1 Psalm i Davidit.
I tha Zoti zotit tim:
«Ulu në të djathtën time,
derisa t'i vë armiqtë e tu
si shtrojë te këmbët e tua».
2 Skeptrin e pushtetit tënd
do ta shtrijë Zoti prej Sionit;
sundo mes armiqve të tu!
3 Popullin e ke me vete, të gatshëm ,
ditën e fuqisë sate,
mes shkëlqimit të shenjtërisë.
Prej gjirit të agimit,
do të vijë te ti vesa e të rinjve të tu .
4 Zoti u betua e nuk do të pendohet:
«Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut».
5 Zoti është në të djathtën tënde
do t'i dërrmojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.
6 Do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma,
do t'u thyejë kokat në tokën mbarë.
7 Udhës do të pijë prej përroit,
ndaj kokën do ta mbajë lart.
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Zoti i tha Zotit t’im: Rri prej së diathtash meje, gjer sa të vë arëmiqt’ e tu përposh këmbëvet tua.
2 Zoti do të të dërgonjë shkop fuqie prej Sionësë, edhe zotëro ndë mes të arëmiqet tu.
3 Llauzi yt do të jetë gati ndë ditë të fuqisë s’ate, ndë të ndriturënë shënjtërorenë t’ënde, vesa e dialërisë s’ate do të dalë prej shtratit mëngjesit.
4 Zoti bëri be, edhe nukë do të pendonetë. Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Mellhisedhekut.
5 Zoti prej së diathtash tua, do të dërrmonjë mbëretrë ndë ditë zëmërimit ti.
6 Do të gjykonjë ndër kombet; do të mbushnjë (dhenë) me kurme të vdekurish;
7 do të thyenjë krerë mbë shumë vënde. Do të pijë prej përroit mb’udhë, përandaj do të ngrerë kryetë lart.