1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Zotit.
2 Mëkati i flet të paudhit thellë në zemër ,
në sytë e tij nuk ka drojë Perëndie.
3 Se ai e mashtron veten sy për sy,
që paudhësinë e vet mos ta shohë e mos ta urrejë.
4 Fjalët e gojës së tij janë paudhësi e dinakëri,
nuk sillet me urti e nuk bën të mirën.
5 Paudhësinë mendon në shtratin e tij,
ndjek udhën që s'është e mirë,
të keqen nuk e përbuz.
6 O Zot, mirësia jote rrok qiellin,
besnikëria jote prek retë.
7 Drejtësia jote është si malet e larta,
gjykimet e tua si humnera e thellë.
Njerëz e kafshë, o Zot, ti i shpëton.
8 Sa e çmuar është mirësia jote, o Perëndi!
Nën hijen e krahëve të tu njerëzit gjejnë strehë.
9 Ngihen me begatinë e shtëpisë sate,
në përroin e ëndjeve të tua shuajnë etjen.
10 Se pranë teje është burimi i jetës,
në dritën tënde shohim dritën.
11 Shtrije mirësinë tënde mbi ata që të njohin
dhe drejtësinë tënde mbi zemërdrejtët.
12 Mos më shkeltë këmba e kryelartit,
dora e të paudhit mos më dëboftë.
13 Ja tek ranë ata që bëjnë paudhësi,
u plandosën e më nuk ngrihen dot.
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit, shërbëtorit Zotit.
1 Pa-udhënia e të pa-besit thotë ndë zemërë t’eme: S’ashtë frikë Perëndie përpara syvet ati.
2 Sepse gënjen vetëvetëhenë ndër sy të vet, se do të gjindetë pa-udhënia e ati, qi të mirretë mëni.
3 Fjalët’ e gojës ati janë pa-udhëni e gënjeshtrë, nukë desh me kupëtuem, qi të punojë të mirënë.
4 Mendon pa-udhëni mbë shtrat të vet, rri nd’udhë qi nuk’ asht e mirë, s’ka mëni të keqenë.
5 Zot, përdëllimi yt ashtë ndë qiell, edhe e vërteta jote e mbërrin deri ndë retë.
6 Dreitënia jote ashtë porsi malet’ e Perëndisë, gjyqet’ e tu jan’ abyss’ e madhe, shpëton njerës e shtazë, o Zot.
7 Sa i pa-çimueshim ashtë përdëllimi yt, o Perëndi! Përandai të bijt’ e njerëzëvet shpërejënë mbë hie të fletëvet tua.
8 Kanë me u ngimë prei të maimit shtëpisë s’ate, edhe ke me u dhanë ujë prei purroit të praitunit tand.
9 Sepse përanë teje ashtë kroi i jetësë, ndë dritët tande kemi me pamë dritë.
10 Shtri përdëlliminë tand mb’ata qi të ngjofinë, edhe dreitëninë tande mbë zemërë-dreitëtë.
11 Mos ardhtë mbi mue kambë madhështie, edhe mos më tundtë dora e të pa-besëvet.
12 Atie ranë punëtorët’ e pa-udhënisë, u shtynë poshtë, edhe s’dotë mundenë me u ngritunë.