1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «mahalat». Himn i Davidit.
2 Thotë i marri në zemrën e tij: «S'ka Perëndi».
Të gjithë janë shthurur,
bëjnë padrejtësi të neveritshme;
askush nuk bën të mirën.
3 Prej qiellit Perëndia i vështron njerëzit,
për të parë në ka ndonjë të mençur,
që kërkon Perëndinë.
4 Të gjithë kanë dalë nga udha,
të gjithë janë shthurur,
askush nuk bën të mirën,
as edhe një.
5 A nuk janë të pamend të paudhët,
që e gëlltitin popullin tim si bukën
dhe Perëndisë nuk i thërrasin?
6 Atje, ku frikë s'kishte, do të bjerë frika,
Perëndia i shpërndau eshtrat
e atyre që të rrethonin.
Do t'i turpërosh,
se Perëndia i ka hedhur poshtë.
7 Kush do ta sjellë prej Sionit shpëtimin e Izraelit?
Kur Perëndia ta kthejë popullin e vet nga robëria,
do të gëzojë Jakobi, do të ngazëllejë Izraeli.
Mbë të parinë kankatuer, mbi Mahalath: Mashhil i Davidit,
1 Tha i marri ndë zemërë të vet: S’ka Perëndi. U prishnë e u banë të ndytë ndë pa-udhënit, s’ka kush ban mirë.
2 Perëndia u kurrus prei qiellit te të bijt’ e njerëzëvet, për me pamë, ndë ashtë kush qi kupëton, a qi kërkon Perëndinë.
3 Të gjith’ u përvarnë, bashkë u banë të pavëjyem; s’ka kush ban mirë, s’ka as nji.
4 S’kanë mend gjith’ ata qi punojënë pa udhë? Ata qi hanë popullinë t’em, si kapshatë buke? Nukë thirrnë Perëndinë.
5 Patnë frikë të madhe atie ku s’qe frikë, se Perëndia shpërdau eshtënat’ e atyne qi ngulnë ushtërinë kundrë teje, turpënove ata, se Perëndia nuk’ i zu për gja.
6 Kush ka me dhanë shpëtimin’ e Israelit prei Sionet? Perëndia kur të këthejë popullin’ e vet prei shërbeset ka me u gëzuem Iakobi,edhe ka me u gazmuem Israeli.