1 Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve
dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron,
që nuk rri me përqeshësit,
2 por kënaqet me ligjin e Zotit
dhe ditë e natë për atë ligj mendon.
3 Ai është si pemë e mbjellë buzë rrjedhës së ujërave,
që frytin e jep në stinën e vet
e gjethja nuk i vyshket.
Atij i shkon mbarë gjithçka bën.
4 Por nuk ndodh kështu me të paudhët.
Ata janë si byku që merr era.
5 Të paudhët nuk do t'i bëjnë ballë gjykimit,
as mëkatarët kuvendit të të drejtëve.
6 Zoti e njeh mirë udhën e të drejtëve,
ndërsa udha e të paudhëve do të marrë fund.
1 Lum ay njieri që nuk’ eci ndë këshillë të pa-besëve, edhe nukë qëndroi nd’udhë të fajtorëve, edhe nuk ndenjti ndë fron të përqeshëseve.
2 Po dashurim’ i ati është ndë nomt të Zotit; edhe shkon ndër mënt nomn’ e ati dit’ e natë.
3 Edhe do të jetë posi druri që është mbiellë përanë vivet ujëravet, që ep pemën’ e ti ndë kohë të ti, edhe gjetheja e ati nukë fyshketë; edhe gjithë sa të bënjë, do të venë mbarë.
4 Të pa-besëtë nukë (do të jenë) kështu, po (do të jenë) posi kashta, që e heth tej era prej faqesë dheut.
5 Përandaj nukë do të qëndronjënë të pa-besë ndë gjyq, as fajtorë ndë këshillë të drejtëve.
6 Sepse Zoti ngjeh udhën’ e të drejtëvet, po udh’ e të pa-besëvet do të vdiretë.