëndia ynë: Ay që rri mbë të lartat.
6 Ay që vështron poshtë ndë qiellt e ndë dhet,
7 ay që ngre prej baltësë dorë-hollinë, edhe larton prej plehësh të nevojëshiminë,
8 që t’e bënjë të rrijë bashkë me të parët, bashkë me të parët e llauzit ati,
9 ay që bën gruan shterpë të rrijë ndë shtëpi ëme me diem duke gëzuarë. Allelluja.