1 Psalm i Davidit, kur u arratis prej Absalomit, të birit.
2 O Zot, sa të shumtë janë kundërshtarët e mi!
Sa janë shtuar ata që ngrihen kundër meje!
3 Shumë thonë për mua:
«Nuk ka shpëtim për të nga Perëndia». selah
4 Por ti, o Zot, je mburoja ime,
je ai që më jep nder
e kokën lart ma ngre.
5 I thërras Zotit me zërin tim
e më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë. selah
6 Bie e fle e sërish zgjohem,
sepse Zotin kam përkrah.
7 Nuk kam frikë nga turma e njerëzve
që më kanë rrethuar e janë kundër meje.
8 Ngrihu, o Zot,
shpëtomë, o Perëndia im,
se ti ua thyen nofullat armiqve të mi
e të paudhëve ua dërrmon dhëmbët.
9 Shpëtimi vjen nga Zoti;
bekimi yt qoftë mbi popullin tënd! selah
Psallm’ e Davidit, kur iku prei sysh të birit vet Absalomit.
1 Zot, sa u shumuen’ anëmiqt e mi! Shumë vetë ngrenë krye kundrë meje.
2 Shumë vetë thonë për shpirtinë t’em: Nuk’ ashtë shpëtim për atë te Perëndia. Selah.
3 Por ti, o Zot, je mburonjë rreth meje, lavdia eme, edhe ai qi nalton kryetë t’em.
4 Thërrita me zaninë t’em te Zoti, edhe më ndëgjoi prei malit shenjtënisë vet. Selah.
5 Unë rash’ e fjeta; u sqova, se Zoti më forcon.
6 Nukë do të frikohem prei dhetë mijënash populli, atyneve qi qindrojënë kundrë meje përqark.
7 Ngreu, o Zot, shpëto-më, o Perëndia em, se ti u re gjith’ anëmiqvet mi mbë nofullët, theve dhambët’ e të pa-besëvet.
8 Shpëtimi asht i Zotit, bekimi yt ashtë mbi popullinë tand. Selah.