1 Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i Davidit.
2 O Zot, Zoti ynë,
sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!
Mbi qiej e shpalos madhështinë tënde.
3 Me gojën e fëmijëve dhe të foshnjave
tregove fuqinë kundër armiqve të tu,
që t'i bësh të heshtin armiq e kundërshtarë.
4 Kur vështroj qiellin, veprën e duarve të tua,
hënën e yjet që ti krijove,
5 ç'është njeriu që të kujtohesh për të,
apo biri i njeriut që të kujdesesh për të?
6 Pak më pak se Perëndi e bëre,
e kurorëzove me nder e me lavdi.
7 I dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua,
gjithçka ia nënshtrove nën këmbë:
8 mbarë dhentë, gjedhët
dhe egërsirat e fushës,
9 zogjtë e qiellit, peshqit e detit,
gjithçka që shtigjet e deteve përshkon.
10 O Zot, Zoti ynë,
sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!
Mbë të parinë kankatuer, mbi Gittith. Psallm’ e Davidit.
1 O Zot Zoti ynë, sa i mërekullueshim asht’ emëni yt mbë gjithë dhenë! Qi vune lavdinë tande nalt përmbi qillt.
2 Prei gojësë foshnjevet edhe atyne qi pinë sisë bane gati lavdurim për punë të anëmiqvet tu, qi të prishish anëmikun’ edhe shpagë-marrësinë.
3 Kur ve ore qillt’ e tu, punën’ e gishtënavet tu, hanën’ edhe yjetë, qi themelove ti!
4 Qish ashtë njeriu, qi kuitojsh? A i biri njeriut, qi ta vështrojsh?
5 Por ti e bane ate pakëzë ma të poshtëm se engjujtë, edhe e kunorëzove me lavdi e me nder.
6 E vune ate zot mbi punët të duervet tua, të gjitha ja vune poshtë ndënë kambët t’ati.
7 Gjithë dhentë edhe qetë, por edhe shtazët e fushësë,
8 shpendët’ e qiellit, edhe peshqit’ e detit, qi shkojën’ udhëvet detënavet.
9 O Zot Zoti ynë, sa i mërekullueshim asht’ emëni yt mbë gjithë dhenë!