1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit.
2 A flisni vërtet me drejtësi, o të fuqishëm?
A i gjykoni drejt bijtë e njerëzve?
3 Ja, në zemër ju bluani padrejtësi,
duart tuaja gatisin dhunë mbi tokë.
4 Të paudhët dalin nga udha që në ngjizje,
gënjeshtarët mashtrojnë që në bark të nënës.
5 Helmi i tyre është si helmi i gjarprit,
janë si nepërka e shurdhët, që mbyll veshët,
6 për të mos e dëgjuar zërin e shortarit,
të atij që magjeps me mjeshtëri.
7 O Perëndi, thyejua dhëmballët në gojë,
o Zot, copëtojua dhëmbët luanëve!
8 U derdhshin si ujërat që rrjedhin!
Kur të marrin shenjë,
shigjetat e tyre u dërrmofshin .
9 U bëfshin si kërmilli që tretet e shkon,
si i dështuari prej gruas, diellin mos e pafshin.
10 Para se enët tuaja të ndiejnë flakën e ferrishtave,
i përpiftë vorbulla, të njoma e të thata.
11 Do të gëzojë i drejti, kur të shohë hakmarrjen,
këmbët do t'i lajë në gjakun e të paudhëve.
12 E njerëzia do të thonë:
«Paska vërtet shpërblim për të drejtin!
Paska Perëndi, që gjykon mbi tokë».
Mbë të parinë kankatuer, mbi Al-tashheth, Miktam i Davidit.
1 Vallë vërtet flitni dreitëni? Gjykoni dreitë, o të bijt’ e njerëzëvet?
2 Por shumë punoni pa udhë ndë zemërë, shpërdani pa-udhënin’ e duervet tueja ndë dhet.
3 Të pa-besët’ u banë të huej çë prei shtratit barkut, ata qi flasinë rrenë hupnë udhënë çë prei barkut.
4 Vëneri i atyne i shëmbëllen vënerit gjarpënit: porsi i nëpërkësë shurdhe, qi mbyll veshët e vet,
5 e cilla nukë do me ndëgjuem zanin’ e magjistarëvet, qi bajënë magji tue kënduem kankë mieshtërisht.
6 O Perëndi, thyei-u dhambëtë ndë gojët t’atyne, o Zot, dërrmo dhamp-qent’ e leonëvet.
7 Shkrifshinë si ujë qi rrieth; do të sielli shigjetat e veta, deri sa të dërrmohenë.
8 Shkofshinë porsi këthmill qi tretetë, mos pafshinë dritënë, porsi dështak grueje.
9 Gjëmbatë tuei pa lishuem dega, ka më i përpimë të gjallë me erë të fortë, porsi ndë zemërim.
10 I dreiti ka me u gëzuem, kur të shofi të marrë shpagim, ka me lamë kambët’ e veta ndë gjak të pa-besit.
11 Edhe ç’do njeri ka me thanë: Me të vërtetë qenëka pemë për të dreitënë, me të vërtetë qenëka Perëndi qi gjykon mbi dhet.